news

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, nënë Liza sfidon Ramën: Dil bashkë me qeverinë këtu para popullit dhe jep llogari. Dorëhiquni, rrini si minjtë!

Protes­ta para Kryem­i­nistrisë vijon edhe këtë mbrëm­je, në ditën e 59-të të tubimeve të qyte­tarëve që kërko­jnë dorëhe­q­jen e kryem­i­nistrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së saj para protestuesve, nënë Liza, e moshuara që u bë sim­bol e rezis­tencës te 5 Maji para gati 5 vitesh, ka bërë thirrje për largimin e qev­erisë, duke kri­tikuar kryem­i­nistrin dhe klasën poli­tike.

E moshuara tha se sot endet rrugëve dhe se ako­ma nuk është bërë gjë për banesën e saj. Ajo kri­tikoi edhe rolin e poli­cisë gjatë protes­tave, duke kërkuar që efek­tivët të mos për­ballen me qyte­tarët. Duke folur për vështirësitë ekonomike, ajo tha se të ard­hu­rat e saj mujore nuk i mjafto­jnë për shpen­zimet bazë. Në fund, protestues­ja i bëri thirrje edhe ndërkom­bë­tarëve që të reago­jnë për sit­u­atën në Shqipëri, duke kërkuar mbështet­je për qyte­tarët.

“Edi Rama, bashkë me qev­er­inë e tij, po të jenë bur­ra, të dalin sot këtu para pop­ul­lit dhe të japin dorëhe­q­je. Ata nuk janë bur­ra, por minj që rrinë nëpër kanale. Unë te Kuven­di men­do­va mos kishte pla­sur lufta, kishte ard­hur ser­bi. Këtu nuk ka shtet. Një bur­rë që nuk punon për shtëpinë e vetë, nuk është bur­rë. Mua më morën zvar­rë kur më shem­bën shtëpinë, as rro­bat e trupit nuk mi lanë t’i mar­rë. Këta nuk janë deputetë! Poli­cia nuk duhet të jetë kundër pop­ul­lit. Poli­cia të ecë kapelet dhe të bashko­het me pop­ullin. Unë marr vetëm 150 mijë lekë, ca të paguaj më parë, dri­tat apo ujë?! Këta kanë zgjed­hur ca kanë dashur vetë. Unë prej 4 vitesh bredh derë më derë dhe e kam shtëpinë për­bal­lë. Askush nuk ka vënë dorë. I bëj thirrje Amerikës dhe SHBA që të vënë duart për shqip­tarët.”, tha ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading