news

Tërmeti i fuqishëm në Japoni, lëshohet urdhër evakuimi për 300 mijë njerëz

Rreth 300,000 njerëz janë urd­hëru­ar të dër­go­hen në qen­drat e evakuim­it pas tërmetit, tha agjen­cia e menax­him­it të emergjen­cave, rapor­ton The Guardian.

Epiqen­dra e tërmetit është rreth 20 kilo­me­tra në jug të Kumamo­tos, qytetit më të madh në ishullin qen­dror të Kyushu-së, me një pop­ull­si prej rreth 700,000 banorësh.

Banorët në zonat që ndjenë drid­hjet më të for­ta duhet të jenë vigji­len­të për tërmete të tjera të mund­shme të for­ta për rreth një javë, si dhe për rrezikun e rrëshqit­jeve të dheut, tha një zyr­tar i Agjen­cisë Mete­o­rologjike të Japon­isë.

Tërmet me mag­ni­tudë 6.8 godi­ti ishullin Kyushu në jug të Japon­isë, duke shkak­tu­ar të pak­tën 50 të plago­sur dhe dëme në ndërte­sa, rrugë e ura.

Lëkund­jet u regjistru­an në orët e pas­dites sipas kohës lokale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading