news

Trupat e 5 foshnjave të pajeta gjenden të fshehura në kuti kartoni në shtëpinë e një çifti

Pesë tru­pa fos­h­n­jash të paje­ta janë gje­tur në banesën e një çifti në qytetin Orange, në jug të Francës. Zbu­li­mi është bërë pasi gru­a­ja kishte sjel­lë në jetë një fëmi­jë të shën­det­shëm, ndër­sa stafi mjekë­sor kishte vënë re ele­mente të dyshim­ta dhe kishte njof­tu­ar policinë.

Sipas medi­ave franceze, gru­a­ja e lin­dur në vitin 1994 kishte mohuar për herë të tretë se ishte shtatzënë. Efek­tivët mbër­ritën në banesë së bashku me babanë e fos­h­n­jës së por­salin­dur, ku gjetën tru­pat e pajetë të fshe­hur në kuti kar­toni, si edhe mbet­je të tjera njerë­zore të ven­do­sura në qese plas­tike.

Prokuro­r­ia e Car­pen­tras nuk ka dhënë ende deta­je të tjera mbi het­imin. Çifti, i cili ka edhe dy fëmi­jë të tjerë 8 dhe 12 vjeç, është tash­më në qendër të het­imeve, ndër­sa ngjar­ja ka rik­thy­er vëmend­jen te raste të tjera të ngjashme në Francë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading