news

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë/ Klodiana Lala: Krahu i djathtë i Ergys Agasit ka përfituar 200 mln euro tendera në AKSHI. Çfarë fshihet pas fluturimit mbi impiantin bërthamor?

Gaze­tar­ja Klo­di­ana Lala e ftu­ar në pro­gramin e drekës në News 24 ka dhënë deta­je për arres­timin e biz­nes­menit Ermal Beqi­raj. Lala tha se ai u arrestua tek­sa po flu­tur­onte me një avion civ­il në një kuotë shumë të ulët dhe në momentin kur u kap nga autoritetet e argu­men­toi flu­turim­in mbi cen­tralin bërthamor se po fliste në tele­fon me nënën e tij.


Po ash­tu gaze­tar­ja deklaroi se emri i Beqi­ra­jt është i njo­hur që nga eskper­ti­mi i videos Meta-Prifti, për skan­dalin e të dhë­nave dhe më pas për afer­ën e AKSHI‑t.

Po ash­tu Lala tha se së bashku me Ergys Agasin kanë mar­rë 200 mil­ionë euro ten­dera dhe kanë sekuestru­ar mil­iona euro pasuri.Forcat ajrore e kanë shoqëru­ar akëtë avion civ­il për të mësuar arsyet se përse po lëvizte në një kuotë më të ulët seç e parashikonte ligji.

Ai ka dhënë disa përgjig­je që kanë ngrit­ur dyshime të for­ta. Ai ka deklaru­ar se ishte duke folur në celu­lar me nënën e tij ndaj ka qenë ulje e paqël­limtë, duke qenë se bëhet fjalë për një cen­tral bërthamor, autoritetet kanë shkuar më tej dhe kanë zbu­lu­ar se ai është një i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare.

Kishte me vete dhe disa GPS dhe kjo tre­gon se po bënte lëviz­je të plan­i­fikuara ndosh­ta të drej­tu­ar edhe nga per­sona të tjerë.
Nuk ka ende infro­ma­cion për prokuror­inë nëse janë gjen­dur sende të paligjshme dh s’dihet nëse po het­o­het në Francë për spi­u­nazh.
A mund të ketë qenë Beqiri duke trans­portu­ar paratë e kor­rup­sion­it të AKSHI‑t?


Arres­ti­mi i tij është një lajm shumë i mirë. Ermal Beqiri u bë shumë i famshëm për eksper­timin e videos së Metës, në vjed­hjen e të dhë­nave, më pas ka mar­rë pjesën më të mad­he të luanit për ten­der­at e AKSHI‑t.“Arrestimi një ndër lajmet më të mira për SPAK pasi ky bzi­nes­men është një nga krerët e grupit krim­i­nal që vepronte kundër AKSHI‑t. Bëhet fjalë për një inci­dent që ka ndod­hur në Pen­di mbi një cen­tral bërthamor, ku rojat kanë kup­tuar se ky avion po lëvixte në një kuotë jo në për­puth­je me rreg­ul­lat, pasi po puno­het për një pro­jekt të ri bërthamor.Policia e Shtetit ka kon­fim­ru­ar se ai do të dalë para gjykatës dhe më pas në varësi të rrethanave do të paraqitet kërke­sa për ekstradim. Rezul­ton se autoritetet franceze kanë kërkuar që të mos rapor­to­hej arres­ti­mi i Ermal Beqir­it. Mund të gjen­den të dhë­na për vepra të rën­da penale dhe për momentin është në qeli për llog­a­ri të autoriteteve shqiptare.
Për­l­log­a­riten 80 mijë euro ten­dera, në kohën që ka aplikuar në AKSH së bashku me Ergys Agasin kanë mar­rë 200 mil­ionë euro ten­dra dhe kanë sekuestru­ar mil­iona euro pasuri.Ermal Beqiri dispononte një paten­të për të pilo­tu­ar, është i dhënë pas jetës luk­soze.
Ka një skaf luskoz, vetëm vera që është sekuestru­ar në kan­ti­nën e Ergys Agsit ka vlerë mil­iona euro.

Ermal Beqiri është per­soni që ka instlu­ar edhe kam­er­at në banesën e Ergys Aga­sit.
Që nga çësht­ja Meta-Prifti, ka në dorë të dhë­na sen­si­tive të insti­tu­cion­eve shumë të lar­ta nga Ban­ka e Shqipërisë apo edhe sis­te­mi i drejtë­sisë.
Kur Emmanuel Macron bëri viz­itë në Tiranë, një ndër per­son­at që shfaqet në krah të tij është Ermal Beqiri dhe si për ironi të fatit është arrestu­ar në Francë.Ermal Beqiri nuk ka qenë kur­rë pjesë e AKSHI‑t, është një ekspert IT.
Geron Meçe u mba­jt peng për orë të tëra që të tërhiqej, por dyshohet se ka edhe biz­nes­menë të tjerë që janë detyru­ar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri të tërhiqeshin.
Prokurorët kanë arrit­ur të sig­uronin infor­ma­cion për mënyrën sesi për­gatiteshin doku­mentet dhe disa biz­nes­menëve nuk u jepej një cer­ti­fikatë sig­urie dhe nuk mund të konkur­ronin.
Akuzat ndaj tij janë të rën­da dhe marzhi i dënim­it është shumë i lartë”, tha ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading