news

DASH trondit Ramën, bandat në zgjedhje, korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave lulëzojnë në Shqipëri, SHBA lëshon alarmin e kuq, zbardhet raporti

Një godit­je e fuqishme poli­tike dhe diplo­matike ka drid­hur qev­er­inë e kryem­i­nistrit Edi Rama nga Uash­ing­toni. Depar­ta­men­ti Amerikan i Shtetit (DASH), përmes një rapor­ti të fun­dit tepër kri­tik të Këshillit Këshillimor për Sig­ur­inë Jashtë Ven­dit (OSAC), ka lëshuar një alarm të kuq për sit­u­atën ku ndod­het Shqipëria, duke hed­hur poshtë pro­pa­gandën zyrtare mbi shtetin ligjor. Doku­men­ti zyr­tar viza­ton një tablo mjaft të errët e tron­ditëse, ku kor­rup­sioni sis­temik, ndiki­mi i krim­it të orga­nizuar, pastri­mi i par­ave me shifra mar­ra­mendëse dhe dobësitë e thel­la insti­tu­cionale po mba­jnë peng zhvil­lim­in e ven­dit.

Sipas kon­sta­timeve më të ash­pra të këtij rapor­ti, Shqipëria është shndër­ru­ar në një ter­ri­tor ku rrjetet e orga­ni­zatave krim­i­nale oper­o­jnë lirisht, duke u përf­shirë në çdo sek­tor të rëndë­sishëm. OSAC thek­son se ven­di vazh­don të jetë një bazë krye­sore për gru­pet krim­i­nale të përf­shi­ra në trafikun e lëndëve narkotike, zhvat­je, rysh­fete masive, pros­ti­tu­cion dhe trafikim të qenieve njerë­zore.

Më e rën­da, Uash­ing­toni nën­vi­zon qartë se një pjesë e kon­siderueshme e armëve dhe eksplozivëve që qarkul­lo­jnë në Evropë kanë origjinën ose kalo­jnë tranz­it pikër­isht përmes ter­ri­torit shqip­tar, duke e kthy­er vendin në një nyje krye­sore të krim­i­nalitetit. Por godit­ja më e fortë për ekzeku­tivin lid­het drejt­për­drejt me kor­rup­sion­in, i cili sipas Depar­ta­men­tit të Shtetit, mbetet penge­sa krye­sore që par­al­i­zon funk­sion­imin efek­tiv të insti­tu­cion­eve.

Edhe pse në letër ekzis­ton një kuadër ligjor i kon­solid­uar për të luftu­ar kon­flik­tin e intere­sit dhe abuzimet, në prak­tikë zba­ti­mi dësh­ton rëndë. Munge­sa e koor­dinim­it mes agjen­cive shtetërore, blloki­mi i shkëm­bim­it të infor­ma­cionit dhe një sis­tem drejtësie ende vul­ner­a­bël e me prob­leme struk­tur­ore, po lejo­jnë që kor­rup­sioni të gër­rye­jë shtetin nga bren­da.

Rapor­ti i OSAC pasqy­ron gjithash­tu shqetësimin e thel­lë të sipër­mar­rësve dhe investi­torëve të huaj. Kor­rup­sioni në sis­temin gjyqë­sor, në zyrat e qev­erisë, në pro­ce­du­rat e errë­ta të prokurimeve pub­like dhe në media, për­menden si penge­sat krye­sore që po shkatër­ro­jnë klimën e biz­ne­sit. Munge­sa e trans­parencës, ekono­mia e mad­he infor­male dhe mosz­ba­ti­mi i kon­tratave po e rën­do­jnë edhe më shumë sit­u­atën ekonomike. Kjo gjend­je alar­mante ka detyru­ar Uash­ing­tonin të ndër­mar­rë hapa konkretë.

Depar­ta­men­ti i Shtetit ka nxjer­rë një par­ala­jmërim zyr­tar ku u kërko­het qyte­tarëve amerikanë të tre­go­jnë kujdes të shtu­ar gjatë udhë­timeve në Shqipëri, duke e cilë­suar Tiranën si zonë me rrezik mesa­tar për krim­in. Mbi të gjitha, cak­ti­mi i indika­torit ndëshkues “Crime C” për Shqipërinë është një sin­jal i qartë: ky kod u ven­doset vetëm atyre vendeve ku kri­mi i orga­nizuar ka prani të lartë dhe ku autoritetet shtetërore kanë kapacitete të kufizuara për t’iu përgjigjur krimeve të rën­da. Mesazhi është i qartë, SHBA ka lëshuar alarmin dhe pret veprime reale.PJESË NGA RAPORTI

Zgjedhjet/Stabiliteti poli­tik

Zgjed­hjet në Shqipëri kanë përf­shirë në të kalu­arën ele­men­të të krim­it të orga­nizuar dhe kor­rup­sion­it në pro­cesin e votim­it. Megjithatë, cik­let e fun­dit zgjed­hore kanë rezul­tu­ar në një pro­ces më të bal­an­cuar dhe më të drejtë. Zgjed­hjet par­la­mentare u zhvil­lu­an në vitin 2025 dhe dita e votim­it ishte krye­sisht e qetë. U rapor­tu­an raste të izolu­ara par­reg­ull­sish që përf­shinin kan­di­datë dhe mbështetësit e tyre, por Komi­sioni Qen­dror i Zgjed­hjeve deklaroi se këto rapor­time nuk do të ndikonin neg­a­tivisht në rezul­tatin e zgjed­hjeve.

Pavarë­sisht zhvil­lim­it përgjithë­sisht të qetë të zgjed­hjeve, një mision i për­bashkët vëzhgues i Zyrës për Insti­tu­cione Demokratike dhe të Drej­tat e Njeri­ut të OSBE-së (ODIHR), Asam­blesë Par­la­mentare të OSBE-së, Asam­blesë Par­la­mentare të Këshillit të Evropës dhe Par­la­men­tit Evropi­an ka kërkuar një refor­më të gjithanshme zgjed­hore në Shqipëri.

Misioni thek­soi veçanër­isht se pro­ce­si zgjed­hor u karak­ter­izua nga keqpër­dori­mi i burimeve pub­like nga par­tia në pushtet, për­dori­mi i gjuhës përçarëse nga dy par­titë krye­sore poli­tike, munge­sa e trans­parencës në financimin e fushatës dhe mbu­li­mi i pabal­an­cuar medi­atik për par­titë më të vogla. Shqipëria do të zhvil­lo­jë zgjed­hjet e ardhshme ven­dore në vitin 2027 dhe zgjed­hjet par­la­mentare në vitin 2029.

Zba­ti­mi i ligjit

Min­is­tria e Brend­shme mbikëqyr Gardën e Repub­likës dhe Policinë e Shtetit, ku përf­shi­het edhe Poli­cia Kufitare dhe e Migra­cionit. Poli­cia e Shtetit është përgjegjëse krye­sisht për sig­ur­inë e brend­shme. Gar­da e Repub­likës mbron zyr­tarët e lartë shtetërorë, per­son­alitetet e hua­ja dhe disa prona shtetërore. Min­is­tria e Mbro­jt­jes mbikëqyr For­cat e Armato­sura. Shër­bi­mi Infor­ma­tiv Shtetëror është përgjegjës para kryem­i­nistrit, mbledh infor­ma­cion dhe kryen veprim­tari të intelig­jencës së jashtme dhe kundërzbu­lim­it.

Autoritetet civile rua­jtën kon­troll efek­tiv mbi for­cat e sig­urisë. Kor­rup­sioni dhe penge­sat në shkëm­bimin e infor­ma­cionit ndër­m­jet insti­tu­cion­eve shtetërore, koor­dini­mi i pam­jaftueshëm ndërin­sti­tu­cional dhe një sis­tem gjyqë­sor ende në zhvil­lim vazh­do­jnë të pen­go­jnë për­p­jek­jet e Shqipërisë në zba­timin e ligjit. Struk­tu­ra e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (SPAK), e kri­juar në vitin 2019, ndjek penal­isht çësht­jet që lid­hen me ter­ror­izmin, kor­rup­sion­in në nivele të lar­ta dhe krim­in e orga­nizuar.

SPAK tra­j­ton çësht­je kom­plekse dhe bashkëpunon drejt­për­drejt me agjencitë krye­sore ndërkom­bëtare të zba­tim­it të ligjit dhe organet e ndjek­jes penale. Prokuror­itë e rretheve në të gjithë vendin tra­j­to­jnë çësht­jet që nuk hyjnë në juridik­sion­in e kufizuar të SPAK-ut. SPAK dhe shër­bimet e tjera shqiptare të zba­tim­it të ligjit bashkëpuno­jnë gjerë­sisht me INTER­POL-in dhe orga­niz­ma të tjerë ndërkom­bë­tarë të zba­tim­it të ligjit.Shteti i së drejtës, ndal­i­mi arbi­trar, ngacmi­mi nga zyr­tarët, kor­rup­sioni dhe trans­paren­ca

Depar­ta­men­ti Amerikan i Shtetit nuk e ka përf­shirë Shqipërinë me indika­torin “D” për rrezikun e ndalim­it të padrejtë në Këshillën e Udhë­tim­it. Nëse arresto­heni ose ndalo­heni, kërkoni që poli­cia ose autoritetet e burgut të njofto­jnë men­jëherë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Ligji dhe Kushte­tu­ta ndalo­jnë arres­timin dhe ndal­im­in arbi­trar dhe garan­to­jnë të drejtën e çdo per­soni për të kundër­sh­tu­ar ligjsh­mërinë e arres­tim­it ose ndalim­it të tij në gjykatë. Në përgjithësi, qev­e­ria shqiptare i respek­ton këto ndal­ime, megjithëse ka pasur raste kur poli­cia ka mba­j­tur per­sona për mar­rje në pyet­je për peri­ud­ha të pajus­ti­fikuara, pa i arrestu­ar zyr­tar­isht.

Shqipëria ka një kuadër ligjor të kon­solid­uar për luftën kundër kor­rup­sion­it dhe paran­dal­im­in e kon­flik­tit të intere­sit të zyr­tarëve pub­likë dhe poli­tikanëve, përf­shirë anë­tarët e famil­jeve të tyre. Megjithatë, investi­torët e huaj për­mendin kor­rup­sion­in, përf­shirë atë në sis­temin gjyqë­sor, në qev­eri, në prokurimet pub­like dhe në media, mungesën e trans­parencës dhe konkur­rencës, ekonom­inë e mad­he infor­male dhe zba­timin e dobët të kon­tratave si disa nga prob­lemet krye­sore që pen­go­jnë klimën e biz­ne­sit në Shqipëri.

Pandëshkuesh­mëria mbetet një prob­lem seri­oz. Me kri­jimin e SPAK-ut në vitin 2019, arres­ti­mi dhe ndjek­ja penale e zyr­tarëve që krye­jnë abuz­ime është shtu­ar, megjithatë shumë zyr­tarë, poli­tikanë, gjyq­tarë dhe per­sona me intere­sa të fuqishme biz­ne­si vazh­do­jnë të shman­gin ndjek­jen penale. Kor­rup­sioni vazh­don të mbetet një prob­lem seri­oz në qen­drat e paraburgim­it dhe burgjet, veçanër­isht në lid­hje me aksesin në punë dhe pro­gram­et e posaçme të lirim­it.

Krim­i­naliteti u rrit me 17% bren­da një viti

Rapor­ti evi­den­ton se gjatë vitit 2025 krim­i­naliteti në Shqipëri është rrit­ur me rreth 17% kra­ha­suar me vitin 2024. Sipas anal­izës së OSAC, rrit­ja është nxi­tur krye­sisht nga zgjer­i­mi i krimeve të lid­hu­ra me narkotikët, mashtrimet finan­cia­re dhe veprat penale që lid­hen me armët. Edhe pse krimet ndaj pronës kanë shënuar vetëm një rrit­je të lehtë, rreth 3%, doku­men­ti thek­son se gra­bit­jet kanë rënë me 21%, ndër­sa vras­jet kanë vijuar trendin rënës për të pestin vit rad­hazi, duke u ulur me rreth 3%. Megjithatë, sipas ekspertëve amerikanë, kjo nuk do të thotë se sit­u­a­ta e sig­urisë është për­mirë­suar ndjeshëm, pasi krim­i­naliteti në Shqipëri po zhven­doset drejt for­mave më pak të duk­shme, por me ndikim më të madh ekonomik dhe institucional.Shqipëria, bazë e rrjeteve të krim­it të orga­nizuar

Pje­sa më kri­tike e rapor­tit lid­het me krim­in e orga­nizuar. Sipas OSAC, Shqipëria vazh­don të jetë vend ku vepro­jnë orga­ni­za­ta krim­i­nale me shtrir­je të gjerë, të përf­shi­ra në trafik ndërkom­bë­tar droge, zhvat­je, rysh­fet, pastrim parash, pros­ti­tu­cion dhe trafikim të qenieve njerë­zore. Rapor­ti nën­vi­zon se këto orga­ni­za­ta vazh­do­jnë të kenë ndikim të kon­siderueshëm në vend. Një tjetër ele­ment shqetë­sues lid­het me trafikun e armëve. Sipas rapor­tit amerikan, një pjesë e kon­siderueshme e armëve ile­gale dhe eksplozivëve që qarkul­lo­jnë në Evropë kanë origjinën ose kalo­jnë tranz­it përmes ter­ri­torit shqip­tar. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare kanë zhven­do­sur fokusin drejt godit­jes së rrjeteve të trafikut të armëve, të cilat kon­sidero­hen një kër­cën­im seri­oz edhe për sig­ur­inë rajonale.

Par­ala­jmërim edhe për shpërthimet me eksploziv

Rapor­ti për­mend gjithash­tu për­dorim­in e mjeteve shpërthyese arti­zanale (IED), të cilat janë për­dorur në Shqipëri për të godi­tur indi­vidë të përf­shirë në kon­flik­te apo për­plas­je krim­i­nale. OSAC u reko­man­don qyte­tarëve amerikanë të tre­go­jnë kujdes të veçan­të gjatë parkim­it të autom­jeteve, sido­mos në ambi­ente të pam­bikëqyru­ra, të shman­gin lënien e maki­nave gjatë natës në zona të pasig­ur­ta dhe të njofto­jnë men­jëherë Policinë e Shtetit nëse kon­sta­to­jnë objek­te të dyshim­ta. Rapor­ti thek­son se komu­niteti amerikan në Shqipëri nuk është objek­tiv i drejt­për­drejtë i këtyre sul­meve, por mund të rreziko­het rastë­sisht për shkak të afër­sisë me vend­ng­jar­jen.

Katër lokale ku diplo­matët amerikanë nuk lejo­hen të shko­jnë

Një pjesë e veçan­të e rapor­tit i kush­to­het ambi­en­teve që kon­sidero­hen prob­lematike nga Ambasa­da Amerikane në Tiranë. Për arsye sig­urie, për shkak të mundë­sisë së dhunës hak­mar­rëse, prak­tikave të padrej­ta të biz­ne­sit apo shqetësimeve të tjera për sig­ur­inë, per­son­eli i Ambasadës së SHBA-së e ka të ndalu­ar të frekuen­to­jë katër ambi­ente në Shqipëri. Në listën e ambi­en­teve “off lim­its” përf­shi­hen: Juve­nil­ja, Juve­nil­ja Cas­tle, Pastiçeri Venezia, Mag­ic Club. Rapor­ti nuk jep deta­je të mëte­jshme mbi arsyet konkrete që kanë çuar në këtë vendim, por sqaron se masa është mar­rë si një para­prak sig­urie për per­son­elin diplo­matik amerikan.

Alarm edhe për ter­ror­izmin

Përveç krim­i­nalitetit, rapor­ti tra­j­ton edhe kër­cënimet ter­ror­iste. Depar­ta­men­ti Amerikan i Shtetit e kon­sideron Tiranën një zonë me niv­el mesa­tar rreziku edhe për ter­ror­izmin. Megjithatë, OSAC thek­son se Shqipëria nuk ka regjistru­ar asnjë sulm ter­ror­ist të suk­sesshëm gjatë dhjetë viteve të fun­dit. Sipas rapor­tit, rreziku krye­sor nuk lid­het me sulme të drejt­për­drej­ta bren­da ter­ri­torit shqip­tar, por me për­dorim­in e Shqipërisë si vend tranz­i­ti ose burim financi­mi dhe logjis­tike për grupe terroriste.Një tjetër shqetësim mbetet radikaliz­i­mi i per­son­ave të kthy­er nga Siria, të cilët, sipas rapor­tit, mund të kenë kri­juar lid­hje më të for­ta me orga­ni­za­ta ter­ror­iste dhe të kenë fitu­ar aftësi ushtarake gjatë qën­drim­it në zonat e kon­flik­tit. Rapor­ti ndalet edhe te kër­cënimet ira­ni­ane ndaj kampit të opoz­itës ira­ni­ane MEK në Manzë. OSAC kuj­ton se në vitin 2018 autoritetet arrestu­an anë­tarë të Gardës Rev­olu­cionare Islamike të Iran­it, të dyshuar për plan­i­fikimin e një sul­mi ndaj kampit të MEK-ut.

Prote­s­tat

Rapor­ti për­mend edhe prote­s­tat e ditëve të fun­dit dhe ato të kalu­arat: “Pas zgjed­hjeve të vitit 2025, gru­pet poli­tike të opoz­itës u angazhuan në protes­ta të rëndë­sishme antiqever­itare në të gjithë Tiranën. Marshime të mëd­ha bllokuan bule­vardin Dësh­morët e Kom­bit të Tiranës dhe disa demon­stra­ta përf­sh­inë për­dorim­in e kok­te­jeve Molo­tov dhe piroteknikëve të tjerë. Gru­pet qytetare gjithash­tu kryen protes­ta ulur në zyrat qever­itare, disa prej të cilave zgjatën mbi 100 ditë.

Në vitin 2026, protes­ta të mëd­ha kishin në shën­jestër një pro­jekt tur­is­tik luk­soz në ishullin e Sazan­it. Tubimet fil­lu­an si demon­stra­ta lokale mjedis­ore, por kur poli­cia i shpërn­dau këto tubime, mijëra shqip­tarë dolën në rrugë në qytetet krye­sore. Prote­s­tat u rritën duke përf­shirë thirrje kundër kor­rup­sion­it qever­i­tar dhe disa prej tyre u bënë të dhun­shme”. Fak­ti që për­menden prote­s­tat e fun­dit, tre­gon se “Rev­olu­cioni Flamin­go” po ndiqet me vëmend­je dhe në Uash­ing­ton.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading