news

Detaje nga tragjedia në Postribë/ Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

Deta­je të reja kanë dalë nga trag­je­dia në Postribë ku si paso­jë e zjar­rit hum­bën jetën nëna dhe dy fëmi­jët.
Rapor­to­het se në vend­ng­jar­je janë gje­tur një bom­bol gazi dhe një shishe ben­z­inë. Dyshohet se në banesën e cila u shkrum­bua me tre per­son­at bren­da, ka pasur edhe shpërthime.
Bleona Çelaj, 24 vjeçe, humbi jetën së bashku me dy fëmi­jët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 4 vjeç.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, 24-vjeçar­ja dhe dy fëmi­jët ishin kthy­er së fund­mi nga Gjer­ma­nia dhe kishin shkuar në banesën e vjetër të famil­jes në fshatin Domen.
Burime bëjnë me dije se ndërhyr­ja e zjar­rfikës­es është vështirë­suar për shkak të ter­ren­it të thy­er, pasi bane­sa ndod­het rreth 30 min­u­ta në këm­bë larg rrugës krye­sore.

Grupi het­i­mor po vijon hetimet për të për­cak­tu­ar shkakun e zjar­rit dhe për të zbard­hur plotë­sisht dinamikën e ngjar­jes. Deri tani, hetimet janë fokusuar në pistën e një zjar­ri aksi­den­tal, pa për­jash­tu­ar edhe pista të tjera.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading