news

Dosja drejt Strasburgut, avokatë anglezë takojnë në paraburgim Erion Veliajn, SPAK dhe BKH mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, “në sitë” udhëtimet dhe dietat e kryebashkiakut

Në bur­gun e Dur­rësit ku gjen­det i izolu­ar prej një viti e gjysme, krye­bashki­aku i Tiranës, Eri­on Veli­aj pri­ti dje për 5 orë dy avokatë bri­tanikë të stu­dios ndërkom­bëtare “Mish­con de Reya”, Ben Bran­don dhe Celia Marr. Ky ishte taki­mi i parë mes tyre, edhe pse mbro­jtësit e huaj prej mua­jsh kishin kërkuar leje nga Prokuro­r­ia e Posaçme (SPAK) për të bise­d­uar me kli­entin e tyre, tek­sa në dal­je avokati Bran­don u shpreh i bindur se në fund Veli­aj do të rifi­to­jë lir­inë në Gjykatën Evropi­ane të të Drej­tave të Njeri­ut.

“Disku­tu­am aplikimin që syn­o­jmë të paraqes­im në Gjykatën Evropi­ane të të Drej­tave të Njeri­ut në Stras­burg, lid­hur me ndal­im­in e tij dhe vazhdimin e kësaj mase sig­urie. Shpre­so­jmë që pro­ce­du­rat të ecin sa më shpe­jt, në mënyrë që ai të liro­het dhe të vazh­do­jë jetën e tij famil­jare dhe funk­sion­in si kryetar i Bashk­isë së Tiranës”, tha Ben Bran­don. Plar­ent Ndreca, avokati i Veli­a­jt që shoqëronte të hua­jt, tha se anki­mi në Stras­burg do të syn­o­jë ankimin për ato kërke­sa që u rrëzuan në Gjykatë Kushtetuese.

Ndreca tha se bren­da mua­jit shta­tor do të kenë gati ankimin për masën e sig­urisë. “Kolegët nga Anglia po lejo­hen për herë të parë pas mua­jsh kërke­sa të vazh­dueshme. Edhe pse nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë, është bërë e mundur që një pjesë e ekip­it të huaj të vijë e të viz­ito­jë Veli­jan. Ekipi amerikan nuk është lejuar ende. Taki­mi lid­het me aplikimin që ne do bëjmë në Stras­burg lid­hur me masën e sig­urim­it.

Kor­rëm një fitore në Kushtetuese që e ktheu masën e sig­urim­it në gjykatë të lartë. Nuk janë pran­uar të gjitha pikat, dhe për këto pika ne do të shko­jmë në Stras­burg. Gjend­ja e Veli­a­jt është shumë e mirë, është i qartë për çësht­jen dhe për bete­jën që ka bërë dhe e pret. Çësht­ja në Stras­burg duhet të depoz­itimet bren­da 4 mua­jve, besoj se do e bëjmë shumë shpe­jt, në shta­tor”, tha Ndreca.

Lëviz­ja

Ndreca par­ala­jmëroi edhe njëherë ankim ndaj vendim­it të Gjykatës Admin­is­tra­tive që rrë­zoi kërkesën e Veli­a­jt për ligjsh­mërinë emërim­it të Ols Dados si prokuror. “Në lid­hje me emërim­in e Dados e kemi bërë të qartë që do apelo­jmë vendimin, që nuk na pra­noi të legjiti­mo­he­mi. Është shmang­ie nga gjyki­mi, por ka interes për çdo qyte­tar të repub­likës së Shqipërisë që do të dije nëse një prokuror në SPAK është i emëru­ar apo jo në mënyrë të ligjshme. Kjo çësht­je do vijo­jë deri kur ne të mar­rim të drejtën, ash­tu siç e kemi mar­rë kur kemi këm­bën­gu­lur.

Ne i morëm dos­jet, kemi ngrit­ur çësht­jen e mosko­mu­nikim­it me avokatët e huaj, kaloi një kohë e gjatë por e morëm komu­nikimin me avokatët e huaj. Jemi të bindur se ky pro­ces ka nisur i man, përmes një kallëz­i­mi të një per­soni anon­im. Ajo që duhet thënë dhe ne do ta përsërisim, është që ne do të ndjekim çdo lloj anki­mi juridik për të çuar çësht­jen deri në fund”, thek­soi Ndreca.

Në bur­gun e Dur­rësit mungonte grupi amerikan i avokatëve të Veli­a­jt, të cilët ndryshe nga bri­tanikët ende nuk e kanë mar­rë një leje nga prokuro­r­ia që të tako­jnë kli­entin e tyre.  Mbro­jt­ja e Veli­a­jt po e bën gati dos­jen për në Stras­burg, pasi Gjyka­ta Kushtetuese më 25 maj u shpreh për masën e sig­urisë duke e kthy­er çësht­jen edhe njëherë në Gjykatën e Lartë për shqyr­tim. Kushtetues­ja ven­dosi 5 me 3 në favor të Veli­a­jt, duke urd­hëru­ar Gjykatën e Lartë, që të argu­men­to­jë pse nuk ka pran­uar kërke­sat e krye­bashki­akut për jo pro­por­cionalitet të masës së sig­urisë dhe mbyll­jen në ka kafazin e xhamtë gjatë sean­cave gjyqë­sore.

Kon­trol­let

Nga ana tjetër, SPAK ka zhvil­lu­ar dje kon­trolle në ambi­en­tet e Bashk­isë së Tiranës në kuadër të het­imeve për dos­jen “Veli­aj 2”. Het­ue­sit e BKH-së kanë sekuestru­ar doku­mente që lid­hen me udhë­timet zyrtare dhe dietat e Eri­on Veli­a­jt, të cilat do t’i nën­shtro­hen anal­izës si pjesë e veprimeve het­i­more.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading