news

Vokshi: Nëse është miratuar konsullata serbe në Shkodër, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen

Albana Vok­shi, ka reaguar pas deklaratës së min­istrit të Jashtëm të Ser­bisë, Marko Gjuriç, sipas të cilit Shqipëria dhe Ser­bia kanë rënë dako­rd në parim për hap­jen e kon­sul­latave në Shkodër dhe Bujanoc.

Përmes një reag­i­mi pub­lik, Vok­shi deklaroi se, nëse ky infor­ma­cion rezul­ton i vërtetë, min­istri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Fer­it Hox­ha, duhet të japë dorëheqjen.Sipas saj, hap­ja e një kon­sul­late serbe në Shkodër nuk është një çësht­je teknike, por një vendim me paso­ja poli­tike, diplo­matike dhe strategjike për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Vok­shi argu­men­ton se nuk ekzis­to­jnë kushtet që jus­ti­fiko­jnë një për­faqësi kon­sul­lore serbe në Shkodër, duke iu refer­u­ar të dhë­nave të Cen­sit 2023, sipas të cilave në qarkun e Shko­drës janë vetëdeklaru­ar vetëm 54 shte­tas me etni serbe. Në të kundërt, ajo thek­son se në Lug­inën e Pre­shevës jeto­jnë dhjetëra mijëra shqip­tarë, të cilët, sipas saj, për­ballen prej vitesh me diskri­m­in­im dhe mohim të të drej­tave.

Deputet­ja demokrate shpre­het gjithash­tu kri­tike për fak­tin që, sipas saj, min­istri Fer­it Hox­ha nuk reagoi ndaj deklaratave të fun­dit të zyr­tarëve ser­bë për Kosovën dhe se infor­ma­cioni për mar­rëvesh­jen e pre­tend­uar u bë pub­lik fil­lim­isht nga pala serbe.Në reag­imin e saj, Vok­shi i drej­ton disa pyet­je min­istrit të Jashtëm, duke kërkuar të dijë nëse është arrit­ur një dako­rdësi për hap­jen e kon­sul­latës serbe në Shkodër, kush e ka autor­izuar një vendim të tillë, nëse janë kon­sul­tu­ar insti­tu­cionet shqiptare dhe autoritetet e Kosovës, si dhe cili është intere­si konkret i Shqipërisë.Ajo thek­son se poli­ti­ka e jashtme duhet të zhvil­lo­het me trans­parencë dhe në koor­dinim të ngushtë me Kosovën, duke shtu­ar se çdo vendim në raport me Serbinë duhet të peshohet me përgjegjësi mak­si­male.

Reagimi;Nëse laj­mi i bërë pub­lik nga min­istri i Jashtëm i Ser­bisë, Marko Gjuriç, është i vërtetë dhe Shqipëria ka rënë dako­rd për hap­jen e një Kon­sul­late të Ser­bisë në Shkodër, atëherë Min­istri i Jashtëm Fer­it Hox­ha nuk duhet të qën­dro­jë më asnjë ditë në zyrë!

Kjo nuk është një çësht­je thjesht teknike apo pro­ce­du­rale. Është një vendim me paso­ja poli­tike, diplo­matike dhe strategjike për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

Hap­ja e një kon­sul­late jus­ti­fiko­het kur ekzis­ton një komu­nitet i kon­siderueshëm qyte­tarësh që kanë nevo­jë për shër­bime kon­sul­lore, niv­el mar­rëd­hëniesh që kërkon prani sht­esë diplo­matike.

Asnjë nga këto kushte nuk ekzis­ton në Shkodër.

Cen­si 2023, në qarkun Shkodër e vërte­ton këtë (vetëm 54 shte­tas të vetëdeklaru­ar ser­bë). Ndërko­hë që në Lug­inën e Pre­shevës jeto­jnë dhjetëra mijëra shqip­tarë, të cilët prej vitesh për­ballen me diskri­m­in­im insti­tu­cional, pasiviz­im adresash, mohim të të drej­tave dhe poli­ti­ka sis­tem­atike të spastrim­it admin­is­tra­tiv.

Nuk mund të ketë shen­je baraz­i­mi mes këtyre dy realiteteve është jo vetëm e pajus­ti­fikuar, por edhe poli­tik­isht e rrezik­shme.

Edhe më shqetë­sues është momen­ti kur pre­tendo­het se është arrit­ur kjo dako­rdësi.

Vetëm pak ditë më parë, min­is­tra të qev­erisë serbe rik­thyen retorikën e papranueshme për “spastrim­in etnik” në Kosovë. As gjatë takim­it me homo­lo­gun serb dhe as pas tij, min­istri Fer­it Hox­ha nuk bëri asnjë deklaratë pub­like për të dënuar këto qën­drime, për të mbro­j­tur të vërtetën his­torike apo për të kërkuar dis­tancimin e Beogra­dit nga kjo gjuhë.

Ndërko­hë, tani mëso­jmë nga Beogra­di, se në të njëjtin takim qen­ka disku­tu­ar dhe dako­rdë­suar, në parim, hap­ja e kon­sul­latave.

Min­istri Hox­ha duhet tu përgjig­jet këtyre pyet­jeve:
* A është arrit­ur një dako­rdësi e tillë?
* Kush e ka autor­izuar këtë vendim?
* A është kon­sul­tu­ar Pres­i­den­ti i Repub­likës, Par­la­men­ti dhe, mbi të gjitha, qev­e­ria e Kosovës?
* Cili është intere­si konkret i Shqipërisë?
* Çfarë për­fi­ton ven­di ynë nga një kon­sul­latë serbe në Shkodër?

Poli­ti­ka e jashtme nuk mund të zhvil­lo­het e të kalo­jë më patë nga medi­at serbe.

Në një kohë kur Ser­bia vazh­don të moho­jë krimet e regjim­it të Mil­lo­she­viçit, nuk ka kërkuar fal­je e nuk është diatan­cuar nga gjeno­ci­di në Kosovë, mban retorikë agre­sive ndaj shqip­tarëve dhe vazh­don të diskrim­i­no­jë shqip­tarët në Lug­inën e Pre­shevës, çdo hap diplo­matik duhet të peshohet me përgjegjësi mak­si­male dhe në koor­dinim të plotë me Kosovën.

Shqipëria nuk mund të japë sin­jale të gabuara poli­tike dhe as të ndër­mar­rë vendime që rel­a­tivi­zo­jnë poz­itën e shqip­tarëve në Lug­inën e Pre­shevës apo dobë­so­jnë qën­drim­in tonë kom­bë­tar.

Min­istri Fer­it Hox­ha duhet të dalë urgjen­tisht para opin­ion­it pub­lik dhe të sqaro­jë, në mënyrë të plotë dhe trans­par­ente, çfarë është disku­tu­ar, çfarë është dako­rdë­suar dhe mbi çfarë baze është mar­rë një vendim kaq i rëndë­sishëm.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading