news

A do të dorëzohet kërkesë e re në Kuvend? Drejtuesi i SPAK: Balluku çështje prioritare! Hetimet kanë përparuar

Drejtue­si i Prokuror­isë së Posaçme Klo­di­an Bra­ho, ka deklaru­ar se het­i­mi ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-min­istres së Infra­struk­turës dhe Energjisë, Belin­da Bal­luku, mbetet një nga çësht­jet më pri­or­itare të insti­tu­cionit.

Gjatë një taki­mi infor­mal me gaze­tarët, Bra­ho kon­fir­moi se hetimet vijo­jnë me inten­sitet dhe se kon­trol­let e zhvil­lu­ara këtë të enjte janë pjesë e veprimeve het­i­more në kuadër të kësaj dos­je­je.

“Është çësht­je në het­im. Është ndër çësht­jet më pri­or­itare. Janë 9 ofi­cerë të Byrosë Kom­bëtare të Hetim­it dhe 2 prokurorë që po mer­ren me këtë çësht­je. Kon­trol­let e sotme janë vijim i het­imeve. Kur të për­fun­do­jnë hetimet do të dal­im me het­im më të plotë”, u shpreh Bra­ho.

I pyetur nëse SPAK do t’i drej­to­het sër­ish Kuven­dit me një kërkesë të re në lid­hje me imu­nitetin e Bal­lukut, drejtue­si i insti­tu­cionit nuk dha një përgjig­je për­fundimtare, por thek­soi se hetimet kanë avan­cuar pas vendim­it të mëparshëm të Par­la­men­tit.

“Hetimet, edhe pas atij vendi­mi, kanë vazh­d­uar me inten­sitet. Kanë ecur më tej. Nuk mund të them nëse do të bëhet apo jo një kërkesë e re. Vendi­mi do të kushtë­zo­het nga rrethanat e hetim­it dhe rezul­tatet që do të kemi. Par­la­men­ti ka mar­rë një vendim për një kërkesë që ne kemi bërë dhe nuk mund të shko­jmë sër­ish me të njëj­tat pro­va”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading