sport

Fulhami transferon dy lojtarë nga Real Madridi për 80 milionë euro

Real Madri­di është pranë real­izim­it të një tjetër opera­cioni të madh në afatin kalim­tar, pasi sul­mue­si Gon­za­lo Gar­cia pritet të largo­het drejt Ligës Pre­mier.

Sul­mue­si 22-vjeçar ka tërhe­qur interes­imin e madh të Ful­hamit, klub që drej­to­het nga Alvaro Arbe­loa. Ish-loj­tari dhe tra­jneri i akademisë së Real Madrid­it ka insis­tu­ar për rib­ashkimin me Gar­cian dhe pas disa raun­deve nego­ci­atash, mar­rëvesh­ja tash­më duket shumë pranë finalizimit.Që nga momen­ti kur u emërua tra­jn­er i Ful­hamit në fil­lim të kor­rikut, Arbe­loa e kishte ven­do­sur Gon­za­lo Gar­cian si një nga objek­ti­vat krye­sorë të afatit kalim­tar.

Tra­jneri i ri i Real Madrid­it, Jose Mour­in­ho, kishte disa dyshime për largimin e sul­mue­sit të dalë nga akademia “La Fab­ri­ca”, pasi e kon­sideron një pro­fil të rëndë­sishëm për skuadrën e tij. Megjithatë, pavarë­sisht dëshirës së Mour­in­hos për ta mba­j­tur, palët kanë arrit­ur marrëveshje.Sipas COPE, Real Madri­di dhe Ful­ha­mi kanë rënë dako­rd për trans­fer­im­in e Gon­za­lo Gar­cias. Klu­bi anglez do të pagua­jë 70 mil­ionë euro për sul­muesin span­joll, duke e bërë atë shit­jen më të shtren­jtë të Real Madrid­it gjatë kësaj vere.

Kjo shumë tejkalon edhe 60 mil­ionë eurot e për­fi­tu­ara nga shit­ja e Nico Paz te Como, pasi klu­bi ital­ian aktivi­zoi klau­zolën e bler­jes së përhershme.Pak min­u­ta pas lajmit për Gon­za­lon, Mar­ca rapor­toi se Real Madri­di ka arrit­ur gjithash­tu mar­rëvesh­je me Ful­hamin për mes­fushorin Cesar Pala­cios.

21-vjeçari, i cili zhvil­loi 10 paraqit­je për ekipin e parë të Los Blan­cos sezonin e kalu­ar, do të largo­het për 10 mil­ionë euro, ndër­sa Real Madri­di do të rua­jë 30% të të drej­tave ekonomike të tij./Telegrafi/

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading