news

ILD “godet” gjyqtaren! Kërkon t’i ulet paga me 40%, ja shkeljet që iu gjetën (EMRI)

Inspek­tori i Lartë i Drejtë­sisë, ILD, ka për­fun­d­uar het­imin disi­plinor ndaj magjis­trates Suela Dashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Gjirokastër, pas anke­save të paraqi­tu­ra nga zëvendëskryetari i kësaj gjykate dhe dy qyte­tarë të tjerë.

Nga hetimet e kry­era, ILD ka dalë në kon­kluzion­in se gjyq­tar­ja Dashi ka kry­er shkel­je të rën­da disi­plinore me dash­je, të cilat përf­shi­jnë munge­sa të pajus­ti­fikuara në detyrë për më shumë se tre ditë pune në vit, mospriprit­jen e kërkesës për heq­je dorë nga gjyki­mi i çësht­jeve kur kjo ishte e detyrueshme sipas ligjit, si dhe mosre­spek­tim të rëndë ose të përsërit­ur të legjis­la­cionit pro­ce­dur­al e mate­r­i­al të kon­stat­u­ar nga një gjykatë më e lartë.Duke mar­rë parasysh se magjis­trat­ja nuk ka pasur masa të mëparshme në fuqi dhe ka bashkëpunuar gjatë hetim­it, ILD i ka propozuar zyr­tar­isht Këshillit të Lartë Gjyqë­sor (KLGJ) cak­timin e masës disi­plinore ulja e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një peri­ud­hë jo më të gjatë se një vit.Njoftimi i plotë:Inspektori i Lartë i Drejtë­sisë (ILD) ka nisur het­imin disi­plinor ndaj magjis­trates S.D., gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Gjirokastër, pas anke­save të paraqi­tu­ra nga zëvendëskryetari i kësaj gjykate dhe dy ankues të tjerë. Het­i­mi është kry­er për shkel­jet disi­plinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkro­n­jat “a”, “f” dhe pika 2, shkro­n­ja “a” të ligjit nr. 96/2016 “Për sta­tusin e gjyq­tarëve dhe prokurorëve në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Nga tërësia e fak­teve të kon­stat­u­ara gjatë hetim­it disi­plinor provo­het se nga ana e magjis­trates janë kry­er shkel­jet disi­plinore që ligji i parashikon si:

Munge­sa e pajus­ti­fikuar në detyrë, për më shumë se tre ditë pune në vit;
Mosparaqit­ja e kërkesës për heq­je dorë nga pro­ced­i­mi apo gjyki­mi i çësht­jes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit, nëse magjis­trati ka dijeni ose duhet të kishte dijeni të rrethanave të tilla;
Mosre­spek­ti­mi i rëndë ose i përsërit­ur i legjis­la­cionit pro­ce­dur­al e mate­r­i­al ose zba­ti­mi i gabuar i legjis­la­cionit pro­ce­dur­al dhe mate­r­i­al,  kur kon­sta­to­het  nga një gjykatë më e lartë.
Rapor­ti het­i­mor i ILD-së vlerë­son se shkel­jet janë kry­er me dash­je, duke pasur parasysh edhe për­vo­jën pro­fe­sion­ale të magjis­trates. Sipas rapor­tit, veprimet dhe mosveprimet e gjyqtares S.D. kanë cen­uar parimet e paan­sh­mërisë dhe ligjsh­mërisë, të drej­tat e palëve në pro­cesin gjyqë­sor, si dhe pres­tigjin e magjis­tratit dhe bes­imin e pub­likut në sis­temin gjyqë­sor. Gjithash­tu, rapor­ti vlerë­son se sjell­ja e kon­stat­u­ar nga gjyq­tar­ja paraqet rrezik për përsërit­jen e prak­tikave të ngjashme nga magjis­tratë të tjerë dhe kri­jon prece­dent neg­a­tiv për funk­sion­imin e sis­temit gjyqë­sor.

Inspek­torët e ILD-së kanë kon­stat­u­ar se nuk ekzis­to­jnë shkaqe objek­tive ose rrethana jashtë kon­trol­lit të magjis­trates, që të jus­ti­fiko­jnë shkel­jet e kon­stat­u­ara, ndër­sa si rrethana lehtë­suese kon­sidero­het fak­ti që magjis­trat­ja nuk ka pasur më parë masa disi­plinore në fuqi dhe se ka bashkëpunuar gjatë zhvil­lim­it të hetim­it disiplinor.ILD ka arrit­ur në kon­kluzion­in se veprimet dhe mosveprimet e gjyqtares S.D. për­bëjnë shkel­je të rën­da disi­plinore, sipas nen­it 102, pika 1, shkro­n­jat “a” dhe “f”, si dhe pika 2, shkro­n­ja “a” të ligjit nr. 96/2016. Për këtë arsye, ILD i propo­zoi Këshillit të Lartë Gjyqë­sor cak­timin e masës disi­plinore “Ulja e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një peri­ud­hë jo më të gjatë se një vit” ndaj gjyqtares S.D., e parashikuar nga neni 105, pika 1, shkro­n­ja “c”, nën­dar­ja “i”, në lid­hje me nenin 108, shkro­n­ja “b” të ligjit nr. 96/2016 “Për sta­tusin e gjyq­tarëve dhe prokurorëve në Repub­likën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading