news

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan Sazanin”, Rama flet për protestat: Më kanë bërë të reflektoj! Nuk ka ende asnjë projekt

Në një kohë kur protes­ta kundër qev­erisë ka hyrë në ditën e saj të 60-të, kryem­i­nistri Edi Rama ka zgjed­hur të flasë për­bal­lë një prej gazetareve më të njo­hu­ra ndërkom­bëtare, Lind­sey Hilsum e rrjetit bri­tanik Chan­nel 4.

Në një inter­vistë të fokusuar te zhvil­limet e fun­dit poli­tike në Shqipëri, prote­s­tat e përdit­shme për­para Kryem­i­nistrisë dhe debatet rreth pro­jek­teve të inves­timeve në zonat bregdetare, Rama ka mbro­j­tur qën­drim­in e qev­erisë duke i cilë­suar prote­s­tat si një shen­jë të një shoqërie më të avan­cuar demokratik­isht.

Kryem­i­nistri është pyetur nga Hilsum për mesazhin që i për­c­jellin protestue­sit që dalin çdo mbrëm­je për­para zyrës së tij, për pro­jek­tet e shumëdisku­tu­ara në Sazan dhe Zvërnec, për përf­shir­jen e Jared Kush­n­er dhe Ivan­ka Trump në këto ini­cia­ti­va, si dhe për shqetësimet e ngrit­u­ra nga Komi­sioni Evropi­an lid­hur me stan­dard­et mjedis­ore.

Rama ka këm­bën­gu­lur se në asnjërën prej zon­ave nuk ka nisur një pro­jekt i mirë­filltë ndër­ti­mi, duke argu­men­tu­ar se punimet e kry­era deri tani lid­hen vetëm me për­gatit­je para­prake dhe aksesin në ter­ren. Ai ka deklaru­ar se pro­jek­tet do t’i nën­shtro­hen vlerësimeve mjedis­ore dhe pro­ce­du­rave përkatëse për­para çdo vendim­mar­rje­je për­fundimtare.

Në vijim, Rama ka folur edhe për takimin e parë me Jared Kush­n­er dhe Ivan­ka Trump, duke treguar rrethanat se si lin­di intere­si për inves­time në Shqipëri. Sipas tij, pro­jek­ti për­faqë­son një mundësi të jashtëza­kon­shme zhvil­li­mi për vendin dhe duhet gjykuar përmes fakteve.Ndërsa për shqetësimet e Bashkim­it Evropi­an, kryem­i­nistri ka deklaru­ar se çdo pro­jekt që zhvil­lo­het në Shqipëri duhet të jetë në për­puth­je me stan­dard­et evropi­ane, duke e lid­hur këtë edhe me pro­cesin e inte­grim­it të ven­dit në BE.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading