news

Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Sig­uria e qyte­tarëve, mbarë­va­jt­ja e sezonit tur­is­tik dhe për­bal­li­mi i zjar­reve ishin në qendër të takim­it që min­istri i Punëve të Brend­shme, Besfort Lamal­lari, zhvil­loi me 12 prefek­tët e qar­qeve.

Në këtë mbled­hje u disku­tu­an pri­or­itetet e punës për mua­jt në vijim, ndër­sa Lamal­lari kërkoi forcimin e koor­dinim­it mes insti­tu­cion­eve dhe rrit­jen e pranisë në ter­ren, me syn­im reag­im më të shpe­jtë dhe zgjid­hje konkrete për prob­lematikat.

Një vëmend­je e veçan­të iu kush­tua funk­sionim­it të Këshillave Ven­dorë të Sig­urisë Pub­like, për të cilët min­istri kërkoi angazhim më të madh nga të gjitha insti­tu­cionet përgjegjëse, duke thek­suar se nuk ka vend për admin­istrim ruti­në, por për koor­dinim të vazh­dueshëm, reag­im të shpe­jtë dhe rezul­tate konkrete në shër­bim të qyte­tarëve.

Min­istri Lamal­lari nën­vi­zoi se qyte­tarët i vlerë­so­jnë insti­tu­cionet përmes sig­urisë që ndiejnë në jetën e përdit­shme dhe cilë­sisë së shër­bimeve që mar­rin, ndaj çdo struk­turë duhet të jetë në lartës­inë e përgjegjë­sive të saj.

Në për­fundim të takim­it, min­istri vlerë­soi rolin e prefek­tit si për­faqë­sues i Qev­erisë në ter­ri­tor dhe si hal­lkë kyçe në koor­dinimin e insti­tu­cion­eve, me qël­lim garan­timin e zba­tim­it të poli­tikave pub­like dhe arrit­jen e rezul­tat­eve konkrete në interes të qyte­tarëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading