news

Ministri i Financave: Rritëm ekonominë e Shqipërisë me 3.7%, jemi më lart se BE

Qev­e­ria thotë se gjatë gjashtë­mu­jorit të parë të vitit 2026, ekono­mia e ven­dit ka vazh­d­uar të shfaqë një ecuri të qën­drueshme dhe kon­so­lidim poz­i­tiv.

Këto të dhë­na u bënë të ditu­ra gjatë një kon­fer­ence të për­bashkët për shtyp nga min­istri i Finan­cave, Petrit Malaj, i shoqëru­ar nga Drej­tori i Përgjithshëm i Doganave, Bes Beja, dhe Drej­torin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, ku u bë bilan­ci i admin­istrim­it fiskal për këtë peri­ud­hë.

“Ekono­mia shqiptare në tremu­jorin e parë të vitit 2026 u rrit me 3.7%, një ritëm më i lartë se mesa­tar­ja e vendeve të Bal­lka­n­it Perëndi­mor dhe e Bashkim­it Evropi­an”, tha min­istri.

.Duke parë drejt mua­jve të ardhshëm, kreu i Finan­cave shpre­hu opti­mizëm për ecur­inë e mëtejshme.“Deri në fund të vitit 2026 parashiko­jmë që rrit­ja ekonomike të arri­jë në 4%, ku kon­tributin krye­sor do ta japin sek­tori i shër­bimeve, si dhe inves­timet pri­vate dhe pub­like”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading