news

Pjesë e grupit kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 23-vjeçari, pritet ekstradimi

Poli­cia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e opera­cionit ndërkom­bë­tar, të kod­uar “Fast”.

Opera­cioni, nga Sek­tori për Kërkimin (FAST Alba­nia) në Drej­tor­inë e For­cës së Posaçme Opera­cionale, në bashkëpunim me shër­bimet e Drej­torisë Ven­dore të Poli­cisë Dur­rës.

Kapet në Dur­rës, pjesë­tari i një grupi krim­i­nal në Itali, me veprim­tari në fushat e prod­him­it, shit­jes dhe trafikim­it të narkotikëve.

Në vijim të bashkëpunim­it shumë të ngushtë me homologët ital­ianë, konkretizuar nëpër­m­jet shkëm­bim­it inten­siv të infor­ma­cionit ndër­m­jet Inter­pol Tiranës dhe Inter­pol Romës, spe­cial­istët e Sek­torit për Kërkimin (FAST Alba­nia) në Drej­tor­inë e For­cës së Posaçme Opera­cionale në DPPSh, në bashkëpunim me shër­bimet e DVP Dur­rës, final­izuan një tjetër fazë të opera­cionit të kod­uar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Dur­rës, u kap dhe u arrestua provi­zor­isht, me qël­lim ekstradimin në Itali, shte­tasi Latif Biba, 23 vjeç.

Ky shte­tas ishte në kërkim ndërkom­bë­tar, pasi Gjyka­ta e Breshias, Itali, në mua­jin mars, 2026, ka nxjer­rë urd­hër arresti për të, për veprat penale “Prod­hi­mi dhe shit­ja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi krim­i­nal në fushën e trafikim­it të lëndëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal ital­ian.

Inter­pol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të final­izuar pro­ce­durën për ekstradimin e 23-vjeçar­it, në Itali.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading