news

“Po flisja me nënën në telefon”/ Përfitoi miliona euro nga tenderat e AKSHI, çfarë deklaroi Ermal Beqiri për autoritetet franceze pas arrestimit

Ermal Beqiri, i shumëkërkuar për afer­ën e Agjen­cisë Kom­bëtare të Shoqërisë së Infor­ma­cionit (AKSHI) është arrestu­ar në qytetin Amiens të Francës.

44-vjeçari u pikas fil­lim­isht nga For­cat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, duke flu­tu­ru­ar me një avion të lehtë mbi cen­tralin bërthamor të Penly.Ai u shoqërua nga for­cat ajrore franceze deri në aero­portin Albert ku aty u ndalua nga poli­cia për t’u mar­rë në pyet­je.

Medi­at franceze rapor­tu­an se në momentin e ndalim­it pilotit shqip­tar iu gjetën tre Airtag. Gjatë mar­rjes në pyet­je, piloti shqip­tar deklaroi se ulja e lartë­sisë kishte qenë e paqël­limshme, për shkak se në ato momente, ishte duke bise­d­uar me nënën e tij në tele­fon. Por përgjig­jet e tij kru­a­juan dyshime të poli­cia e për këtë arsye, pasi u komu­nikua me palën shqiptare u ven­dos arres­ti­mi, për shkak se rezul­toi se bëhej fjalë për të shumëkërkuar­in Ermal Beqiri.

Sipas Poli­cisë së Shtetit që reagoi mbrëm­jen e së martës me një njof­tim zyr­tar, Beqiri është është ven­do­sur në paraburgim dhe pritet që këtë të mërkurë të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komu­niko­het zyr­tar­isht kërki­mi ndërkom­bë­tar ndaj tij, në funk­sion të pro­ce­du­rave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ermal Beqiri aku­zo­het për veprat penale “Heq­ja e paligjshme e lirisë”, “Konkur­ren­ca e paligjshme nëpër­m­jet dhunës”, e kry­er në for­mën e veçan­të të bashkëpunim­it, atë të grupit të struk­tu­ru­ar krim­i­nal, “Shkel­ja e barazisë së pjesë­mar­rësve në ten­dera apo ankande pub­like”, “Grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, “Kry­er­ja e veprave penale nga orga­ni­za­ta krim­i­nale dhe grupi i struk­tu­ru­ar krim­i­nal”, si dhe “Pastri­mi i pro­duk­teve të veprës penale”.

Ermal Beqiri aku­zo­het se në bashkëpunim me Ergys Agasin kri­juan një grup të struk­tu­ru­ar krim­i­nal bren­da AKSHI‑t dhe urd­hëronin rrëm­bimin e biz­nes­menëve duke i detyru­ar nën kër­cën­im që të tërhiqeshin nga tenderat.Kompanitë e Beqir­it dyshohet të kenë fitu­ar ten­dera në vlera mil­iona euro. Për afer­ën e AKSHI është nën het­im ish-drej­tore­sha Mir­lin­da Kar­canaj, ish-zv.drejtoresha Hava Delibashi, disa biz­nes­menë dhe zyr­tarë poli­cie.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading