news

Revolta qytetare për dorëheqjen e Ramës, gazetarja britanike “gozhdon” kryeministrin: Protestuesit dalin çdo mbrëmje për 60 ditë, para zyrës tuaj

Edi Rama, në një inter­vistë të dhënë për bri­taniken Channel4, ka folur mes të tjerash edhe në lid­hje me prote­s­tat që po vijo­jnë prej dy mua­jsh tash­më në Tiranë.

Gaze­tar­ja Lind­sey Hilsum e ka “gozh­d­uar” kre­un e qev­erisë, tek­sa e pyet se si ndje­het në një kohë që për 60 ditë me rad­hë qyte­tarët protesto­jnë për dorëhe­q­jen e tij dhe largimin e qev­erisë.

Pyet­je: Protestue­sit kanë dalë çdo mbrëm­je për gati 60 ditë. Si ndi­heni që për natë pas nate keni protestues për­para zyrës suaj?Edi

Rama: Është diç­ka e mrekul­lueshme për vendin dhe për shoqërinë, sepse në të njëjtin bule­vard – jo shumë kohë më parë, rreth 15 vite më parë – njerëz­it vriteshin me plum­ba të vërtetë ndër­sa prote­stonin në mënyrë paqë­sore.

Kam reflek­tu­ar gjatë mbi këtë protestë dhe kam kup­tuar se për njerëz­it – dhe me të drejtë – nuk bëhet fjalë thjesht për fak­tet; janë prit­shmëritë më të lar­ta ato që i nxjer­rin njerëz­it në rrugë.

Kjo është e mrekul­lueshme – pran­daj thashë se është fan­tastike – dhe unë i kup­toj ata.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading