news

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy patriotët

Një ten­ta­tivë vras­je­je me armë zjar­ri, që tron­di­ti Mira­non mbrëm­jen e 1 kor­rikut, ka çuar në arres­timin e dy shqip­tarëve të dyshuar pas një mua­ji në arrati. Luigj Makaj, 44 vjeç, dhe Armi­ol Gjo­ka, i njo­hur me nofkën “Mol­li”, 40 vjeç, u pran­gosën në orët e para të mëng­je­sit të 27 kor­rikut nga kara­binierët e Mestre, Mira­no dhe Jeso­lo, me mbështet­jen e një­sisë kinofile të Tor­reglias.

Sipas het­imeve, dy të dyshuar­it kishin sul­muar edhe më herët R.K., një 25-vjeçar shqip­tar, dhe të dashurën e tij. Ngjar­ja kishte ndod­hur mes fun­dit të shkur­tit dhe fil­lim­it të mar­sit, kur çifti u detyrua të stre­ho­hej në rulotin ku jetonte për t’i shpë­tu­ar të shtë­nave me armë.

Prokuro­r­ia ital­iane dyshon se kon­flik­ti nisi pasi i riu kishte ven­do­sur të largo­hej nga aktiviteti i shpërn­dar­jes së drogës dhe kishte gje­tur punë në kantierë të veg­jël ndër­ti­mi në Vene­cia. Ky vendim, sipas het­uesve, nuk u pran­ua nga grupi krim­i­nal, i cili fil­lim­isht ten­toi ta bindte të ndryshonte mend­je dhe më pas orga­ni­zoi sul­min e 1 kor­rikut në rrugën Via Des­man, në Mirano.Sipas dos­jes het­i­more, Makaj kon­sidero­het orga­ni­za­tori i aten­tatit, ndër­sa Gjo­ka per­soni që hapi zjarr.

Dyshohet se ata i dolën për­para 25-vjeçar­it dhe i kërkuan të ndalonte për të bise­d­uar. Kur ai ten­toi të largo­hej me vrap, Gjo­ka e ndo­qi dhe qël­loi në drej­tim të pjesës së sipërme të trupit. Vik­ti­ma arri­ti të shmangte godit­jen fatale në çastin e fun­dit, ndër­sa plumbi e preku mes qafës dhe klavikulës së djathtë. Rrethanat e sak­ta do të për­cak­to­hen nga eksper­ti­za mjeko-ligjore.Hetuesit dysho­jnë se, ndër­sa i riu ishte i plago­sur në tokë, Makaj iu afrua duke i drej­tu­ar armën në kokë, por ndërhyr­ja e shër­bimeve të emergjencës bëri që autorët të largo­heshin nga ven­di i ngjar­jes. Pas sul­mit, Makaj u fsheh fil­lim­isht te një mik, ndër­sa Gjo­ka u kthye në banesën e part­neres së tij në Jeso­lo.

Për një muaj, kara­binierët i mba­jtën nën vëzhgim përmes përgjimeve tele­fonike, ndjek­jeve dhe gjur­mëve elek­tron­ike, derisa zbu­lu­an vend­ndod­hjen e tyre dhe ekzeku­tu­an urdhrat e arrestit.

Me kërkesë të Prokuror­isë, gjyka­ta autor­i­zoi edhe kon­trolle të shum­ta në bane­sat e per­son­ave të lid­hur me dy të dyshuar­it, pasi ekzis­tonte dyshi­mi se ata vazh­donin të ishin të armato­sur me pis­to­le­tat e për­doru­ra në aten­tat. Në kuadër të opera­cionit u kon­trol­lu­an shtëpitë e part­nerëve, miqve, ish-bashkëpunë­torëve dhe famil­jarëve të tyre. Një nga përgjimet tele­fonike që tërho­qi vëmend­jen e het­uesve përm­bante frazën: “Ai tjetri nuk e mbaroi punën dhe tani do të shko­jnë ta kërko­jnë edhe te famil­ja e tij.“

Sipas autoriteteve, het­i­mi u kom­p­likua nga munge­sa e bashkëpunim­it dhe rrjeti i gjerë i hes­ht­jes. U kon­trol­lua edhe bane­sa e babait të të dashurës së vik­timës, pasi dyshohet se ai kishte kon­tak­tu­ar njërin nga të het­u­ar­it pak ditë pasi dhën­dri i tij ishte mar­rë në pyet­je nga poli­cia.

Gjatë opera­cionit u sekuestru­an tele­fona­ta, mesazhe, audio, video, fotografi, e‑mail dhe komu­nikime në rrjetet sociale, të cilat kon­sidero­hen pro­va me rëndësi për het­imin.

Luigj Makaj për­faqë­so­het nga avokati Riçar­do Piaz­za, ndër­sa Armi­ol Gjo­ka nga Rober­to Rechichi. Me urd­hër të Prokuror­isë, ata janë dër­guar në dy burgje të ndryshme, njëri në Vene­cia dhe tjetri në Pado­va.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading