news

Tragjedi në SHBA! E denoncoi publikisht në TikTok si pedofil, gruaja vritet nga ish-bashkëshorti

Një ngjar­je tragjike ka tron­di­tur shtetin e Okla­homës në SHBA, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj vetëm pak ditë pasi e kishte denon­cuar pub­lik­isht në Tik­Tok për akuza të rën­da të abuzim­it sek­su­al.

Sara Gilson u gjet e pajetë në banesën e saj në Owas­so, Okla­homa, më 23 kor­rik. Sipas het­uesve, bashkëshorti i saj e qël­loi për vdek­je për­para se t’i jepte fund edhe jetës së tij.Rreth një javë e gjys­më para trag­jedisë, Gilson pub­likoi një video në Tik­Tok, e cila u bë virale dhe ka grum­bul­lu­ar afro 30 mil­ionë shikime.

Në video, ajo shpre­hej se kishte zbu­lu­ar se bur­ri, nga i cili ishte në pro­ces ndar­je­je, ishte pedofil.Sipas infor­ma­cion­eve të bëra pub­like, ai ishte akuzuar më herët për abuz­im sek­su­al ndaj një vajze 15-vjeçare.

Pak para vras­jes, Sara Gilson kishte sig­u­ru­ar edhe një urd­hër mbro­jtës nga gjyka­ta, i cili e ndalonte bashkëshort­in t’i afro­hej ose të kishte kon­takt me të.

Autoritetet amerikane vijo­jnë hetimet për të zbard­hur plotë­sisht rrethanat e ngjar­jes, e cila ka rik­thy­er vëmend­jen te rrez­iqet e dhunës në famil­je dhe rëndësia e mbro­jt­jes së vik­ti­mave që denon­co­jnë abuzimet.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading