news

Tre skenarë për Iranin në tryezën e Trump dhe Netanyahut, nga diplomacia te një sulm i ri ushtarak

Tre mundësi të ndryshme për tra­j­timin e Iran­it kanë qenë në qendër të takim­it mes kryem­i­nistrit izraelit Ben­jamin Netanyahu dhe pres­i­den­tit amerikan Don­ald Trump në Zyrën Ovale, sipas një zyr­tari të lartë izraelit të citu­ar nga “Times of Israel”.

Sipas zyr­tar­it, Netanyahu nuk ka shkuar në Uash­ing­ton për të kërkuar mbështet­je për një strategji të cak­tu­ar kundër Teheran­it, por dy lid­erët kanë zhvil­lu­ar një “shkëm­bim të gjerë pikë­pam­jesh” mbi alter­na­ti­vat që kanë në dis­pozi­cion. Ske­nari i parë i disku­tu­ar lid­het me mundës­inë e arrit­jes së një mar­rëvesh­je­je të re diplo­matike me Iranin.

Opsioni i dytë parashikon vazhdimin e pre­sion­it poli­tik dhe ekonomik përmes sank­sion­eve, pa një për­shkallëz­im ushtarak, në rast se një mar­rëvesh­je nuk arri­het.

Ndër­sa ske­nari i tretë përf­shin mundës­inë e një opera­cioni të ri të gjerë ushtarak kundër Repub­likës Islamike të Iran­it.

Zyr­tari izraelit hod­hi poshtë gjithash­tu rapor­timet se Netanyahu kishte udhë­tu­ar në Uash­ing­ton për të bindur Trump që të rifil­lonte sul­met amerikane ndaj Iran­it.

Ai tha se, ndryshe nga vizita e mëparshme në shkurt, kur kryem­i­nistri izraelit kishte paraqi­tur argu­mente për përf­shir­jen e SHBA-së në opera­cionet kundër Teheran­it, këtë herë ai nuk kishte kërkuar që pres­i­den­ti amerikan të ndiqte një drej­tim të cak­tu­ar.

Gjatë takim­it, Netanyahu shpre­hu gjithash­tu dyshimet e tij për besuesh­mërinë e Iran­it në zba­timin e një mar­rëvesh­je­je të mund­shme. Megjithatë, sipas zyr­tar­it, ai nuk e paraqi­ti një zgjid­hje ushtarake si alter­na­tivën e vetme.

Dy lid­erët anal­izuan për­fitimet dhe rrez­iqet e secilit ske­nar, duke shqyr­tu­ar paso­jat e mund­shme të një mar­rëvesh­je­je diplo­matike, vazhdim­it të sank­sion­eve ose një për­ball­je­je të re ushtarake.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading