news

Mediat franceze: Ermal Beqiri po fluturonte aty ku do të ngrihen reaktorët e rinj bërthamorë

Arres­ti­mi i Ermal Beqir­it në Francë po vijon të mar­rë një vëmend­je të veçan­të nga medi­at franceze, të cilat po ven­dosin theksin mbi rëndës­inë e lartë strategjike të objek­tit mbi të cilin ai flu­tur­oi pa autor­iz­im.

Sipas rapor­timeve të gaze­tar­it Julien Fran­cis­co për medi­an pub­like franceze ICI, 44-vjeçari shqip­tar u dënua me 7 mijë euro gjobë nga Prokuro­r­ia e Amiens, mbasi kreu një flu­turim të paligjshëm mbi cen­tralin bërthamor të Pen­ly, në rajonin Seine-Mar­itime. Beqiri u arrestua më pas në aero­portin e Albert, ndër­sa autoritetet shqiptare kon­fir­muan për agjenc­inë e lajmeve AFP se ai ishte gjithash­tu në kërkim ndërkom­bë­tar.

Pse cen­trali i Pen­ly alar­moi autoritetet franceze?
Objek­ti mbi të cilin u krye flu­turi­mi nuk është një cen­tral i zakon­shëm. Pen­ly është përzg­jed­hur nga shteti francez dhe gji­gan­ti energjetik EDF si kantieri i parë ku do të ndër­to­hen dy reak­torët e rinj bërthamorë të gjen­er­atës së re, EPR2.

Kjo hapësirë për­bën një nga inves­timet më të mëd­ha indus­tri­ale e strategjike në Europë dhe është një pikë kyçe e pro­gramit kom­bë­tar francez për sig­ur­inë energjetike, ku reak­tori i parë parashiko­het të vihet në punë rreth vitit 2038.

Nën këtë kuadër, në Pen­ly kanë nisur tash­më punimet për­gati­tore dhe inves­timet mad­hore infra­struk­tur­ore me pjesë­mar­rjen e mijëra punonjësve.Rasti u bë i ditur fil­lim­isht nga e përdit­shm­ja Le Jour­nal du Dimanche (JDD), e cila ngri­ti pikëpyet­je mbi pro­fil­in e pilotit dhe shqetësimin e shkak­tu­ar te shër­bimet e sig­urisë.

Më pas, rapor­timet nga media pub­like ICI, mbështe­tur në të dhë­nat e Prokuror­isë së Amiens dhe kon­fir­mimet e AFP, vulosën ngjar­jen me ven­dos­jen e gjobës ndaj biz­nes­menit shqip­tar, duke nxjer­rë edhe një herë në paqyrë masat e rrep­ta të sig­urisë rreth objek­teve nuk­leare me rëndësi kom­bëtare në Francë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading