news

Këta janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën tragjikisht në Greqi

Per­son­at që shi­h­ni në foto janë Edi­son Xha­ka, 28-vjeç nga Elbasani, dhe Alek­sandër Toçi­la, 34-vjeç nga Gramshi, dy të rin­jtë shqip­tarë që hum­bën jetën në aksi­dentin tragjik me motor të ndod­hur në orët e para të mëng­je­sit në ishullin e Kretës, në Greqi.Ngjarja e rëndë ndod­hi në aksin rru­gor Kissamos-Hania, pranë zonës së Kolym­bar­it. Sipas autoriteteve greke, motoçik­le­ta me të cilën udhë­tonin dy të rin­jtë doli nga rru­ga në rrethana që ende po het­o­hen dhe u për­plas me bar­ri­erën met­a­like anë­sore. Për­plas­ja ishte fatale dhe të dy ndër­ru­an jetë si paso­jë e plagëve të mar­ra.

Edi­son Xha­ka jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Kissamosit, ndër­sa Alek­sandër Toçi­la punonte aty prej një peri­ud­he me kohë të pjesshme.Lajmi i hid­hur ka tron­di­tur komu­nitetin shqip­tar në Kretë.

Në një reag­im pub­lik, Shoqa­ta Shqiptare Kisamo “Kas­tel” shpre­hu dhim­b­jen për hum­b­jen e dy bashkat­d­hetarëve, duke i cilë­suar ata si djem punë­torë dhe të respek­tu­ar, ndër­sa u ka shpre­hur ngushël­limet më të sin­qer­ta famil­jeve, të afër­mve dhe miqve të tyre.Shoqata ka bërë të ditur se famil­ja Xha­ka ka hapur dyert për ngushël­lime pranë banesës së vël­lait të madh të Edis­onit, Fes­tim Xha­ka, ndër­sa për famil­jen Toçi­la prit­jet e ngushël­lim­it do të zhvil­lo­hen në ambi­en­tet e shoqatës, e cila do të jetë e hapur për bashkat­d­hetarët.

Ndërko­hë, autoritetet greke vijo­jnë hetimet për të zbard­hur shkaqet e aksi­den­tit tragjik që i mori jetën dy të rin­jve shqip­tarë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading