sport

Menaxheri i Krist Prengës hedh poshtë dyshimet për trukim dhe shpjegon çfarë ndodhi ndaj Anthony Joshuas

Pesë ditë pas për­ball­jes së zhvil­lu­ar në Xhedah të Ara­bisë Sau­dite mes Antho­ny Joshuas dhe Krist Prengës, vijo­jnë disku­timet rreth mënyrës se si u mbyll dueli. Bri­taniku fitoi që në raun­din e dytë, ndër­sa për­fundi­mi i shpe­jtë nxi­ti reag­ime të shum­ta, përf­shirë edhe pre­tendime se ndesh­ja mund të ishte shi­tur.

Kei­th Sul­li­van, menax­heri i bok­sier­it shqip­tar, ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve, duke treguar arsyen pse Pren­ga nuk mun­di ta vazh­donte për­ball­jen me të njëjtin ritëm. Sipas tij, shqip­tari mbeti pa fuqi pas raun­dit të parë, pavarë­sisht fil­lim­it të vrull­shëm, gjatë të cilit e rrë­zoi dy herë kundër­shtarin.

“Që në raun­din e parë i ishte kon­sumuar e gjithë energjia. Për­para raun­dit të dytë, nga kën­di i thamë të vazh­donte në të njëjtën mënyrë, të shtonte pre­sion­in, të shkur­tonte dis­tancën me xhab (godit­je direk­te me dorën e parë) dhe ta rrë­zonte sapo t’i kri­jo­hej mundësia.Kur u dëgjua zil­ja e raun­dit të dytë, Kris­tiani u çua nga stoli për të rin­isur ndesh­jen dhe më tha se ndi­hej sikur ishte kthy­er sër­ish në shtratin ku kishte kalu­ar 8 ditë për­para duelit. E kishte shumë të vështirë të mer­rte frymë dhe nuk i kishte mbe­tur aspak energji”, deklaroi Sul­li­van.

Për­ball­ja mes Joshuas dhe Prengës nuk u karak­ter­izua vetëm nga rivaliteti sportiv, por edhe nga respek­ti i shfaqur mes dy bok­sierëve. Në rrjetet sociale bëri veçanër­isht jehonë çasti kur bri­taniku ven­dosi mbi supe fla­murin shqip­tar përkrah atij bri­tanik. Joshua gjithash­tu shpre­hu vlerësime për bok­sierin shqip­tar me origjinë nga Mirdi­ta.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading