news

Aktivisti: Diaspora në protestë masive kombëtare të shtunën e 1 gushtit! Të gjithë në shesh! Ata do vijnë me avionë

Dias­po­ra shqiptare lajmëron se të shtunën e 1 gushtit do mba­jë një protestë kom­bëtare masive në bule­vardin para kryem­i­nistrisë, për të kërkuar largimin e qev­erisë dhe ndryshimin e sis­temit poli­tik.

Lajmin e dha një prej aktivistëve të protestës pop­ul­lore, duke lex­u­ar njof­timin e Diasporës.“Diaspora ka njof­tu­ar në datë 1 gusht, të shtunën, do mba­het në Tiranë protestë kom­bëtare në bule­vard”, tha ai.Më tej shp­je­goi dhe apeloi që të gjithë shqip­tarët dhe emi­grantët t’i bashko­heshin sheshit atë ditë.

“I bëjë thirrje të gjithë shqip­tarëve që përderisa ata nga dias­po­ra po mar­rin rrugë të gja­ta, po mar­rin aviona për të ard­hur këtu që të kërko­jnë dorëhe­q­jen e Ramës, nuk është arsye që ne të mungo­jmë”, tha aktivisti.

Ai më tej vuri në duk­je se edhe social­istët po e brak­tis­nin Edi Ramën dhe PS-në, sikurse lëviz­ja qytetare në Poliçan, me protestën kundër refor­mës ter­ri­to­ri­ale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading