news

Banorët e Poliçanit protestojnë kundër Reformës Territoriale, kundërshtojnë planin për bashkimin me Beratin

Dhjetëra qyte­tarë u mblod­hën këtë të enjte në Poliçan për të protes­tu­ar kundër plan­it për shkrir­jen e bashk­isë së tyre në kuadër të Refor­mës Ter­ri­to­ri­ale 2.0.

“Fëmi­jët na i larguat, tani doni të na fshi­ni nga har­ta”, shkruhej në një nga pankar­tat e mba­j­tu­ra nga protestue­sit, të cilët kërko­jnë që Poliçani të mbetet bash­ki më vete.Sipas draftit për Refor­mën Ter­ri­to­ri­ale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Par­tia Social­iste, Bashkia e Poliçan­it parashiko­het të shkri­het dhe t’i bashko­het Bashk­isë së Beratit.

Ky ndryshim është pjesë e plan­it për uljen e num­rit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46.Kundër këtij propoz­i­mi ka shpre­hur rez­er­va edhe krye­bashki­aku i Poliçan­it, i cili është shpre­hur se shkrir­ja e bashkive të vogla do të sjel­lë shpop­ul­lim­in e qyteteve.

Banorët këm­bën­gulin se Poliçani duhet të vijo­jë të funk­siono­jë si bash­ki më vete dhe kundër­sh­to­jnë përf­shir­jen e tij në Bashk­inë e Beratit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading