news

Edhe pse qyetarët u ngritën në protestë, harta e re territoriale bashkon Prrenjasin me Librazhdin

Par­tia Social­iste ka depoz­i­tu­ar në Kuvend propoz­imin për Refor­mën Admin­is­tra­ti­vo-Ter­ri­to­ri­ale 2.0, duke bërë pub­like edhe hartën e re të orga­nizim­it të pushtetit ven­dor.

Drafti parashikon shkrir­jen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bash­ki më të mëd­ha, me syn­imin, sipas mazho­rancës, për rrit­jen e efi­ciencës së admin­istrim­it dhe për­mirësimin e ofrim­it të shërbimeve.Mes ndryshimeve të propozuara është edhe bashki­mi i Bashk­isë së Prren­j­a­sit me Bashk­inë e Librazhdit.

Ky vendim ishte kundër­sh­tu­ar nga banorët e Prren­j­a­sit, të cilët vetëm një javë më parë zhvil­lu­an një protestë kundër kësaj reforme.

Qyte­tarët u mblod­hën në sheshin krye­sor të qytetit, duke kërkuar që Prren­jasi të rua­jë sta­tusin e tij si bash­ki më vete. Ata argu­men­tu­an se bashki­mi me Librazhdin do të ndikonte në për­faqësimin e qyte­tarëve dhe në ofrim­in e shër­bimeve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading