news

Fermerët përfitojnë nga kompensimi 10% i TVSH-së, aplikimet vijojnë deri më 31 korrik

Fer­merët në mbarë vendin po për­fi­to­jnë nga ske­ma e kom­pen­sim­it në masën 10% të vlerës së fat­u­rave të shit­jes, një mbështet­je finan­cia­re që syn­on të nxisë for­mal­iz­imin e sek­torit bujqë­sor, të rrisë të ard­hu­rat e fer­merëve dhe të fuqi­zo­jë prod­himin ven­das. Min­istri i Bujqë­sisë dhe Zhvil­lim­it Rur­al Andis Sal­la, u bëri dje thirrje fer­merëve që ende nuk kanë aplikuar të për­fi­to­jnë nga kjo skemë, duke kuj­tu­ar se afati për dorëz­imin e aplikimeve është data 31 kor­rik, për fat­u­rat e shit­jeve të real­izuara gjatë peri­ud­hës 1 janar–30 qer­shor.

Në një pos­tim në rrjetet sociale, Sal­la sol­li në vëmend­je shem­bullin e Bashkim Kazaz­it nga Kava­ja, i cili prej rreth 20 vitesh mer­ret me bujqësi dhe kul­tivon rrush në rreth 25 dynym ser­ra.

“Me Bashkim Kazazin nga Kava­ja, i cili prej rreth 20 vitesh i është përkush­tu­ar bujqë­sisë dhe sot kul­tivon rrush në rreth 25 dynym ser­ra, ndër­sa ka aplikuar edhe për kom­pen­simin në masën 10% të vlerës së fat­u­rave të shit­jes, ftoj të gjithë fer­merët që të apliko­jnë deri më 31 kor­rik për fat­u­rat e shit­jeve të real­izuara nga 1 janari deri më 30 qer­shor, duke për­fi­tu­ar nga një mbështet­je konkrete që nxit for­mal­iz­imin e sek­torit, rrit­jen e të ard­hu­rave dhe fuqiz­imin e prod­him­it ‘Made in Alba­nia’”, u shpreh Sal­la.

Vetë fer­meri tre­gon se ka për­fi­tu­ar ndër vite nga ske­ma e mbështet­jes si nga masa për sub­ven­cionimin e plas­m­a­sit në ser­ra, për farat dhe fidanët dhe aktu­al­isht nga ske­ma e TVSH. Ske­ma e kom­pen­sim­it 10% u jep mundësi fer­merëve të për­fi­to­jnë rim­bur­sim mbi vlerën e fat­u­rave të shit­jes së pro­duk­teve bujqë­sore, duke inku­ra­juar njëko­hë­sisht treg­timin e for­mal­izuar dhe zhvil­lim­in e qën­drueshëm të sek­torit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading