news

Ish-sekretarja e PD-së, Jola Hysa emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Ish-sekre­tar­ja për Mar­rëd­hëni­et me Pub­likun në PD, Jola Hysa është emëru­ar si Drejtues­ja e re e Agjen­cisë Kom­bëtare të Tur­izmit. Hysaj zëvëndë­son në detyrë, Zana Çelën.

Hysa u largua në mars të këtij viti nga Par­tia Demokratike pas më shumë se dy dekadash angazhim poli­tik. Në pos­timin ku njoftonte largimin e saj nga PD, Hysa shpre­hu shqetësimin për mënyrën se si u tra­j­tua funk­sioni i saj si sekretare për Mar­rëd­hëni­et me Pub­likun, duke thek­suar se kom­pe­ten­cat reale të këtij roli ishin kufizuar ndjeshëm, ndonëse përgjegjësia dhe imazhi pub­lik i funk­sion­it kishin vijuar të për­doren.

Ajo kri­tikoi gjithash­tu për­jash­timin sis­tem­atik nga për­faqësi­mi në këshillat bashki­akë, sipas saj të indi­vidëve me kom­pe­tencë dhe integritet, si dhe mënyrën e har­tim­it të lis­tave të mbyl­lu­ra për Qarkun e Dur­rësit. Sipas saj, munge­sa e hap­jes reale bren­da Par­tisë Demokratike ishte prob­le­mi krye­sor, duke thek­suar se vendimet e rëndë­sishme shpesh mëso­heshin nga medi­at dhe jo nga struk­tu­rat e par­tisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading