
Pas imazhit reformator të Ramës fshihet politikani i akuzuar për korrupsion’, media belge: Protestuesit kërkojnë…
Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet thirrjeve për dorëheqje nga protestuesit.
“Pse nuk largohemi ne sot dhe pse duam ne ta meritojmë vazhdimësinë nesër? Duket e çuditshme që duhet thënë, kjo është demokracia dhe një parti politike as nuk e trashëgon dot timonin e pushtetit as nuk e ka pronë me testament, por as ka të drejta të lëshojë rrugës se disa të tjera duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit.
Ushtron pushtetin për aq kohë sa ia ka dhënë populli votën dhe aq kohë sa ka votat në kuvend. Ata flasin në emër të popullit, pretendojnë se janë vetë populli. Ne jemi populli, dëgjoni popullin, ka dalë populli, të jemi të qartë me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli, as ne dhe asnjë grupi kudo qoftë, të gjithë jemi pjesë të tij, mund të përfaqësojmë popullin dhe të flasim në emër të tij nëse ai na e jep këtë mandat sipas kushtetues.
As unë që e kam me vulë dhe firmë mandatin për të përfaqësuar Shqipërinë në emër të popullit, nuke kam në tagër të them ne emër të popullit atë mund ta thotë vetëm populli, kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Këtë e thotë populli vetëm me votë. Unë e kam tagrin të vendos për veten time nëse duhet t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjesë që këndon poshtë zyrës sime, jepe dorëheqjen. Ajo këngë më pëlqen dhe energjizon aq sa më gënjen mendja që mund të bëj një tjetër këngë me të. Por në çdo çast dhe rrethane përtej këngës, të largohesh nga detyra vetëm sepse një pakicë bërtet, nuk është tipar udhëheqës, as përgjegjshmëri institucionale. Është braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe”, tha Rama.