news

Kam ecur në varrezat e disa partive’, Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti

Kryem­i­nistri Edi Rama këtë të enjte ka mbled­hur në Pal­latin e Briga­dave drejtue­sit poli­tikë të PS-së dhe krerët e komi­sion­eve par­la­mentare të Kuven­dit, ku do të prezan­to­jë aneksin e ri të doku­men­tit “Besa”, i cili lid­het me reflek­timin për lëviz­jen në bule­vardin e “Flamin­gove”.

Rama tha në fil­lim të fjalës së tij se këto ditë ka ecur në var­rezat e partive që kanë qën­dru­ar gjatë në pushtet, por që e kanë hum­bur pushtetin për shkak të mos­dëgjim­it.

“Dhe dua t’ju them se, para­lel­isht me reflek­timin për pasqyrën e bule­vardit të Flamin­gove, kam kalu­ar edhe disa kohë në var­rezat ku pre­hen his­toritë e partive dhe të lëviz­jeve që fitu­an gjithç­ka, por që më herët ose më vonë hum­bën sfidën e vazhdimë­sisë së qën­drueshme të fitoreve të tyre. Të gjithë gurët në ato var­reza kanë të njëjtin mbishkrim: Asnjë nuk e humbi pushtetin nga dëgji­mi; të gjithë e hum­bën dëgjimin nga pushteti.”-tha Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading