news

Mbi 39 mijë individë kanë përfituar rimbursimin e DIVA‑s, janë disbursuar 597.8 milionë lekë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82?

Min­istri i Finan­cave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Admin­is­tra­ta Tati­more ka avan­cuar me pro­cesin e rim­bur­sim­it të Deklaratës Indi­vid­uale Vje­tore të të Ard­hu­rave (DIVA), ndër­sa deri tani kanë për­fi­tu­ar 39 965 indi­vidë. Në një kon­fer­encë për shtyp, Malaj u shpreh se Admin­is­tra­ta Tati­more ka iden­ti­fikuar gjith­sej 41 195 indi­vidë që plotë­so­jnë kushtet për rim­bur­sim. “Për sa i për­ket rim­bur­sim­it të DIVA‑s, në total nga ana e Admin­is­tratës Tati­more janë iden­ti­fikuar 41 195 indi­vidë të cilët kanë kalu­ar tash­më për rim­bur­sim.

Nga këta, janë rim­bur­suar 39 965 indi­vidë, me një vlerë totale prej 597.8 mil­ionë lekë”, tha Malaj. Sipas min­istrit, për­fitues janë indi­vidët që kanë rezul­tu­ar me tatim të mbi­paguar, si edhe famil­jet me një ose dy fëmi­jë nën moshën 18 vjeç. Ai bëri të ditur se Admin­is­tra­ta Tati­more po vijon punën për për­fundimin e rim­bur­simeve edhe për famil­jet me më shumë se dy fëmi­jë.

“Per­son­at që janë rim­bur­suar janë indi­vidë të cilët kanë mbi­paguar tatim apo famil­jet të cilat kanë fëmi­jë në moshën 18 vjeç. Admin­is­tra­ta Tati­more është duke punuar për rim­bur­simin e indi­vidëve me më shumë se dy fëmi­jë”, thek­soi Malaj. Min­istri nën­vi­zoi se fon­di i parashikuar për pro­cesin e rim­bur­sim­it të DIVA‑s është 1,5 mil­iardë lekë, ose rreth 15 mil­ionë euro.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading