news

Nga jahti në avion, nga selfie me Macron te qelia në Francë ‚“luksi” i shfrenuar i Ermal Beqirit që grabiti AKSHI‑n, si ia doli eksperti i videos “Meta-Prifti” të kapte miliona euro tendera

Vetëm një vit më parë, Ermal Beqiri pub­likonte me kre­nari një fotografi me pres­i­dentin francez Emmanuel Macron. Në një pos­tim në LinkedIn, ai e për­shkru­ante takimin si “më shumë se një nder”, ndër­sa Francën si vendin që i kishte dhënë “struk­turë, disi­plinë dhe një shtëpi të dytë”. Në atë kohë, Beqiri paraqitej si një sipër­mar­rës i suk­sesshëm, drejtues i Alban­ian Coun­cil for Tech­nol­o­gy and Inno­va­tion (ACTI) dhe një fig­urë që pro­movonte lid­hjet mes Shqipërisë dhe Francës. Sot, tablo­ja është kre­jt tjetër.

Beqiri ndod­het në paraburgim në Francë dhe autoritetet shqiptare kanë nisur pro­ce­du­rat për ekstradimin e tij, pasi kërko­het nga SPAK në kuadër të het­imeve për dos­jen e AKSHI‑t. Por arres­ti­mi i tij ka ngrit­ur edhe një tjetër pikëpyet­je. Sipas infor­ma­cionit të bërë pub­lik deri tani, ai u ndalua pasi dyshohet se flu­tur­oi me një avion të lehtë mbi një cen­tral bërthamor francez, një inci­dent që në Francë tra­j­to­het me ndjesh­mëri të lartë për shkak të rëndë­sisë së infra­struk­turës kri­tike. Deri në këtë moment, autoritetet franceze nuk kanë bërë pub­like akuza për spi­u­nazh dhe nuk kanë kon­fir­muar motivet që lid­hen me këtë flu­turim.

Megjithatë, natyra e objek­tit mbi të cilin dyshohet se flu­tur­oi dhe masat e mar­ra nga autoritetet kanë ushqy­er spekulime se het­i­mi mund të ketë edhe dimen­sione të sig­urisë kom­bëtare. Nëse kjo pistë do të kon­fir­mo­het apo jo, mbetet në dorën e het­uesve francezë. Iro­nia e his­torisë është se njeriu që vetëm një vit më parë pub­likonte me kre­nari fotografinë me pres­i­dentin Emmanuel Macron dhe fliste për Francën si “shtëpinë e tij të dytë”, sot pret vendimet e drejtë­sisë franceze, ndër­sa Shqipëria kërkon kthimin e tij për t’u për­bal­lur me akuzat e ngrit­u­ra nga SPAK.

Eksper­ti i videos ‘Meta-Prifti’

Emri i Ermal Beqir­it u bë i njo­hur për pub­likun për skan­dalin Meta-Prifti. Në atë kohë, inx­hinieri elek­tron­ik 30-vjeçar nga Gjirokas­tra dhe drej­tor i Teknologjisë së Infor­ma­cionit në Rek­toratin e Uni­ver­sitetit të Tiranës, u përzgjodh si një prej ekspertëve të thirrur në pro­cesin për “kor­rup­sion” që po zhvil­lo­hej në Gjykatën e Lartë ndaj ish-zv/kryem­i­nistrit, Ilir Meta.

Roli i Beqir­it dhe kolegëve të tij ishin të eksper­tonin videon e njo­hur si “Meta-Prifti”, në të cilën alu­do­hej se Ilir Meta dhe miku e bashkëpunë­tori i tij i her­shëm, Dri­tan Prifti, të dy pjesë e qev­erisë, disku­tonin për “ndar­je parash, në shumën 700 mijë euro”. Eksper­ti­za e kry­er nga Ermal Beqiri dhe ekspertët e tjerë kon­klu­doi se “video­ja ishte e për­punuar” dhe se tek­sti ishte nxjer­rë nga kon­tek­sti. Bazuar në këtë eksper­tizë, tru­pa prej 5 gjyq­tarësh e Gjykatës së Lartë shpal­li të pafa­jshëm Ilir Metën.

“Arkitek­ti” i gra­bit­jes së par­ave pub­like tek AKSHI

Në skemën e për­shkru­ar nga Prokuro­r­ia e Posaçme për skan­dalin e Agjen­cisë Kom­bëtare të Shoqërisë së Infor­ma­cionit, Ergys Agasi paraqitet si njeriu që bashkonte biz­nesin, pushtetin dhe krim­in, ndër­sa ish-drej­tore­sha e AKSHI‑t, Mir­lin­da Karçanaj, si mburo­ja me lid­hjet e duhu­ra që mundë­sonte para­cak­timin e pro­ce­du­rave. Ermal Beqiri ndërko­hë ishte krahu opera­cional i struk­turës: pronari i “Soft & Solu­tion”, njeriu që kon­trol­lonte kom­pan­itë për­fituese, koordi­nonte mar­rëd­hëni­et mes tyre dhe, sipas hetim­it, elim­i­nonte penge­sat që shfaqeshin gjatë ndar­jes së ten­der­ave.

Në pam­jet dhe bise­dat e sekuestru­ara në zyrat e Aga­sit, Beqiri shfaqet në takime me Agasin dhe Karçana­jn, ku disku­to­het hapur për pro­ce­du­ra prokuri­mi dhe fryr­jen e kos­tove. Në një prej bise­dave të datës 16 mars 2024, të citu­ar në dos­jen het­i­more, Agasi thotë: Kom­pa­nia e Ermal Beqir­it, “Soft & Solu­tion”, ishte një nga shtyl­lat finan­cia­re të sis­temit. Vetëm për vitin 2024, ajo rapor­tonte më shumë se 1 mil­iard lekë fitim të pash­përn­darë dhe afro 2 mil­iardë lekë asete.

Me paratë e grum­bul­lu­ara krye­sisht nga kon­tratat pub­like, kom­pa­nia bleu edhe një njësi shër­bi­mi prej 930 metrash katrorë në rrugën “Çerçiz Top­ul­li”, me vlerë rreth 2.5 mil­ionë euro.  Kra­has “Soft & Solu­tion”, në dos­je dalin “Fastech”, “First”, “Albas­can” dhe kom­pani të tjera që, sipas SPAK-ut, bashkëpunon­in për të fitu­ar kon­tratat, për të fatu­ru­ar shër­bime të dyshim­ta dhe për të trans­fer­u­ar më pas një pjesë të par­ave drejt “EA Solu­tion”, kom­pa­nia e kon­trol­lu­ar nga Ergys Agasi.

Ten­dera në letër, dhjetëra mil­iona euro në llog­a­ri

“EA Solu­tion” e Ergys Aga­sit rezul­toi nga hetimet si një kom­pani që fatur­onte shër­bime teknologjike me vlerë mil­iona euro, por pa pasur kapacitetet njerë­zore dhe teknike për t’i real­izuar ato. Punon­jës që fig­uronin në listë­page­sat e saj deklaru­an se ishin rekru­tu­ar dhe menax­ho­heshin nga struk­tu­rat e “Soft & Solu­tion” të Beqir­it, ndër­sa disa prej tyre nuk e dinin se punon­in for­mal­isht për kom­pan­inë e Aga­sit.

Sipas të dhë­nave të dos­jes, vetëm gjatë peri­ud­hës dhje­tor 2024–shtator 2025, “EA Solu­tion” arkë­toi rreth 29 mil­ionë euro nga kom­pani që për­fi­tonin ten­dera të AKSHI‑t. Page­sat paraqiteshin si kon­tra­ta tregtare, kon­sulencë apo shër­bime teknologjike, por prokurorët dysho­jnë se ato për­dore­shin për të kamu­flu­ar rysh­fetet dhe për të pas­tru­ar pro­duk­tet e veprës penale. Në total, SPAK ka iden­ti­fikuar të pak­tën 19 pro­ce­du­ra prokuri­mi të dyshuara, me një vlerë rreth 5.9 mil­iardë lekë, ose afro 59 mil­ionë euro pa TVSH.

Ten­der­at preknin sis­teme veçanër­isht sen­si­tive: regjis­trat shtetërorë, doku­mentet e iden­ti­fikim­it, nën­shkrim­in elek­tron­ik, sig­ur­inë e burgjeve, sis­temet e Poli­cisë së Shtetit, sig­ur­inë ushqi­more dhe atë të bar­nave. Pra, grupi nuk dyshohet se mori vetëm paratë. Atij iu dha akses në arteri­et krye­sore të shtetit digji­tal.

Nga ten­der­at te peng­mar­r­ja

Kur manip­uli­mi i pro­ce­du­rave dhe ndih­ma nga drejtues­ja e insti­tu­cionit Mir­lin­da Karçanaj nuk mjaftonte, hynin në lojë të fortët. Rasti më i rëndë është peng­mar­r­ja e biz­nes­menit Gerond Meçe, aksion­er i kom­panisë “Advanced Busi­ness Solu­tions”, e cila kishte ankimuar një numër ten­derash të AKSHI‑t pranë Komi­sion­it të Prokurim­it Pub­lik. Më 12 gusht 2025, Meçe u mor pranë banesës së tij nga per­sona të veshur me uni­for­ma të rreme të BKH-së.

“Jemi SPAK‑u, duhet të vish me ne”, i thanë, për­para se ta fus­nin në një “Range Rover Defend­er” të zi. Pasi u larguan nga Tirana, rrëm­bye­sit i ven­dosën një kapuç në kokë dhe e çuan në një ndërtesë të brak­tisur pranë fshatit Graçen.

Atje i treguan një tabelë me ten­der­at e ankimuar nga kom­pa­nia e tij dhe e kër­cënu­an që të tërhiqej. Mesazhi, sipas dësh­misë së tij, ishte i drejt­për­drejtë: “Nuk dua prob­leme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, grua, motër, nënë, se babë nuk ke ti.” Prokuro­r­ia dyshon se peng­mar­r­ja u orga­nizua nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri për të larguar një konkur­rent që po bllokonte ten­der­at. Në ambi­en­tet e Aga­sit u gjetën gjithash­tu kon­tra­ta pronash dhe të dhë­na të tjera që, sipas het­uesve, kri­jonin ura kon­tak­ti me ekspo­nen­të të krim­it të orga­nizuar në Elbasan.

Jeta e luk­sit me paratë e fitu­ara tek AKSHI

Fitimet e dyshuara nga ten­der­at nuk mbetën vetëm në bilancet e kom­panive. Ato u shndër­ru­an në vila, aparta­mente, toka, mak­i­na, njësi biz­ne­si dhe mjete lun­druese. Beqir­it iu sekuestru­an pasuri në “Green Coast”, në rrugën “Hox­ha Tasim”, në “Rolling Hills”, një aparta­ment në Golem, një njësi shër­bi­mi në Tiranë, autom­jete, llog­a­ri bankare dhe jahti “Sky­fall”. Jahti ishte impor­tu­ar në qer­shor 2025 për rreth 930 mijë euro, pa përf­shirë tak­sat.

Po atë ditë që u zhdo­gan­ua, Beqiri ia kaloi me kon­tratë dhuri­mi Xhe­ni­la Tamiz­it, punon­jëse dhe admin­is­tra­tore e kom­panisë “Hori­zon”. Në prill 2026, SPAK njoftoi sekuestrim­in e pasurive me vlerë mbi 40 mil­ionë euro në ngarkim të Mir­lin­da Karçana­jt, Ergys Aga­sit, Ermal Beqir­it dhe per­son­ave të tjerë të përf­shirë në dos­je.

Lista përf­sh­inte prona, kom­pani, autom­jete, llog­a­ri bankare dhe jahtin “Sky­fall”. Në letër, godit­ja dukej e rëndë. Dy nga njerëz­it krye­sorë të grupit ishin shpal­lur në kërkim dhe pasuria e tyre deklaro­hej e ngrirë. Por arres­ti­mi i Beqir­it në Francë, në komandën e një avioni civ­il, ngre një pyet­je që nuk mund të shmanget: sa nga pasuria reale e këtij grupi është iden­ti­fikuar dhe bllokuar në të vërtetë?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading