news

“Pas 14 muajsh kërkesa të refuzuara, takuam Veliajn”/ Avokati Brandon: Po asistojmë aplikimin në Strasburg, kthehemi…

Avokatët e krye­bashki­akut Eri­on Veli­aj kanë mba­j­tur një kon­fer­encë për medi­at ku i janë përgjigjur edhe pyet­jeve të gaze­tarëve.

Ben Bran­don, avokati i Veli­a­jt gjatë fjalës së tij thekoi se asis­to­jnë Eri­on Veli­aj në aplikimin në Stras­burg.

Gjithash­tu ai thek­soi se çësht­ja ka një rëndësi të lartë dhe se pas shumë kërke­sash janë lejuar që të tako­hen me Veli­a­jn.

“Ne jemi për­faqë­sues ligjor ndërkom­bë­tar dhe e kup­to­jmë që ka një rëndësi të lartë pub­like në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Ne jemi për të asis­tu­ar zotin Veli­aj drej­tu­ar gjykatës evropi­ane të të drej­tave të njeri­ut të zotit Veli­aj.

Do të rik­the­he­mi në fil­lim të shta­torit për të vijuar me aplikimin. Ne kemi qenë për­faqë­sues ligjor që nga fil­limet e ndalim­it të Veli­aj dhe së bashku me bashkë-për­faqë­sues ligjore në SHBA, kemi kërkuar të tako­he­mi, por kërke­sat na janë refuzuar në mënyrë të përsërit­ur. Pas një ndryshi­mi me vonesë të vendim­mar­rjes, ne më në fund pas 14 mua­jsh kërke­sa të refuzuara na u dha e drej­ta për t’u takuar.”, tha ai.

Gjithash­tu ai thek­soi se koha e gjatë e vlerësim­it të arres­tim­it është e papranueshme dhe se ndaj pro­ce­sit të Eri­on Veli­a­jt, ka vone­sa të pash­p­jegueshme e të papranueshme.

“Të gjitha vone­sat janë pjesë e saj, ndal­i­mi i tij në 9 shkurt në 2025, shqyr­ti­mi nga GJKKO, në një seancë të mbyl­lur që autor­i­zoi ndal­im­in e zotit Veli­aj që men­jëherë bëri ankesë, që u tra­j­tua më 11 mars të vitit të kalu­ar. Në sajë të 1 kor­rikut të këtij vitit, gjyka­ta kushtetuese u kërkua të zgjid­hë disa çësht­je, por disa u kthyen. Por duhet një për­sh­pe­j­tim i tra­j­tim­it të çësht­jes sa i takon zotit Veli­aj dhe paraburgim­it. Ka një vonesë prej 16 mua­jsh dhe të pash­p­jeguar. Shqipëria cësht­jen e heq­jes së lirisë duhet ta tra­j­to­jë sa më shpe­jt të jetë e mundur”, shtoi Bran­don.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading