news

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike gjatë sezonit, lejohen vetëm ndërhyrje të vogla gjatë orarit 08:00–17:00

Punimet e ndër­tim­it në zonat tur­is­tike do të pezul­lo­hen gjatë sezonit duke përf­shirë nga pikat e nxjer­rjes dhe për­punim­it të inerteve, te hed­h­ja e themeleve e gër­mim­it si dhe çdo punim që shkak­ton zhur­ma e ndot­je.

Për­jash­tim bëjnë vetëm ndërhyr­jet e vogla dhe ngrit­ja apo sis­temi­mi i kantiereve që duhet të real­i­zo­hen bren­da fashës orare 08:00–17:00.

V E N D I M

PËR

PEZULLIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË AKTIVITETEVE TË LIDHURA ME TO NË ZONAT TURISTIKE GJATË SEZONIT TURISTIK 2026

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të nen­it 30/1, të ligjit nr.93/2015, “Për tur­izmin”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Tur­izmit, Kul­turës dhe Sportit, Këshilli i Min­is­trave

V E N D O S I:

1. Pezul­lim­in e punimeve të ndër­tim­it dhe të aktiviteteve të tjera të lid­hu­ra me to në zonat tur­is­tike gjatë sezonit tur­is­tik 2026, me qël­lim garan­timin e zhvil­lim­it të qetë të tij.

2. Gjatë peri­ud­hës së pezul­lim­it, në zonat tur­is­tike pezul­lo­hen:

a) të gjitha punimet në kar­ri­era, pikat e nxjer­rjes, për­punim­it dhe shfry­tëzim­it të inerteve, si dhe çdo aktivitet i lid­hur me to;
b) të gjitha punimet e ndër­tim­it, nga faza e hed­hjes së themeleve dhe gër­mim­it, deri në për­fundimin e ngrit­jes së kara­bi­nasë së objek­tit;
c) të gjitha punimet e ndër­tim­it, që shkak­to­jnë zhur­ma, pluhur apo ndikime të tjera neg­a­tive në mjedis.

3. Peri­ud­ha e pezul­lim­it për sezonin tur­is­tik 2026 fil­lon me hyr­jen në fuqi të këtij vendi­mi dhe për­fun­don më 15 shta­tor 2026.

4. Nga pezul­li­mi për­jash­to­hen:

a) punimet e rifini­tu­rave të brend­shme dhe punimet e vogla, që kry­hen pas për­fundim­it të ngrit­jes së kara­bi­nasë, të pajisura me lejet përkatëse, për aq sa nuk shkak­to­jnë ndot­je akustike, pluhur ose ndikime të tjera neg­a­tive në mjedis;
b) ngrit­ja apo sis­temi­mi i kantiereve, sipas për­cak­timeve të legjis­la­cionit në fuqi.

Këto punime kry­hen bren­da fashës orare 08:00–17:00.

5. Peri­ud­ha e pezul­lim­it, sipas këtij vendi­mi, do të për­l­log­a­ritet si afat sht­esë mbi afatin e lejes së ndërtimit/zhvillimit, për secilën leje ndërtimi/zhvillimi apo leje ushtri­mi aktiviteti, që u është dhënë sub­jek­teve apo që do t’u jepet pas hyr­jes në fuqi të këtij vendi­mi.

6. Për lejet e ndër­tim­it ose të aktiviteteve të tjera, të dhë­na për­para hyr­jes në fuqi të ligjit, bashk­itë dhe Këshilli Kom­bë­tar i Ter­ri­torit dhe Ujit ose autoritetet e tjera kom­pe­tente, me kërkesë të sub­jek­teve zhvil­luese, mira­to­jnë shtyr­jen e afatit të për­fundim­it të punimeve/aktiviteteve, duke mar­rë në kon­sid­er­atë kohëzg­jat­jen e pezul­lim­it, të mirat­u­ar me këtë vendim.

7. Zonat ku zba­to­het pezul­li­mi i punimeve të ndër­tim­it dhe i aktiviteteve të lid­hu­ra me to përf­shi­jnë brezin bregde­tar, sipas përku­fizim­it të legjis­la­cionit në fuqi për plan­i­fikimin dhe zhvil­lim­in e ter­ri­torit, qen­drat his­torike, zonat e mbro­j­tu­ra, me funk­sion tur­is­tik, dhe qen­drat urbane tur­is­tike. Ter­ri­tore të tjera, ku gjatë sezonit tur­is­tik regjistro­het fluks i lartë tur­istësh ose zhvil­lo­hen aktivitete tur­is­tike, për­cak­to­hen me urd­hër të për­bashkët të min­istrit përgjegjës për tur­izmin dhe min­istrit të Shtetit për Pushtetin Ven­dor. Pezul­li­mi zba­to­het gjithash­tu edhe ndaj aktiviteteve të lid­hu­ra me punimet e ndër­tim­it, të cilat zhvil­lo­hen jashtë zon­ave të për­cak­tu­ara në këtë pikë, kur, për shkak të natyrës, vend­ndod­hjes ose mënyrës së ushtrim­it të tyre, ndiko­jnë ose mund të ndiko­jnë në zhvil­lim­in nor­mal të aktivitetit tur­is­tik në këto zona, duke shkak­tu­ar zhur­më, pluhur, ndot­je ose efek­te të tjera të ngjashme.

8. Ngarko­hen Min­is­tria e Tur­izmit, Kul­turës dhe Sportit, njësitë e vetëqev­eris­jes ven­dore, njësitë inspek­tuese pranë një­sive të vetëqev­eris­jes ven­dore, Këshilli Kom­bë­tar i Ter­ri­torit dhe Ujit dhe Inspek­torati Kom­bë­tar i Mbro­jt­jes së Ter­ri­torit për zba­timin e këtij vendi­mi

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në “Fle­toren zyrtare”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading