Entertainment

Porto Palermo Festival sjell një tjetër udhëtim artistik mes folklorit shqiptar, traditës arbëreshe, muzikës klasike, jazz-it dhe tingujve bashkëkohorë

Nga Julia Vrapi

Muzi­ka bashkon tra­di­ta, kul­tura dhe emo­cione në edi­cionin e gjashtë të Por­to Paler­mo Fes­ti­val. Artistët në fes­ti­val do të sjellin një pro­gram të pasur me folk­lorin shqip­tar, tra­ditën arbëreshe, rit­met botërore, jazz-in dhe muzikën klasike. I ideuar nga vio­lin­isti i njo­hur Olen Cesari, fes­ti­vali rik­the­het edhe këtë vit në Kalanë e Por­to Paler­mos, si një nga aktivitetet muziko­re që i bashko­het jetës artis­tike këtë sezon veror. Java e parë e fes­ti­valit sjell një mozaik tin­gu­jsh dhe kul­tur­ash, nga pasuria e folk­lorit shqip­tar, te tra­di­ta arbëreshe e Pier­pao­lo Pet­tës, rit­met e muzikës kubane  me Shama Milan dhe ele­gan­ca e muzikës klasike  me Olen Cesarin.

“Katër net që lid­hin brig­je, his­tori dhe emo­cione. Katër takime me muzikën në një nga ske­nat më të veçan­ta të Mes­d­heut”, thuhet në mate­ri­alin rreth fes­ti­valit. Edi­cioni i 6‑të i Por­to Paler­mo Fes­ti­val hapet këtë mbrëm­je, ku Ansam­bli Folk­lorik Shqip­tar ngjitet në skenën e Kalasë së Por­to Paler­mos, duke sjel­lë përmes këngës, valles dhe kos­tumeve tradi­cionale pasur­inë e trashëgimisë sonë kul­tur­ore.

Ndër­sa në 31 kor­rik Pier­pao­lo Pet­ta sjell një mbrëm­je ku his­to­ria, kujte­sa dhe muzi­ka ndërthuren në një rrë­fim artis­tik. Në vijim të pro­gramit artis­tik, rit­met e Kubës mbër­ri­jnë mbrëm­jen e 1 gushtit në Por­to Paler­mo Fes­ti­val, ku Shama Milan ngjitet në skenën e kalasë me një kon­cert. Vio­lin­isti Olen Cesari rik­the­het me një mbrëm­je klasike në Por­to Paler­mo Fes­ti­val, duke sjel­lë në 2 gusht një per­for­mancë ku ele­gan­ca e muzikës klasike tako­het me energjinë e improvizim­it.

Pro­gra­mi artis­tik në vijim të fes­ti­valit

Fes­ti­vali vijon rrugë­timin e tij artis­tik me një pro­gram të pasur me emra të njo­hur të muzikës shqiptare, por dhe të huaj. Java e dytë e fes­ti­valit sjell katër mbrëm­je që udhë­to­jnë mes tra­ditës shqiptare, inter­pre­tim­it artis­tik dhe tin­gu­jve bashkëko­horë. Kas­tri­ot Tusha, Ardian Tre­bic­ka, Eran­da Libo­ho­va, Anx­hela Peri­s­teri dhe uni­ver­si jazz i Eli­na Dunit do të jenë në këto katër mbrëm­je kon­cer­tore.

Në mate­ri­alin rreth fes­ti­valit, thuhet se janë katër net që i japin zë emo­cion­eve, kujtesës dhe bukurisë së muzikës shqiptare. Kas­tri­ot Tusha dhe Ardian Tre­bic­ka do të jenë në skenën e Por­to Paler­mo Fes­ti­val më 6 gusht, ndër­sa këngë­tar­ja Eran­da Libo­ho­va do të ngjitet në skenën e Kalasë së Por­to Paler­mos më 7 gusht për një mbrëm­je të mbushur me emo­cion, ele­gancë dhe këngët që kanë shoqëru­ar breza të tërë.

Në vijim të pro­gramit artis­tik, më 8 gusht në skenë do të jetë këngë­tar­ja Anx­hela Peri­s­teri që do të sjel­lë hitet që kanë shoqëru­ar pub­likun ndër vite, ndër­sa më 9 gusht, Eli­na Duni dhe Rob Luft ngjiten në skenën e Por­to Paler­mo Fes­ti­val me një kon­cert që ndërthur tra­ditën me tin­gu­jt bashkëko­horë.  Fes­ti­vali do të sjel­lë në skenë dhe të tjerë artistë të njo­hur, më 13 gusht është Poni, një ditë më pas pro­gra­mi artis­tik vijon me Aulon Naçin, në 15 gusht Dren Abazi dhe 16 gusht Olen Cesari & Deejay’s Night. Por­to Paler­mo Fes­ti­val vijon të sjel­lë gjatë verës mbrëm­je muziko­re që bashko­jnë tra­ditën, kul­tur­at dhe inter­pre­timet artis­tike, me pjesë­mar­rjen e artistëve shqip­tarë dhe ndërkom­bë­tarë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading