news

Programi ‘Pas shkolle’, pagesë 1 mijë lekë/ora për trajnuesit! Qeveria përcakton kriteret dhe formën e aplikimit

Qev­e­ria ka mirat­u­ar orga­niz­imin dhe zhvil­lim­it të pro­gramit “PAS SHKOLLE”, një veprim­tari, që do të zhvil­lo­het jashtë orar­it mësi­mor të detyru­ar me të gjithë nxënësit e regjistru­ar në 500 shkol­la 9‑vjeçare dhe të mesme në vend. Përveç ndih­mës në kry­er­jen e detyrave të shtëpisë, nxënësit do të kenë mundësi të angazho­hen në një gamë më të gjerë aktivitetesh sportive, artis­tike dhe kul­tur­ore.

Vendi­mi i qev­erisë ka për­cak­tu­ar kat­e­goritë dhe kriteret për përzg­jed­hjen e tra­jnuesve, mënyrën e aplikim­it, doku­menta­cionin që paraqesin si edhe mënyrën e përzgjedhjes.Pagesa për çdo orë për tra­jnue­sit është 1 000 lekë. Kërke­sa për aplikim për t’u angazhuar në pro­gramin “Pas shkolle” për mësuesin e klasi­fikuar në por­tal­in “Mësues për Shqipërinë”, do të kry­het në rrugë elektronike.V E N D I M  PËR MIRATIMIN E ORGANIZIMIT DHE ZHVILLIMIT TË PROGRAMIT “PAS SHKOLLE” TË KATEGORIVE, KRITEREVE DHE MËNYRËS SË PËRZGJEDHJES, SHPËRBLIMIT TË TRAJNUESVE, SI DHE MËNYRËS SË FINANCIMIT TË KËTIJ PRO­GRAM­INë mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës dhe të pikës 3, të nen­it 47/1, të ligjit nr.69/2012, “Për sis­temin arsi­mor parau­ni­ver­si­tar në Repub­likën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Arsim­it, Këshilli i Min­is­trave

V E N D O S I:I. ORGANIZIMI DHE zhvil­li­MI i pro­gramit “pas shkolle”

1. Pro­gra­mi “pas shkolle” është i orga­nizuar dhe i struk­tu­ru­ar në veprim­tari, që zhvil­lo­hen jashtë orar­it mësi­mor të detyru­ar dhe ka për qël­lim për­forcimin e të nxënit dhe zhvil­lim­in gjithëpërf­shirës të aftë­sive eduka­tive, sociale, sportive, kul­tur­ore dhe kri­juese të nxënësve.2. Pro­gra­mi “pas shkolle” real­i­zo­het për nxënësit e regjistru­ar në insti­tu­cionet arsi­more parau­ni­ver­sitare pub­like të arsim­it bazë dhe të arsim­it të mesëm të lartë.

II. KATEGORITË dhe kriteret e TRAJNUESVE

1. Pro­gra­mi “pas shkolle” për veprim­tar­itë që lid­hen me mbështet­jen dhe për­forcimin e të nxënit, të cilat syn­o­jnë kon­so­lidimin e njo­hurive, aftë­sive, zhvil­lim­in e kom­pe­ten­cave dhe për­mirësimin e arrit­jeve të nxënësve, zhvil­lo­hen nga tra­jnue­sit, të cilët nda­hen në kat­e­goritë e mëposhtme:

a) Mësue­si i punë­suar në insti­tu­cionet arsi­more parau­ni­ver­sitare pub­like, me kon­tratë me kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar apo me kohëzg­jat­je të cak­tu­ar;

b) Indi­vi­di, i cili plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi për ushtrim­in e pro­fe­sion­it të mësue­sit, i është nën­shtru­ar provim­it të por­tal­it “Mësues për Shqipërinë”, sipas akteve të posaçme që rreg­ul­lo­jnë pro­ce­durën e konkur­rim­it në këtë por­tal dhe ndod­het në listë prit­je­je për një vend të lirë pune në insti­tu­cionet arsi­more parau­ni­ver­sitare pub­like;

c) Indi­vi­di, i cili ka mbushur moshën e pen­sion­it të ple­qërisë dhe ka ushtru­ar më parë mësimd­hënie në insti­tu­cionet arsi­more publike;ç) Indi­vi­di, që është diplo­muar në fushën e mësue­sisë apo në fusha të përafër­ta në një pro­gram të cik­lit të dytë të studimeve, në insti­tu­cione të arsim­it të lartë në Repub­likën e Shqipërisë apo në insti­tu­cione të hua­ja të arsim­it të lartë, për të cilin është njo­hur dhe është një­suar diplo­ma e huaj, bazuar në për­cak­timet e legjis­la­cionit në fuqi.

2. Pro­gra­mi “pas shkolle”, për veprim­tar­itë që lid­hen me zhvil­lim­in e aftë­sive artis­tike, kul­tur­ore, kri­juese dhe prak­tike të nxënësve, zhvil­lo­het nga tra­jnue­sit, të cilët nda­hen në kat­e­goritë e mëposhtme:

a) Mësue­si, i cili ushtron pro­fe­sion­in e mësue­sit në pro­filet artis­tike, i punë­suar në insti­tu­cionet arsi­more parau­ni­ver­sitare pub­like, me kon­tratë me kohëzg­jat­je të pacak­tu­ar apo me kohëzg­jat­je të cak­tu­ar;

b) Indi­vi­di, i cili plotë­son kriteret e për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi për ushtrim­in e pro­fe­sion­it të mësue­sit në pro­filet artis­tike, i është nën­shtru­ar provim­it të por­tal­it “Mësues për Shqipërinë”, sipas akteve të posaçme që rreg­ul­lo­jnë pro­ce­durën e konkur­rim­it në këtë por­tal dhe ndod­het në listë prit­je­je për një vend të lirë pune në insti­tu­cionet arsi­more parau­ni­ver­sitare pub­like;

c) Indi­vi­di, i cili ka mbushur moshën e pen­sion­it të ple­qërisë dhe ka ushtru­ar më parë mësimd­hënien në pro­filet artis­tike në insti­tu­cionet arsi­more pub­like ose ka ushtru­ar pro­fe­sion­in në këto pro­file në insti­tu­cionet kul­tur­ore publike;ç) Indi­vi­di, i cili është diplo­muar në fushën e mësue­sisë apo në pro­grame studi­mi të ngjashme ose të përafër­ta me fushën/lëndën e mësimd­hënies në arsimin parau­ni­ver­si­tar në pro­filet artis­tike, në insti­tu­cione të arsim­it të lartë në Repub­likën e Shqipërisë apo insti­tu­cione të hua­ja të arsim­it të lartë, për të cilin është njo­hur dhe është një­suar diplo­ma e huaj, bazuar në për­cak­timet e legjis­la­cionit në fuqi;

d) Indi­vi­di, i cili ka për­fun­d­uar një pro­gram studi­mi të cik­lit të dytë në fushën e arteve;
dh) Arti­zanë të mjeshtërive të ndryshme të dije­bër­jes dhe zejeve, të regjistru­ar në Regjistrin Kom­bë­tar të Bartësve të Folk­lorit ose në Regjistrin e Vler­ave të Trashëgimisë Joma­te­ri­ale.

III. APLIKIMI I KANDIDATËVE PËR TRAJNUES

1. Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar shpall në faqen zyrtare thirrjen për aplikim për kan­di­datët për tra­jnues për t’u angazhuar në pro­gramin “pas shkolle”.

2. Kan­di­datët për tra­jnues kanë të drejtë të apliko­jnë bren­da 10 (dhjetë) ditëve nga data e pub­likim­it të shpall­jes, sipas për­cak­timeve të pikës 1, të këtij kreu.

3. Kan­di­dati, i cili ushtron pro­fe­sion­in e mësue­sit, sipas për­cak­tim­it të shkro­n­jës “a”, të pikës 1, dhe të shkro­n­jës “a”, të pikës 2, të kreut II, të këtij vendi­mi, aplikon për t’u angazhuar në pro­gramin “pas shkolle” në Sis­temin e Menax­him­it të Infor­ma­cionit Parau­ni­ver­si­tar (SMIP).

4. Kan­di­dati, sipas për­cak­tim­it të shkro­n­jës “b”, të pikës 1, dhe të shkro­n­jës “b”, të pikës 2, të kreut II, të këtij vendi­mi, aplikon për t’u angazhuar në pro­gramin “pas shkolle”, duke përzg­jed­hur opsion­in përkatës në shër­bimin elek­tron­ik “aplikim për konkur­rim për punësim”, “Mësues për Shqipërinë”, në por­tal­in “e‑Albania”.

5. Kan­di­datët për tra­jnues të kat­e­gorive të tjera, të për­cak­tu­ara në pikat 1 dhe 2, të kreut II, të këtij vendi­mi, dorë­zo­jnë dos­jen e aplikim­it në zyrën ven­dore të arsim­it parau­ni­ver­si­tar (në vijim ZVAP), nën juridik­sion­in e së cilës ndod­het insti­tu­cioni arsimor.6. Të dhë­nat elek­tron­ike të dos­jes për aplikimin e kan­di­datëve, sipas për­cak­tim­it të shkro­n­jave “a” dhe “b”, të pikave 1 dhe 2, të kreut II, të këtij vendi­mi, mer­ren përmes ndërveprim­it nga SMIP-ja ose nga por­tali “Mësues për Shqipërinë”.

7. Dos­ja e aplikim­it për kan­di­datët, sipas për­cak­tim­it të shkro­n­jave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të kreut II, të këtij vendi­mi, përm­ban doku­menta­cionin e mëposhtëm:

a) Kop­jen e diplomës/ave të arsim­it të lartë dhe listës së notave/suplement i diplomës;

b) Vërte­timin mjeko-ligjor;

c) Cer­ti­fikatën e gjend­jes gjyqë­sore (dësh­mi penaliteti);

ç) Vërte­timin nga prokuro­r­ia, që kan­di­dati nuk është në ndjek­je penale për kry­er­jen e një vepre penale;

d) Vërte­timin nga gjyka­ta, që kan­di­dati nuk është i dënuar me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale;

dh) Kop­jen e certifikatave/dëshmive për tra­jn­ime të kry­era (nëse ka);

e) Deklaratën nga kan­di­dati për autor­iz­imin e insti­tu­cionit arsi­mor, që të shqyr­to­jë vërtetës­inë e doku­menteve të paraqi­tu­ra;

ë) Vërte­timin e pen­sion­it për kan­di­datët, sipas për­cak­tim­it të shkro­n­jës “c”, të pikës 2, të kreut II, të këtij vendi­mi.

8. Dos­ja e aplikim­it për kan­di­datët, sipas për­cak­tim­it të shkro­n­jës “dh”, të pikës 2, të kreut II, përm­ban doku­menta­cionin e mëposhtëm:

a) Vërte­timin e lëshuar nga Qen­dra Kom­bëtare e Veprim­tarive Tradi­cionale, që janë pjesë e Regjistrit Kom­bë­tar të Bartësve të Folk­lorit ose Regjistrit të Vler­ave të Trashëgimisë Joma­te­ri­ale;
b) Cer­ti­fikatën e gjend­jes gjyqë­sore (dësh­mi penaliteti);
c) Vërte­timin nga prokuro­r­ia, që kan­di­dati nuk është në ndjek­je penale për kry­er­jen e një vepre penale;
ç) Vërte­timin nga gjyka­ta, që kan­di­dati nuk është i dënuar me vendim gjyqë­sor të for­mës së pre­rë për kry­er­jen e një vepre penale;
d) Kop­jen e certifikatave/dëshmive për tra­jn­ime të kry­era (nëse ka);
dh) Deklaratën nga kan­di­dati për autor­iz­imin e insti­tu­cionit arsi­mor, që të shqyr­to­jë vërtetës­inë e doku­menteve të paraqitura.IV. MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË TRAJNUESVE

1. Kan­di­datëve, mësues të arsim­it fil­lor, të punë­suar në insti­tu­cionin arsi­mor parau­ni­ver­si­tar pub­lik përkatës, u jepet për­parësi për angazhimin në pro­gramin “pas shkolle”, që zhvil­lo­het në klasat e arsim­it fil­lor, për veprim­tar­itë që lid­hen me mbështet­jen dhe për­forcimin e të nxënit. Në mungesë të kan­di­datit të intere­suar, kanë të drejtë të apliko­jnë për t’u angazhuar në pro­gramin “pas shkolle” mësue­sit e arsim­it të mesëm të ulët të insti­tu­cionin arsi­mor parau­ni­ver­si­tar pub­lik përkatës.

2. Kan­di­datëve, mësues të pro­fileve përkatëse, sipas veprim­tarive, të punë­suar në insti­tu­cionin arsi­mor parau­ni­ver­si­tar pub­lik përkatës, u jepet për­parësi për angazhimin në pro­gramin “pas shkolle”, që zhvil­lo­het në arsimin e mesëm të ulët, për veprim­tar­itë që lid­hen me zhvil­lim­in e aftë­sive artis­tike, kul­tur­ore, kri­juese dhe prak­tike të nxënësve.

3. Kan­di­datët e për­cak­tu­ar në pikat 1 dhe 2, të këtij kreu, kanë të drejtë të apliko­jnë vetëm në insti­tu­cionin arsi­mor parau­ni­ver­si­tar pub­lik, në të cilin janë të punë­suar.

4. Pikëz­i­mi i dos­jeve dhe përzg­jed­h­ja e kan­di­datit, të për­cak­tu­ar në shkro­n­jën “a”, të pikës 1, dhe në shkro­n­jën “a”, të pikës 2, të kreut II, të këtij vendi­mi, të punë­suar në insti­tu­cionin arsi­mor parau­ni­ver­si­tar pub­lik përkatës, bëhet nga një komi­sion në niv­el shkolle, me 3 (tre) anë­tarë me për­bër­je, si më poshtë:

a) Drej­tori i shkol­lës;
b) Një mësues i zgjed­hur nga këshilli i mësuesve;
c) Kryetari i këshillit të prindërve të insti­tu­cionit.

5. Në rast se num­ri i aplikimeve është më i ulët se num­ri i kërkuar nga insti­tu­cioni arsi­mor parau­ni­ver­si­tar pub­lik, drej­tori i shkol­lës për­c­jell me shkresë zyrtare në ZVAP kërkesën për plotësimin e vendeve të lira.

6. Kan­di­dati që ka konkur­ru­ar në por­tal­in “Mësues për Shqipërinë”, të për­cak­tu­ar në shkro­n­jën “b”, të pikës 1, dhe në shkro­n­jën “b”, të pikës 2, të kreut II, të këtij vendi­mi, përzgjid­het në për­puth­je me pro­fil­in e mësue­sit të kërkuar nga insti­tu­cioni arsi­mor, duke respek­tu­ar ren­dit­jen e tyre në por­tal, sipas pikëve totale të fitu­ara. Pro­ce­du­ra për angazhimin e tra­jnue­sit kry­het nga komi­sioni ad hoc i ngrit­ur nga ZVAP-ja, i cili për­bëhet nga drejtue­si i ZVAP-së dhe nga dy anëtarë.7. Pikëz­i­mi i dos­jeve për kan­di­datët e për­cak­tu­ar në shkro­n­jat “c” dhe “ç”, të pikës 1, dhe në shkro­n­jat “c”, “ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 2, të kreut II, të këtij vendi­mi, bëhet nga një komi­sion vlerësi­mi ad hoc i ngrit­ur nga zyra ven­dore e arsim­it parau­ni­ver­si­tar, i cili për­bëhet nga 3 (tre) anë­tarë, nga të cilët dy janë për­faqë­sues të zyrës ven­dore arsi­more parau­ni­ver­sitare dhe 1 (një) për­faqë­sues nga drej­to­ria rajonale arsi­more parau­ni­ver­sitare.

8. Anë­tarët e komi­sion­it të vlerësim­it nuk mar­rin pjesë në shqyr­timin dhe vlerësimin e dos­jeve të per­son­ave me të cilët kanë kon­flikt intere­si. Deklari­mi dhe kon­sta­ti­mi i kon­flik­tit të intere­sit bëhet sipas pro­ce­du­rave të për­cak­tu­ara në legjis­la­cionin në fuqi për kon­flik­tin e intere­sit.

9. Komi­sioni i vlerësim­it kryen vlerësimin dhe pikëz­imin e dos­jes së kan­di­datit, sipas kritereve dhe metodologjisë, të për­cak­tu­ar me urd­hër të min­istrit përgjegjës për arsimin.

10. Vendimet e komi­sion­it mer­ren me shu­micën e të gjithë anë­tarëve.

11. Përzg­jed­h­ja e kan­di­datëve të për­cak­tu­ar në pikën 6, të këtij kreu, bëhet sipas ren­dit­jes në pikat 1 dhe 2, të kreut II, të këtij vendi­mi.

12. Pro­ce­du­ra e ankimim­it bëhet sipas për­cak­timeve të Kodit të Pro­ce­du­rave Admin­is­tra­tive.

13. Në rast mungese të kan­di­datit ose largim­it të tij, Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar rish­pall thirrjen për tra­jnues, në kuadër të pro­gramit “pas shkolle”.

14. Pas përzg­jed­hjes së tra­jnue­sit, lid­het kon­tra­ta e shër­bim­it ndër­m­jet tij dhe insti­tu­cionit arsi­mor parau­ni­ver­si­tar, ku tra­jnue­si angazho­het për pro­gramin “pas shkolle”.

V. MËNYRA E FINANCIMIT dhe shpër­bli­mi i tra­jnuesve PëR PRO­GRAMIn “PAS SHKOLLE”

1. Pro­gra­mi “pas shkolle” finan­co­het nga fon­di bux­hetor i mirat­u­ar për këtë qël­lim, për çdo vit bux­hetor, nëpër­m­jet ako­rdim­it të fondeve për zyrat ven­dore të arsim­it parau­ni­ver­si­tar për real­iz­imin e këtij programi.2. Shpër­bli­mi i tra­jnuesve të pro­gramit “pas shkolle” tra­j­to­het si pagesë për shër­bim të veçan­të arsi­mor, të kry­er jashtë detyrimeve, që rrjed­hin nga kon­tra­ta e punës.

3. Për shkol­lat me sta­tus të veçan­të, fon­di për pagesën e mësuesve të angazhuar në pro­gram ako­r­do­het drejt­për­drejt në bux­hetin e insti­tu­cionit arsi­mor përkatës.

4. Page­sa për çdo orë për zba­timin e pro­gramit “pas shkolle” për tra­jnue­sit, për veprim­tar­itë që zhvil­lo­hen jashtë orar­it mësi­mor të detyru­ar, është 1 000 (një mijë) lekë. Shpër­bli­mi për real­iz­imin e pro­gramit “pas shkolle”, për tra­jnue­sit e punë­suar në insti­tu­cionet parau­ni­ver­sitare pub­like, nuk për­bën pjesë të pagës mujore dhe nuk ndikon në ngarkesën mësi­more të detyrueshme.

VI. MONITORIMI, RAPORTIMI DHE ADMINISTRIMI I DOKUMENTACIONIT

1. Insti­tu­cioni arsi­mor parau­ni­ver­si­tar pub­lik mban doku­menta­cionin përkatës për zhvil­lim­in e veprim­tarive, pjesë­mar­rjen e nxënësve dhe real­iz­imin e orëve, sipas for­matit të mirat­u­ar nga Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar.

2. Insti­tu­cioni arsi­mor parau­ni­ver­si­tar pub­lik admin­istron porto­folin digji­tal të arrit­jeve të nxënësve pjesë­mar­rës në pro­gramin “pas shkolle”.

3. ZVAP-ja rapor­ton peri­odik­isht në drej­tor­inë rajonale të arsim­it parau­ni­ver­si­tar për real­iz­imin e pro­gramit “pas shkolle”, përf­shirë num­rin e insti­tu­cion­eve arsi­more për­fituese, num­rin e tra­jnuesve, num­rin e nxënësve pjesë­mar­rës, veprim­tar­itë e zhvil­lu­ara dhe real­iz­imin e fon­dit të ako­r­d­uar.

4. Drej­to­ria rajonale e arsim­it parau­ni­ver­si­tar mon­i­toron real­iz­imin e pro­gramit “pas shkolle” dhe rapor­ton peri­odik­isht në Agjenc­inë Kom­bëtare të Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar, e cila rapor­ton në min­istrinë përgjegjëse për arsimin.5. Real­iz­i­mi i pro­gramit “pas shkolle” është objekt mon­i­tori­mi dhe kon­trol­li nga drej­toritë rajonale të arsim­it parau­ni­ver­si­tar dhe nga Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar.

6. Zba­ti­mi i pro­gramit “pas shkolle” vlerë­so­het mbi bazën e treguesve që lid­hen me num­rin e insti­tu­cion­eve arsi­more për­fituese, num­rin e tra­jnuesve, num­rin dhe frekuen­timin e nxënësve pjesë­mar­rës, real­iz­imin e veprim­tarive, nivelin e për­dorim­it të fon­dit, shtrir­jen ter­ri­to­ri­ale dhe rezul­tatet e arrit­u­ra.

VII. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Për­jash­timisht, për vitin shkol­lor 2026–2027, kërke­sa për aplikim për t’u angazhuar në pro­gramin “pas shkolle” për mësuesin e klasi­fikuar në por­tal­in “Mësues për Shqipërinë”, kry­het në rrugë elek­tron­ike.

2. Vendi­mi nr.606, datë 14.9.2022, i Këshillit të Min­is­trave “Për zba­timin e pro­gramit “pas shkolle””, i ndryshuar, shfuqi­zo­het.

3. Ngarko­hen Min­is­tria e Arsim­it, Agjen­cia Kom­bëtare e Arsim­it Parau­ni­ver­si­tar, drej­toritë rajonale të arsim­it parau­ni­ver­si­tar, zyrat ven­dore të arsim­it parau­ni­ver­si­tar dhe insti­tu­cionet arsi­more parau­ni­ver­sitare pub­like për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në “Fle­toren zyrtare”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading