news

PS kërkon shkrirjen e bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Banorët e bashk­isë së Maliqit kanë njof­tu­ar këtë të enjte se do të ngri­hen në protestë lid­hur me hartën e re ter­ri­to­ri­ale ku shkri­hen 15 bash­ki.

Nga këto ndryshime preket edhe Maliqi tek­sa PS kërkon bashkimin e saj me Korçën. Banorët kanë njof­tu­ar protestë ditën e dielë në orën 19:00 para bashkisë.Sipas pro­jek­tligjit, 28 bash­ki do të kon­soli­do­hen në 13 bash­ki të reja. Bashk­itë që propo­zo­het të shkri­hen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rro­gozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Div­jakë, Selenicë, Maliq, Kël­cyrë, Memali­aj, Libo­hovë, Cër­rik, Belsh dhe Përrenjas.Poliçani del nga har­ta e bashkive, dorëhiqet kryetari i PS-së: “Qev­e­ria po bën një padrejtësi, është turp i madh”Qytetarët e Poliçan­it kanë dalë mbrëm­jen e sotme në protestë kundër Refor­mës Ter­ri­to­ri­ale, e cila sipas tyre rrezikon të heqë nga har­ta admin­is­tra­tive Bashk­inë e Poliçan­it.

Me pankar­ta në duar, banorët janë mbled­hur në sheshin për­para kine­masë së qytetit, duke kërkuar që qev­e­ria të mos prekë bashk­inë e tyre.“Poliçani nuk preket”, “Mos na vris­ni të ardhmen”, “Har­ram i paçi votat e Poliçan­it”, “Deputetë dele, mos e votoni refor­mën”, ishin disa nga mesazhet e shkru­ara në pankar­tat e protestuesve.Banorët deklaru­an se Poliçani duhet të vijo­jë të jetë bash­ki më vete, duke thek­suar se çdo ndryshim i sta­tusit të saj do të ndiko­jë te e ardhm­ja e qytetit dhe e brezave të rinj.Gjatë protestës, kryetari i Par­tisë Social­iste në Poliçan, Erjon Zylyf­tari, ka njof­tu­ar pub­lik­isht dorëhe­q­jen e tij nga kjo for­cë poli­tike. Zylyf­tari u shpreh se vendi­mi për prek­jen e Bashk­isë së Poliçan­it është një padrejtësi dhe një turp i madh ndaj qyte­tarëve të këtij qyteti.Në shen­jë revolte ndaj këtij vendi­mi, disa qyte­tarë kanë dje­gur në shesh teser­at e Par­tisë Social­iste, duke shpre­hur pakë­naqës­inë e tyre ndaj poli­tikave të ndjeku­ra nga qeveria.Gjatë protestës, banorët kanë fir­mo­sur gjithash­tu një peti­cion për të kërkuar që Bashkia e Poliçan­it të mos preket nga Refor­ma Ter­ri­to­ri­ale.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading