news

“Rama, jep dorëheqjen”, kryeministri: Ajo këngë poshtë dritares më pëlqen dhe më energjizon

Kryem­i­nistri Edi Rama, komen­toi sot gjatë mbled­hjes së zgjeru­ar me PS-në edhe thirrjet që i bëhen nga protestue­sit që të japë dorëhe­q­jen.

Rama tha me ironi se i pëlqen melo­dia që i japin protestuestit kësaj thirrje­je që i bëhet poshtë zyrës së tij para Kryem­i­nistrisë.

“Unë e kam tagrin në ven­dos nëse do t’i dëgjoj apo jo dëshi­rat dhe urdhrat e një pjese që kën­don poshtë zyrën sime: “Rama, jep dorëhe­q­jen”. Ajo këngë mua më pëlqen dhe më energji­zon aq shumë sa më gën­jen mend­ja se mund të bëj një tjetër këngë me të”,-tha Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading