news

Reisi i vogël ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të jetojë

Një apel prekës ka mbër­rit­ur në redaksinë e JOQ Alba­nia për vogëlushin Reisi, i cili, edhe pse ende nuk i ka mbushur 2 vjeç, po zhvil­lon bete­jën më të vështirë të jetës së tij.



Që prej ditës kur erd­hi në jetë, Reisi vuan nga një sëmund­je e rëndë në mushkëri, e cila i rrezikon jetën. Përveç kësaj, ai ka nevo­jë edhe për një ndërhyr­je kirurgjikale në leg­en, që në të ardhmen të mund të ecë.Për famil­jen, këto dy vite kanë qenë një mak­th i pandër­pre­rë. Spi­tali është kthy­er në shtëpinë e vogëlushit, ndër­sa aparat­u­rat e oksig­jen­it janë bërë pjesë e përdit­shmërisë së tij. Mad­je, ditëlind­jen e parë Reisi e kaloi në spi­tal, larg lodrave dhe fëmi­jërisë që meri­ton çdo vogëlush.Në një video emo­cionuese, prindërit e tij u drej­to­hen me lot në sy të gjithë shqip­tarëve, duke kërkuar ndih­më për t’i dhënë djalit të tyre një shans për të jet­u­ar.

“Këto dy vite kanë qenë vetëm vua­jt­je për ne. Çdo ditë zgjo­he­mi me frikën se mos e hum­basim. Reisi është vazhdimisht në spi­tal, vazhdimisht me ter­api oksig­jeni. Ka pasur raste kur është dashur ta ushqe­jmë edhe me shir­ingë. Ende nuk kam mundur ta përqafoj e ta shi­joj aromën e tij si çdo nënë. Çdo natë zgjo­hem për t’i kon­trol­lu­ar tem­per­aturën, me frikën se mos na ikën. Nuk e imagji­no­jmë dot jetën pa të. Ju lute­mi, na ndih­moni.“

Sipas famil­jes, tra­j­ti­mi urgjent jashtë Shqipërisë është e vet­m­ja shpresë për t’i shpë­tu­ar jetën Reisit. Megjithatë, pas afro dy vitesh mes spi­taleve dhe për­ball­jes me kos­tot e tra­j­timeve, ata nuk kanë më mundësi finan­cia­re për ta për­bal­lu­ar këtë bete­jë të vetëm.

Për të ndih­muar vogëlushin, Fon­da­cioni Fird­eus ka hapur një fushatë në GoFundMe, me qël­lim mbled­hjen e fondeve të nevo­jshme për tra­j­timin e tij jashtë ven­dit.

JOQ Alba­nia i bashko­het këtij apeli dhe fton të gjithë ata që kanë mundësi të kon­tribuo­jnë, që t’i japin Reisit një shans për të jet­u­ar dhe për të pasur fëmi­jërinë që meri­ton. Çdo ndih­më, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e këtij vogëlushi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading