news

SHBA kërkon arrestime në nivelet më të larta të politikës, zbardhen të tjerë detaje nga raporti i DASH për Shqipërinë, ja si po e shkatërron korrupsioni klimën e investimeve, tenderat e parregullt dhe skema që ndjekin zyrtarët “VIP” për t’i shpëtuar prangave

SHBA kërkon arres­time në nivelet më të lar­ta të poli­tikës, zbard­hen të tjerë deta­je nga rapor­ti i DASH për Shqipërinë, ja si po e shkatër­ron kor­rup­sioni klimën e inves­timeve, ten­der­at e par­reg­ullt dhe ske­ma që ndjekin zyr­tarët “VIP” për t’i shpë­tu­ar pran­gaveRigels Seli­man

Depar­ta­men­ti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një alarm të fortë dhe një mesazh mjaft të qartë për drejtës­inë dhe poli­tikën shqiptare: lufta ndaj kor­rup­sion­it kërkon godit­je ako­ma më të for­ta dhe pran­ga në nivelet më të lar­ta. Përmes rapor­tit më të fun­dit të Këshillit Këshillimor për Sig­ur­inë Jashtë Ven­dit (OSAC), pranë DASH-it, një pjesë të së cilit gaze­ta “SOT” e pub­likoi dje, Uash­ing­toni ka bërë një skan­er të hol­lë­sishëm të sit­u­atës në vend, duke nxjer­rë në dritë plagën më të mad­he që po gër­ryen shtetin ligjor: pandëshkuesh­mërinë e zyr­tarëve “VIP”.

Pandëshkuesh­mëria e zyr­tarëve “VIP” dhe godit­jet e SPAK

Pavarë­sisht punës dhe arrit­jeve që ka shënuar Struk­tu­ra e Posaçme Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (SPAK) që nga kri­ji­mi i saj në vitin 2019, rapor­ti i OSAC nën­vi­zon se rezul­tatet përsëri nuk janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund kul­turës së pandëshkuesh­mërisë. “Pandëshkuesh­mëria mbetet një prob­lem seri­oz.

Që nga kri­ji­mi i SPAK-ut në vitin 2019, arres­ti­mi dhe ndjek­ja penale e zyr­tarëve që krye­jnë abuz­ime është rrit­ur. Megjithatë, shumë zyr­tarë, poli­tikanë, gjyq­tarë dhe per­sona me intere­sa të fuqishme biz­ne­si vazh­do­jnë t’i shman­gen ndjek­jes penale”, thek­son rapor­ti. Më tej rapor­ti pra­non se kri­ji­mi i SPAK-ut ka sjel­lë një rrit­je të duk­shme të het­imeve dhe ndjek­jeve penale për abuzimet në nivele të lar­ta, por ske­ma që ndjekin kas­ta poli­tike dhe njerëz­it e fuqishëm për t’i shpë­tu­ar llog­a­rid­hënies mbetet një pengesë e mad­he. Uash­ing­toni kërkon me ngulm që vepri­mi i drejtë­sisë të mos ndalet në nivele dytë­sore, por të godasë direkt kokën e kor­rup­sion­it.

Si po shkatër­ro­het kli­ma e inves­timeve dhe ekono­mia?

Por një nga pikat më kri­tike të rapor­tit të Depar­ta­men­tit Amerikan të Shtetit (DASH) lid­het me godit­jen e rëndë që kor­rup­sioni galopant i bën ekonomisë kom­bëtare dhe inves­timeve të hua­ja. Sipas OSAC, biz­ne­set dhe investi­torët e huaj për­ballen me një ambi­ent mbytës ku mungon konkur­ren­ca e nder­shme dhe trans­paren­ca. Fak­torët krye­sorë që po shkatër­ro­jnë klimën e biz­ne­sit në Shqipëri përf­shi­jnë:
• Kor­rup­sion­in kapi­lar: I pran­ishëm në sis­temin gjyqë­sor, qev­eri, prokurimet pub­like (ten­der­at e par­reg­ullt) dhe media.
• Mungesën e trans­parencës: Pro­ce­du­ra të mbyl­lu­ra dhe munge­sa e një konkur­rence të hapur e të barabartë.

• Ekonom­inë infor­male: Një pjesë e mad­he e tregut oper­on jashtë kuadrit ligjor, duke dëm­tu­ar biz­ne­set e nder­shme.
• Zba­timin e dobët të kon­tratave: Pasig­uria juridike i bën investi­torët e huaj skep­tikë për të sjel­lë kap­i­tal­in e tyre në Shqipëri.
Këta fak­torë, sipas SHBA-së, jo vetëm që deku­ra­jo­jnë inves­timet e reja të hua­ja, por edhe dëm­to­jnë rëndë bes­imin e sipër­mar­rjes te insti­tu­cionet shtetërore.
Penge­sat në zba­timin e ligjit dhe hap­at e mëte­jshëm
Ndërko­hë sipas gjet­jeve të rapor­tit, kor­rup­sioni vazh­don të jetë një pengesë e mad­he edhe për vetë punën e insti­tu­cion­eve ligjz­bat­uese. OSAC vëren se ekzis­to­jnë penge­sa seri­oze në shkëm­bimin e infor­ma­cionit mes insti­tu­cion­eve shtetërore, koor­dinim të pam­jaftueshëm mes agjen­cive të ndryshme, si dhe një sis­tem gjyqë­sor që vazh­don të jetë ende në pro­ces zhvil­li­mi.

Megjithatë mesazhi për­fundim­tar i Depar­ta­men­tit të Shtetit është i qartë: lufta kundër kor­rup­sion­it nuk ka për­fun­d­uar. Ndëshki­mi i fig­u­rave të lar­ta poli­tike dhe pastri­mi i ten­der­ave pub­likë mbeten kushtet krye­sore për të garan­tu­ar shtetin ligjor dhe për të kthy­er bes­imin te Shqipëria.PJESË NGA RAPORTI I DASH
Zba­ti­mi i Ligjit
“Kor­rup­sioni dhe penge­sat në ndar­jen e infor­ma­cionit midis agjen­cive qever­itare, koor­dini­mi i pam­jaftueshëm bren­da agjen­cive dhe një sis­tem gjyqë­sor ende në zhvil­lim e sipër vazh­do­jnë të pen­go­jnë për­p­jek­jet e zba­tim­it të ligjit në Shqipëri. Struk­tu­ra Spe­ciale e Shqipërisë Kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (SPAK), e cila u kri­jua në vitin 2019, ndjek penal­isht çësht­jet që përf­shi­jnë ter­ror­izëm, kor­rup­sion të nivelit të lartë dhe krim të orga­nizuar.

SPAK ndjek penal­isht raste kom­plekse dhe bashkëpunon drejt­për­drejt me sub­jek­tet krye­sore ndërkom­bëtare të zba­tim­it të ligjit dhe prokuror­isë. Zyrat e prokuror­ive të rretheve në të gjithë vendin ndjekin penal­isht çësht­jet e mbe­tu­ra që nuk bien nën juridik­sion­in e kufizuar të SPAK. SPAK dhe shër­bimet e tjera të zba­tim­it të ligjit në Shqipëri bashkëpuno­jnë gjerë­sisht me INTER­POL-in dhe organe të tjera ndërkom­bëtare të zba­tim­it të ligjit.

Përgjig­ja e Poli­cisë
Poli­cia ka një prani të duk­shme në të gjithë Tiranën dhe qytete të tjera më të mëd­ha të Shqipërisë, megjithëse reag­i­mi i tyre shpesh vono­het për shkak të burimeve dhe fuqisë punë­tore të kufizuar. Poli­cia ten­ton t’u përgjig­jet më shpe­jt raporteve nga anë­tarët e bashkë­sisë ndërkom­bëtare. Megjithatë, aftësia e zba­tim­it të ligjit për të mbro­j­tur dhe ndih­muar udhë­tarët është e kufizuar në disa zona, veçanër­isht në rajonet e largë­ta. Kor­rup­sioni dhe munge­sa e burimeve bren­da poli­cisë paraqesin sfi­da të vazh­dueshme.

Sundi­mi i Ligjit, Paraburgi­mi Arbi­trar, Ngacmi­mi Zyr­tar, Kor­rup­sioni dhe Trans­paren­ca
Depar­ta­men­ti Amerikan i Shtetit nuk ka përf­shirë një Tregues “D” të Rrezikut të Paraburgim­it të Padrejtë në Njof­timin e Udhë­tim­it për në Shqipëri. Nëse arresto­heni ose ndalo­heni, kërkoni nga poli­cia ose zyr­tarët e burgut që të njofto­jnë men­jëherë Ambasadën Amerikane. Ligji dhe kushte­tu­ta ndalo­jnë arres­timin dhe ndal­im­in arbi­trar dhe parashiko­jnë të drejtën e çdo per­soni për të kundër­sh­tu­ar ligjsh­mërinë e arres­tim­it ose ndalim­it të tij ose të saj në gjykatë.

Qev­e­ria shqiptare në përgjithësi i respek­ton këto ndal­ime, por ka pasur raste kur poli­cia ka ndalu­ar per­sona për t’i mar­rë në pyet­je për peri­ud­ha të gja­ta kohore pa i arrestu­ar zyr­tar­isht. Shqipëria ka një kuadër të shën­doshë ligjor për të luftu­ar kor­rup­sion­in dhe për të paran­dalu­ar kon­flik­tin e intere­sit të zyr­tarëve pub­likë dhe poli­tikanëve, përf­shirë anë­tarët e famil­jeve të tyre. Megjithatë, investi­torët e huaj për­mendin kor­rup­sion­in, përf­shirë atë në gjyqë­sor, qev­eri, prokurime pub­like dhe media, mungesën e trans­parencës dhe konkur­rencës, ekonom­inë e mad­he infor­male dhe zba­timin e dobët të kon­tratave si disa nga prob­lemet më të mëd­ha që pen­go­jnë mje­disin e biz­ne­sit në Shqipëri. Pandëshkuesh­mëria mbetet një prob­lem seri­oz.

Me kri­jimin e SPAK-ut në vitin 2019, arres­ti­mi dhe ndjek­ja penale e zyr­tarëve që krye­jnë abuz­ime është rrit­ur, megjithatë shumë zyr­tarë, poli­tikanë, gjyq­tarë dhe per­sona me intere­sa të fuqishme biz­ne­si janë ende në gjend­je t’i shman­gen ndjek­jes penale. Kor­rup­sioni vazh­don të jetë një prob­lem seri­oz në qen­drat e paraburgim­it, veçanër­isht në lid­hje me aksesin në punë dhe pro­gram­et spe­ciale të lirim­it”, thuhet ndër të tjera në raportin e Depar­ta­men­tit Amerikan të Shtetit (DASH).

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading