news

Situata me Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: Mbahet peng në kundërshtim me ligjin

Biz­nes­meni Beg­jet Pacol­li ka ndarë një tjetër reag­im lid­hur me çësht­jen e aero­por­tit të Vlorës.

Përmes një pos­ti­mi në rrjetet e tij sociale, Pacol­li e cilë­son sit­u­atën si jashtë çdo stan­dar­di të shtetit të së drejtës dhe se ky inves­tim strategjik po mba­het peng për muaj të tërë në kundër­sh­tim me ligjin.

Pos­ti­mi i plotë:

Ajo që po ndodh sot në Aero­portin Ndërkom­bë­tar të Vlorës është një sit­u­atë jashtë çdo stan­dar­di të shtetit të së drejtës. Është e vështirë të gjen­det një prece­dent ku një inves­tim strategjik i këtij niveli të mba­het peng për muaj të tërë nga per­sona që vepro­jnë në kundër­sh­tim me ligjin, ndër­sa insti­tu­cionet përgjegjëse vazh­do­jnë të mos ndërhyjnë për të riven­do­sur rendin ligjor.

Aero­por­ti Ndërkom­bë­tar i Vlorës vazh­don të mba­het peng nga per­sona që, në kundër­sh­tim me ligjin dhe me parimet themelore të shtetit të së drejtës, po vepro­jnë përmes vetëgjyqë­sisë.
Po rreziko­het seri­ozisht një nga pro­jek­tet më të rëndë­sishme të part­ner­itetit pub­lik-pri­vat (PPP) në Shqipëri, ku, në bazë të një kon­trate të rreg­ullt kon­ce­sion­are, kom­pa­nia zvicer­ane Mab­co ka inves­tu­ar qin­dra mil­ionë euro. Si paso­jë e kësaj sit­u­ate, dëmet finan­cia­re, teknike, ekonomike dhe rep­uta­cionale po shto­hen nga dita në ditë.

Pavarë­sisht fak­tit se Gjyka­ta e Lartë i ka dhënë të drejtë Mabco‑s në të gjitha çësht­jet e shqyr­tu­ara, si dhe pavarë­sisht dhjetëra denoncimeve dhe kallëz­imeve të paraqi­tu­ra pranë insti­tu­cion­eve kom­pe­tente, deri më sot nuk është ndër­mar­rë asnjë veprim efek­tiv për rik­thimin e ligjsh­mërisë. Përkun­drazi, gjend­ja vazh­don të përke­që­so­het. Kjo mungesë reag­i­mi ngre shqetësime seri­oze dhe kri­jon dyshime të arsyeshme për ndikime të papër­sh­tat­shme në pro­ce­set gjyqë­sore dhe në funk­sion­imin e organ­eve të drejtë­sisë.

Në vazhdën e për­p­jek­jeve të saj për të kërkuar vetëm zba­timin e ligjit dhe mbro­jt­jen e të drej­tave të investi­torit, Mab­co i bën edhe një herë thirrje SPAK-ut, Prokuror­isë dhe të gjitha insti­tu­cion­eve përgjegjëse që të fil­lo­jnë pa vonesë het­ime të plota, të pavaru­ra dhe trans­par­ente; të ver­i­fiko­jnë çdo ndërhyr­je të paligjshme; të iden­ti­fiko­jnë përgjegjësit; të për­cak­to­jnë përgjegjësitë penale dhe insti­tu­cionale; si dhe të mar­rin masat e nevo­jshme për rik­thimin e men­jëher­shëm të ren­dit ligjor.
Aero­por­ti i Vlorës nuk mund të vazh­do­jë të mba­het peng nga intere­sa të paligjshme, ndërko­hë që insti­tu­cionet hes­htin dhe një inves­tim strategjik për Shqipërinë dëm­to­het çdo ditë para syve të opin­ion­it pub­lik. Sundi­mi i ligjit nuk mund të jetë selek­tiv dhe as i kushtëzuar nga intere­sa të ngush­ta.

Kërko­jmë rik­thimin e men­jëher­shëm të ligjsh­mërisë, garan­timin e të drej­tave të investi­torit dhe mbro­jt­jen e një pasurie të kri­juar me qin­dra mil­ionë euro inves­time. Çdo ditë vonesë sjell dëme të reja për pro­jek­tin, për investi­torin, për ekonom­inë shqiptare dhe për besuesh­mërinë e Shqipërisë si des­ti­na­cion për inves­time të hua­ja.

Drejtësia duhet të vepro­jë tani – me pro­fe­sion­al­izëm, pavarësi dhe ven­dos­mëri. Hes­ht­ja insti­tu­cionale nuk mund të jetë përgjigj­ja ndaj një sit­u­ate që cenon rëndë ligjin, interesin pub­lik dhe imazhin ndërkom­bë­tar të Shqipërisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading