news

Sondazhi: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do të largohet nga Kosova

Son­dazhi i ri i NDI-së tre­gon se 38 për qind e qyte­tarëve beso­jnë se Koso­va po shkon në drej­tim të gabuar, ndër­sa dëshi­ra për emi­grim është rrit­ur nga 16 në 28 për qind kra­ha­suar me fundin e vitit 2024. Ten­den­ca është duk­shëm më e thek­suar te të rin­jtë, ku gati gjys­ma e grup­moshës 18–24 vjeç deklaro­jnë se do të largo­heshin nga ven­di po ta kishin mundës­inë.

NDI Zyra në Kosovë ka bërë një son­dazh të ri, i real­izuar me 1,200 qyte­tarë të rrit­ur në gjithë Kosovën, ndër­m­jet 15 pril­lit dhe 5 majit 2026, i pub­likuar sot.

Rezul­tatet janë për­cak­tu­ar në bazë të gjin­isë, rajonit dhe moshës, në për­puth­je me të dhë­nat e regjistrim­it të pop­ull­sisë të vitit 2024.

Sipas gjet­jeve krye­sore, qyte­tarët e Kosovës janë bërë më pes­imistë për drej­timin e ven­dit, ndër­sa është rrit­ur ndjeshëm përqind­ja e atyre që do të largo­heshin përgjith­monë po ta kishin mundës­inë. Kos­to­ja e jetesës, çmimet e energjisë dhe papunësia paraqiten si shqetësimet krye­sore, derisa sig­uri­mi shën­de­të­sor ren­ditet në krye të pri­or­iteteve konkrete të qyte­tarëve.

Sipas rezul­tat­eve, 38 për qind e të anke­t­u­arve men­do­jnë se gjërat në Kosovë po shko­jnë në drej­tim të gabuar. Vetëm 31 për qind vlerë­so­jnë se ven­di është në drej­timin e duhur, ndër­sa 27 për qind nuk e shohin sit­u­atën as poz­i­tivisht dhe as neg­a­tivisht.

Kra­ha­suar me dhje­torin e vitit 2024, kur vetëm 24 për qind men­donin se Koso­va po shkonte në drej­tim të gabuar, kjo kat­e­gori është rrit­ur për 14 pikë përqind­je­je. Në të njëjtën peri­ud­hë, vlerësi­mi se ven­di po ecën në drej­timin e duhur ka rënë nga 38 në 31 për qind.

Rreth 62 për qind e qyte­tarëve thonë se do të qën­dronin në Kosovë, ndër­sa 28 për qind do të zgjidhnin të shpërn­guleshin përgjith­monë në një shtet tjetër. Tetë për qind nuk janë të sig­urt.

Dëshi­ra për t’u larguar është rrit­ur ndjeshëm kra­ha­suar me dhje­torin e vitit 2024, kur këtë mundësi e zgjidhnin 16 për qind e qyte­tarëve. Në anën tjetër, përqind­ja e atyre që do të qën­dronin ka rënë nga 67 në 62 për qind.

Ten­den­ca është më e thek­suar te të rin­jtë. Rreth 44 për qind e grup­moshës 18–24 vjeç deklaro­jnë se do të largo­heshin nga Koso­va, kra­ha­suar me 37.1 për qind të grup­moshës 25–34 vjeç dhe 31.5 për qind të atyre nga 35 deri në 44 vjeç.

Çmimet e mall­rave kon­sidero­hen si prob­le­mi më i madh për Kosovën gjatë vitit të ardhshëm, të për­men­dura nga 56.6 për qind e të anke­t­u­arve.

Në vendin e dytë janë çmimet dhe furniz­i­mi me energji elek­trike me 43.8 për qind, ndër­sa papunësia ren­ditet e tre­ta me 40.2 për qind.

Kor­rup­sioni është për­men­dur nga 18.1 për qind, sig­uria pub­like nga 14.7 për qind, dia­logu me Serbinë nga 11.2 për qind dhe ten­sionet ndëret­nike nga 7.8 për qind.

Rezul­tatet tre­go­jnë se shqetësimet ekonomike dhe sociale kanë peshë duk­shëm më të mad­he sesa tem­at poli­tike dhe të sig­urisë.

Kur janë pyetur se cilat shpen­z­ime janë më të vështi­ra për t’u për­bal­lu­ar nga famil­jet e tyre, 62.3 për qind kanë për­men­dur fat­u­rat e shër­bimeve pub­like.

Bler­ja e pro­duk­teve ushqi­more është prob­lem për 46.9 për qind të famil­jeve, ndër­sa shpen­zimet për kujdesin shën­de­të­sor janë për­men­dur nga 29.8 për qind. Page­sat e kre­dive dhe borx­heve paraqesin vështirësi për 20.8 për qind të të anke­t­u­arve.

Sig­uri­mi shën­de­të­sor është çësht­ja më e rëndë­sishme konkrete për 58.3 për qind të qyte­tarëve.

Ai paso­het nga shër­bimet cilë­sore në kujdesin parë­sor shën­de­të­sor me 35.8 për qind dhe mbro­jt­ja e të drej­tave të punë­torëve në sek­torin pri­vat me 35 për qind.

Për­mirësi­mi i cilë­sisë në arsim është pri­or­itet për 25.5 për qind, lufti­mi i dhunës ndaj grave për 14.2 për qind, pen­sionet për 12 për qind dhe munge­sa e çerd­heve për 10.8 për qind.

Pavarë­sisht pakë­naqë­sive ekonomike dhe poli­tike, 75.3 për qind e qyte­tarëve deklaro­jnë se demokra­cia është gjith­monë më e prefer­ueshme se çdo for­më tjetër e qev­eris­jes.

Megjithatë, 15 për qind men­do­jnë se në rrethana të cak­tu­ara një qev­eri autoritare mund të jetë më e prefer­ueshme, ndër­sa 5.5 për qind thonë se për njerëz­it si ata nuk ka rëndësi nëse regji­mi është demokratik apo jodemokratik.

Kor­rup­sioni kon­sidero­het kër­cën­i­mi më i madh për demokrac­inë nga 41.1 për qind e qyte­tarëve. Pas tij ren­diten pabarazia ekonomike me 37 për qind dhe munge­sa e llog­a­rid­hënies së poli­tikanëve me 33.3 për qind.

Dobësi­mi i sundim­it të ligjit dhe munge­sa e bes­im­it në insti­tu­cione janë për­men­dur nga nga 26.3 për qind, ndër­sa përhap­ja e infor­matave të rreme ose mashtruese nga 20.3 për qind.

Duke bashkuar vlerësimet “mirë” dhe “shkëlqyeshëm”, For­ca e Sig­urisë së Kosovës gëzon nivelin më të lartë të bes­im­it, me rreth 95 për qind. Poli­cia e Kosovës arrin afër­sisht 93 për qind, ndër­sa KFOR‑i rreth 91 për qind.

Insti­tu­cionet fetare vlerë­so­hen poz­i­tivisht nga rreth 87 për qind, Gjyka­ta Kushtetuese nga 76 për qind dhe pushteti lokal nga rreth 73 për qind.

Në fund të ren­dit­jes gjen­den par­titë poli­tike, me vetëm rreth 40 për qind vlerësime “mirë” ose “shkëlqyeshëm”. Qev­e­ria dhe ekzeku­tivi arri­jnë rreth 53 për qind, ndër­sa Kuven­di i Kosovës rreth 52 për qind.

Në një shkallë nga një deri në pesë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mar­rë vlerësimin mesa­tar 4.70, duke u ren­di­tur të parat. NATO-ja pason me 4.68, Gjer­ma­nia me 4.51 dhe Mbretëria e Bashkuar me 4.41.

Bashki­mi Evropi­an dhe Turqia kanë mar­rë vlerësim të njëjtë prej 4.29. Në fund të listës janë Kina me 1.35 dhe Rusia me 1.14.

Rreth 86 për qind paj­to­hen se SHBA-ja është mbështetësi më i madh i Kosovës, ndër­sa 75 për qind e thonë të njëjtën për Bashkimin Evropi­an. Gjithash­tu, 66 për qind beso­jnë se Koso­va nuk mund t’ia dalë pa mbështet­jen amerikane, ndër­sa 68 për qind vlerë­so­jnë se ven­di nuk mund t’ia dalë pa mbështet­jen e BE-së.

Për 64.9 për qind të qyte­tarëve, pra­nia e më shumë grave mes kan­di­datëve krye­sorë të një par­tie poli­tike për­bën fak­tor poz­i­tiv në vendimin e tyre për votim.

Ky qën­drim është më i përha­pur te gratë, me 73.3 për qind, por mbështetet edhe nga shu­mi­ca e bur­rave, me 56.6 për qind. Vetëm 3.4 për qind në niv­el të përgjithshëm e kon­sidero­jnë për­faqësimin më të madh të grave si fak­tor neg­a­tiv.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading