news

Tiranë/ Punimet me eskavator shkaktojnë zjarr në ullishte, ‘shpërthen’ konflikti mes dy personave, 1 i arrestuar

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Një kon­flikt i nisur pas një zjar­ri gjatë punimeve me eska­va­tor ka për­fun­d­uar me arres­timin e një 29-vjeçari dhe pro­ced­imin penal në gjend­je të lirë të një 50-vjeçari në fshatin Kus të Tiranës.

Sipas të dhë­nave, 50-vjeçari dyshohet se, gjatë punimeve me eska­va­tor, këputi një tel të ten­sion­it të mesëm, duke shkak­tu­ar zjarr në shkurre dhe ull­ishte në pronësi të famil­jes së 29-vjeçar­it Led­jan Muste­q­ja.

Pas ngjar­jes, Muste­q­ja dyshohet se dëm­toi autom­jetin e kom­panisë që po kryente punimet, si edhe pajis­jen GPS të ven­do­sur në të. Për rastin, 29-vjeçari u arrestua, ndër­sa ndaj 50-vjeçar­it nisi pro­ced­i­mi penal në gjend­je të lirë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading