news

Zjarr i përmasave të mëdha në Belsh/ Flakët përfshijnë zonën mes Seferanit dhe Merhojës, rrezikohen banesat

Një vatër e mad­he zjar­ri ka “shpërthy­er” pas­diten e sotme në ter­ri­torin e bashk­isë së Belshit, duke kri­juar një sit­u­atë shqetë­suese për banorët dhe autoritetet ven­dore.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, rreth orës 16:00 flakët janë shfaqur në zonën ku kufi­zo­hen fsha­trat Sefer­an dhe Mer­ho­jë. Të favorizuara nga tem­per­at­u­rat e lar­ta dhe era e fortë, ato janë përha­pur me shpe­jtësi në disa drej­time, duke përf­shirë sipër­faqe të kon­siderueshme me ullinj ‚shkurre, bimësi dhe parcela bujqë­sore.

Nga zjar­ri janë dëm­tu­ar edhe disa parcela me ullinj, ndër­sa flakët vijo­jnë të avan­co­jnë, duke rrezikuar seri­ozisht bane­sa që ndod­hen pranë vatrës së zjar­rit. Banorët e zonës janë vënë në alarm, ndër­sa po ndjekin me shqetësim zhvil­lim­in e sit­u­atës.

Për për­bal­lim­in e emergjencës janë mobi­lizuar men­jëherë for­cat e Shër­bim­it Zjar­rfikës të Bashk­isë Belsh, struk­tu­rat e Emergjen­cave Civile, punon­jës të bashk­isë dhe shër­bime të tjera në ter­ren. Ekipet po puno­jnë pa ndër­pre­rje për izolim­in e flakëve dhe për të shman­gur përhap­jen e tyre drejt zon­ave të ban­uara.

Opera­cioni po zhvil­lo­het në kushte të vështi­ra për shkak të tem­per­at­u­rave të lar­ta dhe erës, e cila ndryshon vazhdimisht drej­timin e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyr­jen e efek­tivëve zjar­rfikës.

Deri në këto momente nuk ka rapor­time për per­sona të lën­d­uar, ndër­sa autoritetet janë të përqen­dru­ara në mbro­jt­jen e jetës së banorëve dhe të pron­ave të tyre, si dhe në vënien nën kon­troll të zjar­rit.

Shkaqet e rënies së zjar­rit mbeten ende të paqar­ta. Pas shuar­jes së plotë të flakëve, pritet që gru­pet het­i­more dhe ekspertët përkatës të krye­jnë ver­i­fikimet në ter­ren për të për­cak­tu­ar origjinën e tij.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shman­gin lëviz­jet pranë zonës së përf­shirë nga zjar­ri, të respek­to­jnë udhëzimet e struk­tu­rave të emergjencës dhe të njofto­jnë men­jëherë shër­bimet për çdo vatër të re zjar­ri, në mënyrë që ndërhyr­ja të jetë sa më e shpe­jtë dhe efek­tive.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading