news

885,500 m² në Vlorë i jepen turkut për 1€

Qev­e­ria i ka dhu­ru­ar mbi 885 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Vlorë “RAMS Glob­al” të Mehmet Faruk Bül­bül si fituese e sta­tusit të investi­torit spe­cial.

Këshilli i Min­is­trave ka final­izuar pro­ce­du­rat për kalim­in e pronë­sisë së mbi 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë në favor të kom­panisë ndërkom­bëtare “RAMS Glob­al”, e cila tash­më do të zhvil­lo­jë zonën e re ekonomike të njo­hur si “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”. Sipas vendim­it të qev­erisë, sipër­faq­ja prej 885,557.6 metrash katrorë i kalon në pronësi kom­panisë për një peri­ud­hë 35-vjeçare, me të drejtë përsërit­je­je deri në 99 vjet, duke i dhënë asaj sta­tusin e investi­torit të veçan­të.

Pro­jek­ti i paraqi­tur nga kom­pa­nia, e drej­tu­ar nga Mehmet Faruk Bül­bül, parashikon ngrit­jen e një eko­sis­te­mi indus­tri­al, logjis­tik dhe ino­v­a­tiv që do të shtri­het në disa fusha kyçe, përf­shirë teknologjinë indus­tri­ale, autom­a­tiz­imin, intelig­jencën arti­fi­ciale, si dhe për­punimin mekanik të lehtë të met­aleve dhe energjinë e rinovueshme.

Vendi­mi për t’i dhënë kon­trol­lin e një sipër­faqe­je kaq të mad­he tokëz­i­mi pub­lik një sub­jek­ti të vetëm pri­vat ka vënë në qendër të vëmend­jes trans­parencën e pro­ce­du­rave dhe për­fitimet afat­g­ja­ta ekonomike për qytetin bregde­tar.

V E N D I M PËR SHPALLJEN “ZONË E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” DHE ZHVILLUESIT TË ZONËS ME VENDNDODHJE NË VLORË

Në mbështet­je të nen­it 100 të Kushte­tutës, të nen­it 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për kri­jimin dhe funk­sion­imin e zon­ave të teknologjisë dhe zhvil­lim­it ekonomik”, të ndryshuar, dhe të nen­it 14/2, të vendim­it nr.646, datë 22.7.2015, të Këshillit të Min­is­trave, “Për për­cak­timin e pro­ce­du­rave e të kritereve të përzg­jed­hjes së zhvil­lue­sit në zonën e teknologjisë dhe zhvil­lim­it ekonomik”, të ndryshuar, me propoz­imin e min­istrit të Ekonomisë dhe Ino­va­cionit, Këshilli i Min­is­trave

V E N D O S I:

1. Shpall­jen “Zonë e teknologjisë dhe zhvil­lim­it ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” të ter­ri­torit, me sipër­faqe 885 557.6 (tetëqind e tetëd­hjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëd­hjetë e shtatë pikë gjashtë) m2, pjesë e zon­ave kadas­trale 8604 dhe 2765, në Bashk­inë Vlorë, të për­bërë nga pasuritë me sipër­faqet përkatëse, sipas listës dhe hartës, që i bashkëlid­hen këtij vendi­mi.

2. Shtrir­ja, kufi­jtë dhe pikat e hyr­jes e të dal­jes së “Zonës së teknologjisë dhe zhvil­lim­it ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”” për­cak­to­hen në hartën, që i bashkëlid­het këtij vendi­mi.

3. Veprim­tar­itë, që do të zhvil­lo­hen në “Zonën e teknologjisë dhe zhvil­lim­it ekonomik, “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE””, janë të llo­jit:

a) eko­sis­tem indus­tri­al logjis­tik dhe ino­v­a­tiv; b) teknologji indus­tri­ale; c) autom­a­tiz­im dhe intelig­jencë arti­fi­ciale; ç) për­punim mekanik i lehtë i met­aleve, duke kom­bin­uar met­alurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në për­punim mekanik të lehtë dhe tra­j­time sipër­faqë­sore jon­dotëse dhe energjinë e rinovueshme.

4. Peri­ud­ha e funk­sionim­it të zonës është 35 (trid­hjetë e pesë) vjet, me të drejtë përsërit­je­je deri në 99 (nën­tëd­hjetë e nën­të) vjet.

5. Min­is­tria përgjegjëse për ekonom­inë vë në dis­pozi­cion pasuritë e palu­a­jt­shme shtetërore në zonat kadas­trale 8604 dhe 2765, Bashkia Vlorë, me sipër­faqe totale 885 557.6 (tetëqind e tetëd­hjetë e pesë mijë e pesëqind e pesëd­hjetë e shtatë pikë gjashtë) m², pjesë e Fon­dit të Pasurive të Palu­a­jt­shme për Mbështet­jen e Inves­timeve Strategjike (FPPMIS), në funk­sion të zhvil­lim­it të pro­jek­tit, me tar­ifë 1 (një) euro/kontrata.

6. Shoqëria “RAMS ALBANIA”, sh.p.k., shpal­let zhvil­lues i zonës së teknologjisë dhe zhvil­lim­it ekonomik, me pro­ce­durë jokonkur­ruese si sub­jekt për­fitues, me sta­tus “Investim/investitor, pro­ce­durë e veçan­të”, në bazë të vendim­it nr.1, datë 11.2.2026, të Komitetit të Inves­timeve Strategjike, të ndryshuar.

7. Vendimet e Këshillit të Min­is­trave nr.774, datë 4.6.2008, “Për shpall­jen e “Zonë ekonomike” në Vlorë”, nr.818, datë 11.6.2008, “Për për­cak­timin e autoritetit kon­trak­tues, për dhënien e sta­tusit të zhvil­lue­sit të zonës ekonomike, në Vlorë, dhe mira­timin e bonusit, në pro­ce­durën përzg­jed­hëse konkur­ruese, që i jepet shoqërisë”, dhe nr.1547, datë 26.11.2008, “Për mira­timin e kon­tratës të for­mës BOT, të lid­hur ndër­m­jet Min­istrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe “Idea Vlo­ra”, sh.a., për pro­jek­timin, financimin, ndër­timin, oper­im­in, mirëm­ba­jt­jen dhe trans­fer­im­in e parkut indus­tri­al në Vlorë”, shfuqi­zo­hen.

8. Ngarko­hen Min­is­tria e Ekonomisë dhe Ino­va­cionit, Agjen­cia Shtetërore Kadas­trës dhe Agjen­cia Shqiptare e Zhvil­lim­it të Inves­timeve për zba­timin e këtij vendi­mi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botim­it në “Fle­toren zyrtare”.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading