news

Habit Rama: 30 vende i drejtohen sot Shqipërisë për të marrë mjete të prodhuara këtu

Kryem­i­nistri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po hyn në një fazë të re në zhvil­lim­in e indus­trisë së mbro­jt­jes, duke thek­suar se ven­di tash­më po tërheq interesin e dhjetëra shteteve për pro­duk­tet e prod­huara në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama pra­noi se në të kalu­arën ka munguar gux­i­mi dhe vizioni për të ndër­mar­rë hapa të tillë.“Edhe ne vetë kemi qenë më pak të ditur dhe jo mjaftuesh­mër­isht të gux­imshëm”, u shpreh ai.Kryeministri njoftoi kri­jimin e një baze të re logjis­tike, e cila, sipas tij, do të funk­siono­jë si një kom­pani në shër­bim të të gjitha kom­panive të ven­dit dhe do të ketë rol kyç edhe në për­bal­lim­in e sit­u­atave të emergjencës.Një tjetër zhvil­lim që Rama e cilë­soi si të rëndë­sishëm ishte hap­ja e Min­istrisë së Mbro­jt­jes për tur­izmin, përmes part­ner­iteteve që, sipas tij, do të shtri­hen edhe në sek­torë të tjerë.

Ai e qua­jti këtë një ditë his­torike për For­cat e Armato­sura, duke shtu­ar se aktiviteti i zhvil­lu­ar është vetëm i pari në një seri prezan­timesh që do të tre­go­jnë pro­gresin e Shqipërisë në këtë fushë.Sipas Ramës, aktu­al­isht 30 vende i drej­to­hen Shqipërisë për të sig­u­ru­ar mjete të prod­huara në vend, një arrit­je që ai ia atribuoi vizion­it, kura­jës dhe vull­netit të qev­erisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading