
Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa prej departamenteve kryesore. Neritan Nallbati është larguar nga detyra si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale, pasi i ka përfunduar mandati në këtë funksion.
Pas përfundimit të mandatit, Nallbati është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Ndryshime janë bërë edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ku drejtuesi Pëllumb Seferi është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë.
Në vend të Pëllumb Seferit është komanduar përkohësisht Artan Bajraktari, ndërsa në krye të Departamentit të Policisë Kriminale është komanduar Arjan Muça.Burime bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të përzgjidhen drejtuesit e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit, duke formalizuar ndryshimet në strukturat drejtuese të institucionit.