news

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

Sen­ati i Shteteve të Bashkuara ka mirat­u­ar një rezo­lutë pro­ce­du­rale që lejon shqyr­timin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të admin­is­tratës amerikane në Kalen­darin Ekzeku­tiv, mes të cilave edhe kan­di­datu­ra e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri.

Rezo­lu­ta u mirat­ua të enjten, më 30 kor­rik, me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas vijave par­ti­ake. Përf­shir­ja e emrit të Eric Wendt në këtë listë nuk për­bën ende kon­fir­mimin e tij si ambasador, por i hap rrugën shqyr­tim­it dhe votim­it të kan­di­daturës së tij nga Senati.Nëse kon­fir­mo­het, Wendt do të bëhet ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas largim­it të Yuri Kim në qer­shor 2023. Prej asaj kohe, Ambasa­da amerikane në Shqipëri është drej­tu­ar nga të ngarkuar me punë, ndër­sa kan­di­dat­u­rat e mëparshme nuk arritën të finalizoheshin.Emërimi i Wendt shi­het si një sin­jal për një angazhim më të madh të Uash­ing­tonit në Shqipëri, duke pasur parasysh pro­fil­in e tij të lartë ushtarak dhe për­vo­jën në struk­tu­rat e NATO‑s.Kandidatura e tij iu dorëzua Sen­atit më 13 prill 2026 nga Pres­i­den­ti amerikan Don­ald Trump. Më 20 maj, Wendt u paraqit para Komi­sion­it për Mar­rëd­hëni­et me Jashtë të Sen­atit, ku prezan­toi vizion­in e tij për mar­rëd­hëni­et SHBA-Shqipëri.

Gjatë dësh­misë së tij, Wendt deklaroi se ndi­hej i nderu­ar për bes­imin e dhënë dhe se, nëse kon­fir­mo­het, pri­or­iteti i tij do të jetë mbro­jt­ja e qyte­tarëve amerikanë dhe avanci­mi i intere­save të Shteteve të Bashkuara.“Për më shumë se 34 vite kam shër­by­er Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ushtar aktiv”, tha Wendt, duke kuj­tu­ar gjithash­tu angazhimin e tij në Depar­ta­mentin amerikan të Shtetit dhe në struk­tu­rat e NATO‑s.

Ai thek­soi për­vo­jën e tij me For­cat e Opera­cion­eve Spe­ciale shqiptare, gjatë kohës kur ishte koman­dant i for­cave spe­ciale të NATO‑s dhe gjatë mision­eve në Afganistan.“Forcat Spe­ciale shqiptare mishëro­jnë shpirtin luftë­tar të hero­it shqip­tar Skën­der­beu, ndër­sa pop­ul­li shqip­tar është kre­nar, punë­tor dhe mikpritës”, u shpreh Wendt.

Nëse merr kon­fir­mimin e Sen­atit, ai tha se do të foku­so­het në katër drej­time krye­sore në mar­rëd­hëni­et me Shqipërinë.

Pri­or­iteti i parë do të jetë forci­mi i sig­urisë së SHBA-së përmes mbështet­jes ndaj Shqipërisë në luftën kundër kor­rup­sion­it, krim­it të orga­nizuar ndërkom­bë­tar dhe trafikut të drogës.

Pri­or­iteti i dytë do të jetë forci­mi i bashkëpunim­it në mbro­jt­je dhe sig­uri, përf­shirë rrit­jen e kapaciteteve ushtarake dhe kiber­netike. Wendt vlerë­soi trans­formimin e Shqipërisë nga një vend i izolu­ar gjatë komu­nizmit në një aleat të NATO‑s dhe part­ner të rëndë­sishëm të SHBA-së.

Fusha e tretë do të jetë zhvil­li­mi ekonomik dhe rrit­ja e inves­timeve amerikane në sek­torë si intelig­jen­ca arti­fi­ciale, energjia, infra­struk­tu­ra dhe minier­at.

“Biz­ne­set dhe investi­torët amerikanë duhet të mirëpriten dhe të tra­j­to­hen në mënyrë të drejtë, me trans­parencë dhe rreg­ul­la të barabar­ta ligjore”, deklaroi ai.Prioriteti i katërt do të lid­het me mirëqe­nien e stafit diplo­matik amerikan në Shqipëri, përmes asaj që Wendt e cilë­soi si kujdes ndaj “fak­torëve njerë­zorë” bren­da ambasadës.

Komi­sioni për Mar­rëd­hëni­et me Jashtë kishte mirat­u­ar më herët kan­di­daturën e Wendt më 4 qer­shor me 19 vota pro dhe 3 kundër, duke ia kalu­ar atë Sen­atit për shqyr­tim final.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading