news

SPAK me “dorë të hekurt”, sekuestron 440 milionë euro pasuri dhe procedon penalisht 16 zyrtarë të lartë, mes tyre ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish, ja çfarë po ndodh me dosjet e “nxehta”, zbardhet raporti i 6 muajve të fundit

Në shtatë muaj e parë në drej­tim të Prokuror­isë së Posaçme (SPAK), Klod­jan Bra­ho thotë se ka pasur tre pri­or­itet: për­sh­pe­j­ti­mi i het­imeve, ulja e stokut të dos­jeve të mbar­tu­ra si dhe godit­ja finan­cia­re e gru­peve krim­i­nale. Në takimin e parë më gaze­tarët pas mar­rjes së detyrës në krye të SPAK, krye­prokurori spe­cial Bra­ho refer­oi dje shifrat e punës nga 1 janari deri më 15 kor­rik 2026, peri­ud­hë në të cilën kanë për­fun­d­uar hetimet për 183 pro­ced­ime penale, ndër­sa janë mbyl­lur çësht­jet e vje­tra që datonin që nga viti 2019.

Sa i takon godit­jes së pasurive të dyshuara të ard­hu­ra nga aktiviteti krim­i­nal,  Bra­ho tha se gjatë kësaj peri­ud­he gjyka­ta ka ven­do­sur, me kërkesë të SPAK, sekue­stro pre­ven­tive mbi pasuri me një vlerë të për­l­log­a­r­it­ur në rreth 440 mil­ionë euro, ndërko­hë që në 6 vitet pararendësi 2020–2026 u sekuestru­an 220 mil­ionë euro. Pra në 7 muaj dyfishi i 6 viteve sekuestrime. Bëhet fjalë për më shumë se 150 mijë metra katrorë toka dhe pyje, mbi 60 vila, aparta­mente dhe struk­tu­ra hote­liere, më shumë se 10 kom­pani tregtare, mbi 620 llog­a­ri bankare, si edhe rreth 100 autom­jete dhe mjete lun­druese.

Bra­ho tha se gjatë kësaj peri­ud­he janë dër­guar për gjykim 34 çësht­je të reja me 228 të pan­de­hur, gjithash­tu SPAK ka  het­u­ar 13 pro­ced­ime penale që përf­shi­jnë 16 zyr­tarë ose ish-zyr­tarë të nivelit të lartë dhe drejtues insti­tu­cionesh, mes tyre min­is­tra, deputetë, kryetarë bashk­ish, drejtues insti­tu­cionesh dhe magjis­tratë. Po gjatë kësaj peri­ud­he kanë mar­rë for­më të pre­rë vendimet e dënim­it për 74 per­sona, mes të cilëve shtatë ish zyr­tarë të nivelit të lartë. 2 ish-kryetarë bashkie,1 ish-min­istër, 2 ish-deputetë 2 ish-prokurorë.

Dyzet e tetë prej tyre janë dënuar me burg. Sa i takon çësht­jeve të nxe­hta, Bra­ho tha se janë duke vijuar hetimet për frak­sion­in e ndarë të Gërdecit për akuza si kor­rup­sioni apo pastri­mi i par­ave, ndër­sa janë në prit­je për letër­poro­sive  nga SHBA për audio-regjistrim­in  e kasetës për 21 janarin. Gjithash­tu kreu i SPAK tha se vijo­jnë hetimet edhe për çësht­je të tjera si tjetër­si­mi i tokave në Zvërnec apo frak­sioni i ndarë i incener­a­torit të Tiranës.

DETAJET/ NJOFTIMI ZYRTAR I SPAK

Rezul­tatet për peri­ud­hën 1 janar–15 kor­rik 2026

“Struk­tu­ra e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar pub­likon rezul­tatet krye­sore të veprim­tarisë insti­tu­cionale për peri­ud­hën 1 janar–15 kor­rik 2026. Gjatë kësaj peri­ud­he, SPAK ka për­fun­d­uar hetimet për 183 pro­ced­ime penale, ka reduk­tu­ar stokun e pro­ced­imeve aktive, ka për­sh­pe­j­tu­ar tra­j­timin e çësht­jeve të mbar­tu­ra nga vitet e mëparshme dhe ka inten­si­fikuar hetimet finan­cia­re dhe gjur­mimin e pasurive që dyshohet se buro­jnë nga veprim­taria krim­i­nale. Në kuadër të pesë pro­ced­imeve penale, me kërkesë të Prokuror­isë së Posaçme, gjyka­ta ka ven­do­sur masa sekue­stro­je pre­ven­tive mbi pasuri me vlerë të vlerë­suar para­prak­isht në rreth 440 mil­ionë euro. Pasuritë mbi të cilat është ven­do­sur masa e sekue­stros përf­shi­jnë:

mbi 150 mijë m² toka, tro­je dhe pyje;
më shumë se 60 vila, aparta­mente dhe struk­tu­ra hote­liere;
më shumë se 10 shoqëri tregtare, së bashku me kuo­tat e kap­i­tal­it dhe asetet e tyre;
më shumë se 620 llog­a­ri bankare;
rreth 100 autom­jete dhe mjete lun­druese.
Vlera është para­prake dhe do të ver­i­fiko­het gjatë vijim­it të het­imeve, eksper­timeve dhe pro­ce­sit të admin­istrim­it të pasurive. Masa e sekue­stros pre­ven­tive nuk për­bën kon­fiskim për­fundim­tar. Het­i­mi finan­ciar dhe gjur­mi­mi i pasurisë syn­o­jnë të iden­ti­fiko­jnë mënyrën se si pro­duk­tet e dyshuara të veprim­tarisë krim­i­nale kri­jo­hen, trans­fer­o­hen, fshi­hen, admin­istro­hen ose investo­hen në ekonom­inë e ligjshme

Drejtue­si i SPAK, Klod­jan Bra­ho, u shpreh:

“Kemi bërë pro­gres të kon­siderueshëm në luftën kundër kor­rup­sion­it dhe krim­it të orga­nizuar gjatë kësaj gjysme të parë të vitit, kra­ha­suar me peri­ud­hën e njëjtë të vitit të kalu­ar. Prokurorët dhe het­ue­sit tanë vazh­do­jnë të puno­jnë çdo ditë në het­imin e çësht­jeve, gjith­monë duke u mbështe­tur në pro­va dhe fak­te. Siç e tre­go­jnë edhe shifrat, kemi shënuar pro­gres, por mbetet ende punë për të bërë. Çësht­jet në het­im, në të shumtën e rasteve, janë kom­plekse dhe kërko­jnë kohën e nevo­jshme për për­fundimin e hetim­it.”

Gjatë peri­ud­hës 1 janar – 15 kor­rik 2026, SPAK ka për­fun­d­uar hetimet në 183 pro­ced­ime penale, ose 64,9% më shumë se në të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025, kur ishin për­fun­d­uar 111 pro­ced­ime. Num­ri i pro­ced­imeve aktive u reduk­tua nga 616 në fil­lim të vitit në 551 më 15 kor­rik 2026, duke shënuar një ulje me 65 pro­ced­ime, ose 10,6%, ku përf­shi­hen edhe pro­cedimet e reja penale. Kra­ha­suar me 15 kor­rikun 2025, kur ishin aktive 655 pro­ced­ime penale, stoku i pro­ced­imeve në het­im është ulur me 15,9%.

Rapor­ti ndër­m­jet pro­ced­imeve të për­fun­d­uara dhe pro­ced­imeve të reja arri­ti në 166,4%. Kjo do të thotë se, për çdo 100 pro­ced­ime të reja të regjistru­ara, SPAK për­fun­doi rreth 166 pro­ced­ime, duke tra­j­tu­ar jo vetëm fluksin e ri, por edhe ngarkesën e mbar­tur nga vitet e mëparshme. Një nga rezul­tatet krye­sore të peri­ud­hës është për­sh­pe­j­ti­mi i tra­j­tim­it të pro­ced­imeve të regjistru­ara gjatë viteve 2019–2021. Nga 108 pro­ced­ime të kësaj kat­e­gorie që ishin aktive në fil­lim të vitit 2026, deri më 15 kor­rik janë për­fun­d­uar 63, me një nor­më zgjidhsh­mërie prej 58,3%. Në të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025 ishin për­fun­d­uar vetëm 12 nga 145 pro­ced­ime të mbar­tu­ra, me një nor­më zgjidhsh­mërie prej 8,3%.

Nga pro­cedimet e regjistru­ara në vitin 2019 janë për­fun­d­uar 24 nga 26, ose 92,3%, ndër­sa nga pro­cedimet e vitit 2020 janë për­fun­d­uar 30 nga 38, ose 78,9%. Më 15 kor­rik 2026, në pro­ces kishin mbe­tur vetëm dy pro­ced­ime të vitit 2019 dhe tetë pro­ced­ime të vitit 2020. Gjatë peri­ud­hës raportuese, SPAK ka dër­guar për gjykim 34 çësht­je të reja me 228 per­sona të pan­de­hur. Kra­ha­suar me të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025, num­ri i çësht­jeve të dër­guara për gjykim u rrit me 41,7%, nga 24 në 34. Në të njëjtën kohë, num­ri i per­son­ave të pan­de­hur në çësht­jet e dër­guara për gjykim u rrit nga 169 në 228.

Më 1 janar 2026, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë ndod­heshin në gjykim 66 çësht­je penale të mbar­tu­ra nga viti 2025. Së bashku me 34 çësht­jet e reja, volu­mi i përgjithshëm i çësht­jeve të tra­j­tu­ara në gjykim në shkallën e parë arri­ti në 100 pro­ced­ime penale. Gjatë peri­ud­hës 1 janar–15 kor­rik 2026, SPAK ka het­u­ar 13 pro­ced­ime penale që përf­shi­jnë 16 zyr­tarë ose ish-zyr­tarë të nivelit të lartë dhe drejtues insti­tu­cionesh. Mes per­son­ave të përf­shirë në këto het­ime janë:

5 kryetarë ose ish-kryetarë bashkie;
5 drejtues ose ish-drejtues të insti­tu­cion­eve qen­drore;
3 gjyq­tarë, ish-gjyq­tarë ose prokurorë;
2 min­is­tra ose ish-min­is­tra;
1 deputet.
Në çësht­jet e dër­guara për gjykim gjatë kësaj peri­ud­he përf­shi­hen 12 zyr­tarë ose ish-zyr­tarë të nivelit të lartë, kra­ha­suar me 9 në të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025. Gjatë peri­ud­hës raportuese kanë për­fun­d­uar gjykimin dhe ka vënë në ekzeku­tim vendime dën­i­mi të for­mës së pre­rë ndaj 74 per­son­ave. Mes per­son­ave të dënuar janë 7 ish-zyr­tarë të nivelit të lartë:

2 ish-kryetarë bashkie;
1 ish-min­istër;
2 ish-deputetë;
2 ish-prokurorë.

Nga 74 per­son­at e dënuar, 48 janë dënuar me burgim. Për 25 per­sona është ven­do­sur pezul­li­mi i ekzeku­tim­it të dënim­it me burgim dhe ven­dos­ja në peri­ud­hë prove, ndër­sa për një per­son dën­i­mi është kon­ver­tu­ar në punë në interes pub­lik. Gjykatat kanë ven­do­sur edhe dën­ime plotë­suese ndaj 24 per­son­ave. Prej tyre, 22 per­son­ave u është hequr e drej­ta për të ushtru­ar funk­sione pub­like, ndër­sa dy per­son­ave u është hequr e drej­ta për të ushtru­ar pro­fe­sion­in e avokatit.

Të dhë­nat për per­son­at nën het­im, per­son­at e dër­guar për gjykim dhe per­son­at e dënuar u refer­o­hen fazave të ndryshme pro­ce­du­rale dhe nuk për­faqë­so­jnë domos­dosh­mër­isht të njëjtët per­sona. Gjatë peri­ud­hës raportuese, SPAK ka pasur në het­im 550 per­sona. Më 15 kor­rik 2026, 59 prej tyre, ose rreth 10,7%, ndod­heshin nën masën e sig­urim­it “arrest në burg” në fazën e het­imeve para­prake. Në kuadër të 18 pro­ced­imeve penale, Gjyka­ta e Posaçme ka cak­tu­ar 97 masa sig­uri­mi ndaj 94 per­son­ave. Difer­en­ca ndër­m­jet num­rit të masave dhe num­rit të per­son­ave lid­het me cak­timin, në raste të veçan­ta, të më shumë se një mase ndaj të njëjtit per­son. Nga masat e cak­tu­ara, 37 ishin masa “arrest në burg”.

Masat e tjera përf­shinin “arrest në shtëpi”, “detyrim për t’u paraqi­tur në policinë gjyqë­sore”, “ndal­im të dal­jes jashtë shtetit” dhe pezul­lim nga ushtri­mi i një detyre ose shër­bi­mi pub­lik. Masat e sig­urim­it lid­hen edhe me het­ime ndaj shtatë gru­peve krim­i­nale me rrezik­sh­mëri të lartë shoqërore dhe disa prej tyre me fuqi tepër të lartë finan­cia­re. Në total, më 15 kor­rik 2026, 292 per­sona ndod­heshin nën masën “arrest në burg” për çësht­je të SPAK-ut në fazën e hetim­it ose të gjykim­it. Prej tyre, 233 per­sona ishin në fazën e gjykim­it dhe 59 per­sona në fazën e het­imeve para­prake.

Gjatë peri­ud­hës 1 janar–15 kor­rik 2026 janë regjistru­ar 110 pro­ced­ime të reja penale. Prej tyre, 62 pro­ced­ime, ose 56,4%, janë regjistru­ar krye­sisht, si rezul­tat i veprim­tarisë së drejt­për­drejtë het­i­more dhe iden­ti­fikim­it proak­tiv të fak­teve penale nga Struk­tu­ra e Posaçme. Në të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025 ishin regjistru­ar 182 pro­ced­ime të reja. Ky kra­hasim duhet vlerë­suar edhe në kon­tek­stin e cik­lit zgjed­hor të vitit 2025, kur 46 pro­ced­ime përf­shinin të pak­tën një vepër penale në fushën e zgjed­hjeve.

Bashkëpuni­mi ndërkom­bë­tar ka mbështe­tur drejt­për­drejt hetimet për trafik ndërkom­bë­tar të narkotikëve, pastrim parash, trafik armësh, trafikim per­sonash, kor­rup­sion dhe mashtrim kom­pju­terik. Gjatë peri­ud­hës raportuese, SPAK ka dër­guar 107 kërke­sa për ndih­më juridike drejt autoriteteve të hua­ja dhe ka tra­j­tu­ar 40 kërke­sa të ard­hu­ra nga jashtë ven­dit.

Nga kërke­sat e ard­hu­ra, 18 janë ekzeku­tu­ar, ndër­sa 22 vijo­jnë të jenë në pro­ces. Gjatë peri­ud­hës janë kri­juar gjashtë skuadra të reja të për­bashkë­ta het­i­more dhe është dako­rdë­suar kri­ji­mi i dy skuadrave të tjera. Në total, SPAK ka 33 skuadra të për­bashkë­ta het­i­more aktive, të përqen­dru­ara krye­sisht në hetimet për trafik narkotikësh, pastrim parash, trafik armësh, trafikim per­sonash dhe mashtrim kom­pju­terik. Në të njëjtën peri­ud­hë, 36 per­sona janë shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar për ekzeku­timin e masave të sig­urim­it ose të vendimeve penale të for­mës së pre­rë

Shën­im për gaze­tarët:

Të dhë­nat përf­shi­jnë veprim­tar­inë e regjistru­ar për peri­ud­hën 1 janar–15 kor­rik 2026. Vlera prej rreth 440 mil­ionë eurosh është një vlerësim para­prak i pasurive mbi të cilat është ven­do­sur masa e sekue­stros pre­ven­tive dhe nuk për­faqë­son vlerë pasur­ish të kon­fiskuara për­fundimisht”, njoftoi dje SPAK gjatë një reag­i­mi për medi­at dhe të pub­likuar në faqen e saj zyrtare.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading