Eurovision 2026: 10 shtetet e para që sigurojnë finalen

Eurovision 2026: 10 shtetet e para që sigurojnë finalen
Janë përzgjedhur 10 shtetet e para që kanë kaluar në natën finale të “Eurovision 2026”, pas një gare të fortë në gjysmëfinalen e parë të kompeticionit muzikor europian.
Pas votimit të jurisë dhe publikut, vendet që siguruan kualifikimin janë: Greqia, Finlanda, Belgjika, Suedia, Moldavia, Serbia, Kroacia, Polonia, Lituania dhe Izraeli.
Kualifikimi i Izraelit është shoqëruar me debat dhe polemika të vazhdueshme në disa vende pjesëmarrëse, duke reflektuar edhe tensionet që shpesh shoqërojnë garën përtej muzikës.
“Eurovision” mbetet një nga ngjarjet më të ndjekura në Evropë, ku artistë nga shtete të ndryshme garojnë me këngë origjinale për të fituar trofeun dhe vëmendjen ndërkombëtare.
Në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë, ku do të përcaktohen edhe 10 finalistët e tjerë që do të kompletojnë listën e madhe të finales.
Automatikisht në finale kalojnë edhe “Big Five”: Franca, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, së bashku me vendin mikpritës Austrinë.
Në garë mbetet edhe përfaqësuesi shqiptar Alis Kallaçi me këngën “Nan”, i cili pritet të ngjitet në skenë në mbrëmjet konkurruese të festivalit.